AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Aksidenti me pasojë vdekjen, PD kërkon heqjen e imunitetit të Aqif Rakipit

Lindita ÇelangaLindita Çela
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi | Foto nga : LSA

Partia Demokratike kërkoi të hënën heqjen e imunitetit të deputetit të PDIU-së Aqif Rakipi, i cili mëngjesin se së shtunës u përfshi në një aksident automobilistik, që i shkaktoi vdekjen 53 vjeçarit Seit Sorra.

Deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi | Foto nga : LSA

Ngjarja e  rëndë ndodhi rreth orës 04:41 të mëngjesit, në rrugën interurbane kryesore Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës.

Përplasja me makinën tip Mercedes të Rakipit, ishte fatale për Seit Sorrën – banor i zonës së Kasharit, ndërkohë që deputeti i PDIU-së u largua nga vendgjarja, pa  tentuar që të t’i ofrojë  ndihmën e parë viktimës.

Në një reagim publik për aksidentin në të cilën është përfshirë deputeti Rakipi, të hënën Partia Demokratike kërkojë heqjen e imunitetit të deputetit të PDIU-së.

“Neni 273 i Kodit Penal, i cili është në fuqi edhe për miqtë e Edi Ramës, dikton se Aqif Rakipi mban përgjegjësi edhe për largim nga vendi i aksidentit, përgjegjësi që në vetvete denohet deri në 1 vit burgim,” thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

“Largimi nga vendngjarja pas përplasjes për vdekje të Seit Sorrës, përveçse akt burracak i deputetit Rakipi, është edhe vepër e pastër penale që e rëndon pozitën e tij para ligjit,” shtoi ajo.

Rakipi fitoi një mandat të dytë parlamentar si pëfaqësues i PDIU-së në rajonin elektoral të Elbasanit gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Në Shqipëri deputetët nuk gëzojnë imunitet nga hetimi për një vepër penale, por për heqjen e lirisë së tij personale kërkohet miratim i parlamentit. Është e paqartë nëse nëpërmjet thirrjes së saj Partia Demokratike po kërkonte arrestimin e Rakipit.

Ndonëse thirrja publike e PD-së ka qenë e paqartë, një kundërpërgjigje publike nga PDIU nuk ka vonuar. Këta të fundit e kanë akuzuar Partinë Demokratike se po bën politikë me aksidentin.

“PDIU i bën thirrje Partisë Demokratike në mjerim të mos bëjë rolin e hienave me një rast të një aksidenti tragjik që urojmë mos t’i ndodhë kërkujt,” tha PDIU në një deklaratë për shtyp.

“Ndërhyrja politike dhe në raste të tilla aksidentesh është një politikë e mjerë jashtë çdo standardi demokratik dhe mënyra më absurde për të bërë opozitë,” shtoi ajo.

Në një deklaratë më të hershme PD-ja e kishte akuzuar Rakipin se po përfintonte nga marrëdhënia e afërt me kryeministrin për të manipuluar vendin e aksidentit.

“Të dhënat janë se deputeti mik i Ramës ka qenë me shumë shpejtësi kur ka përplasur për vdekje personin dhe është larguar edhe nga vendngjarja me makinën e tij,” u shpreh PD.

“Prishja e vendngjarjes do t’ju sjellë vështirësi eksperteve në përcaktimin e shkaqeve te aksidentit” thuhej në deklaratën e PD-së menjëherë pas aksidentit  rrugorë,” shtoi ajo.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Policia e Shtetit e cila ka dhënë garanci për veprimet hetimore.

“Pavarësisht lëvizjes nga vendi i ngjarjes dhe paraqitjes në Komisariatin e Policisë të drejtuesit të automjetit,  janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale, ekzaminimet e ndryshme kriminalistike , testi i  alkoolit dhe sqarimi i rethanave të ngjarjes,” tha Policia rreth incidentit.

Në deklaratën e saj, policia theksonte se “se është e do vazhdojë  të jetë garantë e zbatimit të ligjit, pavarësisht nga statuset apo përfaqësimet e subjekteve “.

Aksidenti rrugorë në të cilën u përfshi deputeti Rakipi ka ngjallur reagime  të mëdha  dhe në rrjetet sociale.   Për shkak të debateve të  krijuara, Prokuroria  ka kërkuar që krahas ekspertit auto-teknik të Policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë auto teknik të jashtëm, me qëllim kryerjen e një ekspertimi auto teknik me grup ekspertësh, prej të cilëve pritet zbardhja e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që shkaktuan aksidentin rrugor me pasojë vdekjen 53-vjeçarit Seiat Sorra.

Etiketa: aksidentAqif RakipidenohetdeputetEdi RamKodit PenalParaPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDPDIUPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaRrjetet socialeSHshqipShqipërivdekje
Tjetri

"Tajlanda" shqiptare në lumin Shalë tërheq qindra aventurierë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.