AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shpërthimi në Velipojë, katër të plagosur nga një cisternë gazi në bodrumin e pallatit

Elvis NabollingaElvis Nabolli
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Dy persona, atë e bir, pronar të lokalit “Cavaliero”, ku ndodhi ngjarja, ndodhen në gjendje të rëndë në Tiranë, ndërsa janë shtruar në spitalin lokal edhe një ndihmës-mjeke dhe një punonjëse e bar-restorantit. Zjarrëfikësit thonë se faji ishte i cisternës së vendosur në bodrumin e pallatit.

Ekspertët duke kqyrur lokalin ku ndodhi shpërthimi në Velipojë. Foto: Elvis Nabolli

 

Rrjedhja e gazit nga një impiant 1000 litërsh dhe më pas dy shpërthime pranë bar- restorant “Cavaliero” në qendër të Velipojës shkaktuan 4 të plagosur, 2 prej të cilëve në gjendje kritike për jetën. Dëshmitarët thanë se shpërthimi shkatërroi plotësisht lokali “Cavaliero” pranë kompleksit Fishta në Velipojë.

“Unë isha brenda ndërsa ja nisi me fishkëlly diçka, në këtë moment kena kap fmitë dhe i kena qitë përjashta, hala pa dal përjashta është dëgju eksplodimi i parë, i cili i ka nxjerrë përjashta personat që ishin brenda lokalit nga forca e shpërthimit”, tha Islam Hyseni sapo kishte mbërritur nga Podujeva e Kosovës për të pushuar në plazhin e Velipojës ndërsa në momentin e shpërthimit ndodhej brenda lokalit.

Nga shpërthimi dhe më pas asfiksimi nga tymi mbetën të plagosur rëndë pronari i lokalit Besnik Zenuni,  55- vjeç dhe djali e tij Hektor Zenuni, 33 vjeç të cilët u dërguan me helikopter në Tiranë për mjekim me të specializuar, pasi pësuan djegie në të gjithë trupin.

Gjithashtu u plagos 19 vjeçarja Saida Spahija, e ishte punonjëse në banak dhe u asfiksua si pasojë e nderhyrjes në vendngjarje ndihmës-mjekja e qendrës shëndetësore Velipojë, Vjollca Voci.

“Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09-45 minuta, ka qënë një zjarrë i menjëhershëm dhe i fuqishëm, fatmirësisht nuk kishte dëmtime në katet e mësipërme të pallatit, pasi mund të kishim edhe viktima”- bën të ditur për BIRN drejtori i zjarrëfikësve në Shkodër Agron Dibra.

Një ekspert duke kqyrur një nga bombulat e gazit në lokalin ku ndodhi shpërthimi. Foto: Elvis Nabolli

Sipas drejtuesit të zjarrëfikësve shkaqet e zjarrit lidhen me cisternën e gazit, “për shkak të zjarrit të menjëhershëm dyshojmë se  shkak i flakëve ka qënë pikërisht cisterna 1000 litërshe poshtë pallatit”.

Edhe Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial deklaroi nëpërmjet një njoftimi për shtyp disa minuta pas ngjarjes se nga verifikimet  në vendngjarje u rezultoi se bombulat  që ishin në guzhinë nuk kanë plasur, por ka pasur rrjedhje gazi nga depozita.

“Bombulat e gazit janë në rregull, pra nuk kame plasur bombulat e gazit. Inspektorët janë futur  në ambjentet e lokalit dhe në bodrum ka pasur një cisternë 1 mijë litërshe me gaz për përdorim në kuzhinë. Ka rrjedhur gazi i kësaj depozite që ka bërë të mundur shpërthimin”- thuhet në njoftimin e ISHTI- së.

Lokali u shkrumbua plotësisht brenda pak minutave, ndërsa u rrezikua jeta e pushuesve të shumtë.

Një tjetër pushues nga Kosova, Fahredin Muçiqi automjeti i të cilit ka pësuar dëme nga zjarri, tregon se  sapo kishte kryer pagesën dhe po dorëzonin pasaportat kur shpërtheu zjarri. “Shikuam një flakë i kena kapë fëmijët dhe jemi larguar me vrap”, tha ai.

Akoma nuk është e qartë se pse një depozitë me përmasa të tilla është vendosur në bodrumin e pallatit apo nga kush administrohej.

Për drejtorin e Zjarrëfikësve në Shkodër, Agron Dibrën vendosja e këtyre cisternave nuk lejohet. “Normalisht nuk lejohen në këto kushte vendosja e këtyre cisternave, do të nisim kontrollet, ndërsa për këtë rast do të merren masat konform ligjit si nga ana e zjarrëfiksve ashtu edhe nga Inspektoriati Shtetëror Teknik”

Etiketa: BIRNdëshmitarëDibragazInspektorInspektoriatit Shtetëror Teknik dhe IndustrialISHTIKosovaKosovëPasaportatrrjedhjeSHShkodërVelipojëviktimaZjarr
Tjetri
Apeli i Krimeve të Rënda rrëzon dënimin për ish-gjyqtarin e Sarandës

Një milion apo 80 mijë euro rryshfet: dilema që zvarrit çështjen e gjyqtarit Doda

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.