AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Zbulimet e rrënojave romake zhduken nën Hotelin Hyatt në Bullgari

Mariya ChereshevangaMariya Cheresheva
9 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Varri i ri i zbuluar në zonën e ndërtimit të hotelit. Foto: BIRN

Ndërtimi i një hoteli luksoz po vazhdon në Sofje pavarësisht zbulimit se zona është pjesë e rrënojave të lashta romake.

Varri i ri i zbuluar në zonën e ndërtimit të hotelit. Foto: BIRN

Puna vazhdonte me ritëm të plotë në kantierin e ndërtimit të hotelit të parë Hyatt në Bullgari, në qendër të kryeqytetit, Sofje, të hënën.

Ndërsa disa kamionë hidhnin beton dhe forconin themelet e hotelit të ardhshëm me pesë yje me kapacitet 190 dhoma, një ekip arkeologësh me një ekskavator gërmonte me kujdes një zbulim të rrallë të gjetur në tokë.

Ata zbuluan së fundmi një varr të lashtë romak – pjesë e anës lindore të nekropolit të qytetit romak të Serdikës, që gjendet nën kryeqytetin e Bullgarisë – i cili së shpejti do të varroset nën hotelin luksoz të ri.

I njëjti fat ka pritur tashmë edhe gjashtë varre të tjera të zbuluara në kantier në prill.

Ato u mbuluan nga kompania e ndërtimit Tera Tour Service, duke nxitur zemërimin e publikut.

Foto të “varrit” të lashtë mbushën rrjetet sociale, duke nxitur thirrje për dorëheqje te autoritetet.

Inspektoriati për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës së Bullgarisë i konfirmoi BIRN se pas kërkimit arkeologjik, zona u lejua të ndërtohej.

Ai shtoi se investitori më pas hasi një varr të ri, që aktualisht po zbulohet nga arkeologët dhe për të cilin u informuan autoritetet.

“Kemi kërkuar pothuajse tetë varre, të gjitha me harqe gjysmë-cilindrore, me përmbasa të ndryshme, që përmbajnë mbi 112 varre vetme,” tha për BIRN Polina Stoyanova, një nga drejtueset e skuadrës së arkeologëve.

Ajo shpjegoi se të gjitha mbetjet u dëmtuan kur ish-kinemaja Serdica u ndërtua në vitet 1950. Ajo u shkatërrua në korrik, duke i hapur rrugë hotelit Hyatt Regency, që pritet të hapet në 2018.

“Të gjitha varret që kemi zbuluar janë rrafshuar në nivelin e nevojshëm për ndërtimin e kinemasë, ndaj asnjë nuk u ruajt plotësisht,” shtoi Stoyanova.

Hoteli i planifikuar për ndërtim. Foto: Hyatt.com

Arkeologët shpjeguan se Ministria e Kulturës, që ka të drejtën të vendosë fatin e gërrmimeve, si pronë shtetërore, lëshoi një urdhër ruajtje për një nga varret.

Ai do të nxirret nga vendi dhe do të ekspozohet në një vend të përshtatshëm.

Pjesë të mëdha të qendrës së kryeqytetit të Bullgarisë ndodhen mbi rrënojat e qytetit të lashtë romak të Ulpia Serdica, i cili lulëzoi në shekujt 1 dhe 6.

Copëza të qytetit të lashtë janë zbuluar. Në vitin 2016, qeveria e dytë e kryeministrit aktual Bojko Borissov hapi kompleksin Serdica e Lashtë në zemër të kryeqytetit, i cili është muzeu më i madh në qiell të hapur në Bullgari.

Ndër atraksionet më të rëndësishme të Serdikës së Lashtë janë Decumanus Maximus, rruga kryesore e qytetit romak, si dhe amfiteatri, një nga më të mëdhatë në Perandorinë Romake Lindore.

Amfiteatri është zbuluar rastësisht në vitin 2004 gjatë ndërtimit të një hoteli tjetër në qendër të Sofjes, i cili aktualisht quhet Arena di Serdica dhe ka pjesë të rrënojave arkeologjike të ekspozuara në hollin e vet.

Nekropoli i Serdicës zë pjesë të mëdha të qendrës së Sofjes, përfshirë zonën nën ndërtesën e Asamblesë Kombëtare dhe atë të Katedrales Aleksandër Nevski dhe Universitetit të Sofjes.

Rrënoja të varrezave të lashta janë ekspozuar në Bazilikën e Shën Sofjes.

Rrënojat e zbuluara në kantierin e ndërtimit Hyatt janë të pjesës lindore të këtij nekropoli, të formuar midis shekullit të dytë dhe të tretë, ku varret janë të një densiteti më të ulët, shpjegoi Simeonova.

Pyetur nëse ato mund të ruheshin dhe të ekspozoheshin në zonën e Hyatt, ajo tha se mbështeste një mundësi të tillë, por vendimi nuk ishte i takonte asaj për t’u marrë.

“Për fat të keq nuk varet nga ne… Nëse shteti urdhëron, investitori mund të jetë i detyruar me ligj t’i përfshijë rrënojat në ndërtim, por aksesi publik mbetet për t’u lejuar”, tha arkeologia.

“Jo çdo investitor do të donte të lejonte një akses të tillë, dhe nuk ka për të qenë e lehtë. Gjithashtu varet nga lloji i zbulimit arkeologjik,” shtoi ajo.

BIRN i kërkoi koment Tera Tour Service, kompanisë që po kryen investimet, por nuk mori përgjigje deri në kohën e publikimit.

Etiketa: AmfiteatriarkeologBIRNBullgariLigjMinistria e KulturësMuzeuPunaQeveriaRrjetet socialeSHvarrVendimi
Tjetri
Familjet durrsake hapin dyert për ekspeditat arkeologjike

Familjet durrsake hapin dyert për ekspeditat arkeologjike

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.