AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Burgimi i përjetshëm për vrasjen e komisarit, Arben Frroku dërgon dosjen në Kushtetuese

Elton QynongaElton Qyno
9 years më parë
në Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Arben Frroku, i denuar me burgim te perjetshem nga Apeli per vrasjen e Dritan Lamajt. Fotot:LSA

I dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, biznesmeni Arben Frroku kërkon shqyrtim të dosjes në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se i janë shkelur të drejtat dhe këmbëngul në rigjykim në Gjykatën e Lartë , ndërsa pret vendimin e drejtësisë hollandeze që duhet të vendosë për ekstradimin e tij

Arben Frroku, i denuar me burgim te perjetshem nga Apeli per vrasjen e Dritan Lamajt. Fotot:LSA

Biznesmeni Arben Frroku i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj, përmes avokatëve të tij në Shqipëri i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me qëllim për ta rikthyer çështjen në gjykim, ndërsa pritet vendimi i drejtësisë hollandeze për esktradimin e tij. Mbrojtësit ligjorë të Frrokut thonë se, klientit të tyre i janë mohuar të drejtat, pasi Gjykata e Lartë refuzoi të merrte në shqyrtim dosjen, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit që e shpalli atë fajtorë.

Në kërkesën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, avokatët thonë se Arben Frrokut gjatë fazës së gjykimit i janë shkelur të drejtat pasi në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda ai është paragjykuar.

I kontaktuar në telefon nga BIRN avokati Tonin Prendi pasi konfirmoi dërgimin e dosjes në gjykatë tha  se ka çuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e datës 8 qershorit 2017 të Gjykatës së Lartë, e cila në Dhomë Këshillimi refuzoi të kalonte dosjen për shqyrtim.

“Po sigurisht që i jemi drejtuar Gjykatës së Lartë, pasi klientit tim i është hequr e drejta kushtettuese për tu gjykuar. Ne kërkrkojmë nga Gjykata Kushtetuese që çështja të rikthehet në Gjykatën e Lartë dhe të gjykohet, pasi kemi një vendim dënimi ekstrem, siç është ai i burgimit të përjetshëm. Sipas kushtetutës çdo qytetar ka të drejtën e një gjykimi të drejtë, dhe kjo duhet të garantohet”-tha avokati Tonin Prendi.

I pyetur nga BIRN se në çfarë faze janë procedurat e ekstradimit të Arben Frrokut nga Hollanda në drejtim të Shqipërisë, Prendi sqaroi se çështja pret gjykimin në Gjykatën e Lartë Hollandeze. “Pak ditë më parë ne si avokatë të tij në Shqipëri, i dërguam disa dokumente avokatit të Frrokut në Hollandë, pasi nevojiteshin për procesin gjyqësor aty”, -nënvizoi Prendi.

Arben Frroku është dënuar si autor i vrasjes së komisarit Dritan Lamaj më 24 shkurt 2013. Biznesmeni Frroku, njëherazi ish-kryetar i një partie politike që u drejtua më pas nga i vëllai, Mark Frroku mohoi autorësinë gjatë procesit, duke përdorur si alibi udhëtimin e tij drejt Greqisë. Avokati i tij pretendoi se Frroku ndodhej në afërsi të Elbasanit, në momentin kur ndodhi vrasja.

Megjithatë, Prokuroria përmes një eksperimenti policor, pretendoi se koha ishte e mjaftueshme për Frrokun që të kryente vrasjen dhe të mbërrinte në pikën kufitare në momentin e treguar nga kamerat.

Në anën tjetër, Prokuroria siguroi dëshminë e një personi, i cili përfitoi më pas statusin e mbrojtjes. Dëshmitari okular me emrin e koduar Arben Ndoka pohoi në Gjykatë se e kishte parë Frrokun pa maskë, në makinën prej nga u qëllua Lamaj.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Arben Frroku u shpall i pafajshëm më 3 prill 2015, por ai u dënua në Apel më 29 qershor 2015. Vetëm se pak ditë para se të merrej vendimi Frroku  u arratis nga Shqipëria. Largimi i tij nga vendi u shoqërua me polemika të ashpra politike. Partia Demokratike në opozitë akuzoi ish-Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri se kishte favorizuar në largimin e të dënuarit për vrasje.

Frroku u arrestua  në Hollandë në prill 2016 pasi u identifikua nga gjurmët e gishtave. Ai jetonte me dokumente të falsifikuara nën emrin “Renato Tsepa” dhe prokuroria filloi procedurat për ekstradimin e tij.

Etiketa: ApelApeliArben NdokaBIRNBurgGjurmëtGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesegjykimGjyqKrimekryetarkushtetueseMark FrrokuParaPartiaPartia DemokratikeProkuroriaSajmir TahirishqipShqipëriShqipëriaVendimVendimiVrasjavrasje
Tjetri
SHBA mohon se diplomati amerikan i premtoi Serbisë mosnjohje të Kosovës

SHBA mohon se diplomati amerikan i premtoi Serbisë mosnjohje të Kosovës

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.