AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Bumi i turistëve në Kroaci përballet me mungesë punëtorësh

Sven MilekicngaSven Milekic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një plazh në qytetin jugor të Makarskës. Foto: BETAPHOTO/HINA/Jure DIVIC/DS

Kuotat e ulëta të caktuara për punonjës të huaj dhe kushtet e këqija të punës po fajësohen për mungesë të fuqisë punëtore në sektorin e turizmit në Kroaci.

Një plazh në qytetin jugor të Makarskës. Foto: BETAPHOTO/HINA/Jure DIVIC/DS

Pavarësisht një sezoni të suksesshëm, sektori i turizmit në Kroaci ka një mungesë prej të paktën 2,700 punëtorësh, shprehen sindikatat, duke fajësuar hendekun e krijuar nga pagesa e ulët dhe kushtet e këqija të punës.

Eduard Andriç, kryetari i sindikatës së turizmit kroat dhe shërbimeve, tha për BIRN se “kushtet e këqija të punës janë arsyeja kryesore për mungesën e punëtorëve në turizëm”.

“Arsyeja që kam theksuar për vite me radhë janë rrogat relativisht të ulëta, që bien nën rrogën mesatare, nga 17 deri në 20 për qind,” tha ai.

“Gjithashtu, pavarësisht rritjes rekord gjatë viteve të fundit dhe të gjitha investimeve të bëra, në vend që të zgjerohet numri i punëtorëve me kohë të plotë, turizmi kroat ka ulur vazhdimisht shifrat, ndërsa numri i punëtorëve sezonalë është në rritje,” vazhdoi ai.

Andriç tha se kushtet e këqija të punës i penguan njerëzit të zgjedhin të vazhdojnë karrierën e tyre në turizëm, sepse ata “nuk duan të zgjedhin një profesion ku punojnë vetëm gjashtë muaj në vit”.

Ai tha se kushtet në turizëm mbetën të vështira, pavarësisht disa përmirësimeve të bëra në strehimin e punonjësve të turizmit në bregdet.

Sipas tij, shumë njerëz që përfunduan studimet për turizëm në shkollë të mesme nuk i vazhdojnë studimet në këtë profesion dhe kërkonin punë në sektorë të tjerë.

Një numër i madh kroatësh punojnë me sezone në turizëm, sidomos në bregdetin e Adriatikut gjatë pranverës dhe verës.

Ndërkohë që raportet në qershor treguan për një mungesë prej 2,700 punonjësish sezonalë, Andriç tha se shifra reale ishte ndoshta shumë më e madhe, pasi shumë punëdhënës “nuk e raportojnë problemin”.

Në fund të korrikut, Dhoma e Ekonomisë e Kroacisë, HGK, propozoi prezantimin e modeli slloven të punësimit të punëtorëve të huaj sezonalë në turizëm. Kjo do të lejonte punësimin e më shumë punëtorëve të huaj, por vetëm për punë që punonjësit vendas nuk janë të interesuar.

HGK tha se Kroacia duhet të bëjë “më fleksibël” kuotën e punëtorëve të saj të huaj. Për vitin 2017, qeveria dha vetëm 175 leje pune për të huajt në turizëm.

Davor Stern, një konsulent veteran për energjinë dhe ish-ministër i ekonomisë, tha për të përditshmen Vecernji list se shteti mund ta zgjidhë mungesën duke i dhënë më shumë leje pune njerëzve nga vende si Filipinet që do ta bënin kështu punën për pagesën minimale – rreth 350 euro.

Ndërkohë që disa thonë se punëtorët nga Bosnja fqinje – ku shkalla e papunësisë është e lartë – gjithashtu mund të jenë të interesuar në punë sezonale, si Stern ashtu edhe Andriç ranë dakord se këta punëtorë do të kishin më shumë gjasa të gjenin punë sezonale të paguara më mirë në vende të tjera në BE.

Rreth 150,000 persona në mënyrë direkte ose jo punojnë në sektorin e turizmit në Kroaci, zë 18 për qind të GDP-së vjetore – përqindja më e madhe në Europë.

Rritja e turizmit në gjashtë muajt e parë të vitit 2017 vazhdoi në korrik, me 12 për qind më shumë vizitorë dhe 11 për qind më shumë qëndrime prej një nate sesa në korrik të vitit të kaluar.

Etiketa: BEBIRNBosnjabregdetEuroKroaciKroaciapaktplazhPunëPunëtorPunëtorëQeveriaSHturistTurizmi
Tjetri
Policia arrestoi 20 persona dhe procedoi mbi 100 të tjerë për krime zgjedhore

Problemet e sistemit TIMS lehtësuan arratisjen e të dënuarit për grabitje

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.