AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Qeveria finalizon koncesionin e ndërtimit të inceneratorit të plehrave në Tiranë

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Landfilli i Sharrës | Foto nga : Gjergj Erebara

Kompania fituese e regjistruar në Holandë, “Integrated Energy B.V” zotërohet nga kompania shqiptare “Integrated Technology Services”, e cila është njëherazi edhe aksionere në impiantin e ngjashëm të Fierit si dhe dy kompanitë italiane “Paul Wurth Italia S.P.A” dhe “Energy Recuperator S.P.A”.

Landfilli i Sharrës | Foto nga : Gjergj Erebara

Qeveria shqiptare finalizoi projektin e dhënies me koncesion të ndërtimit të inceneratorit të djegies së plehrave në Tiranë, i treti i këtij lloji në Shqipëri pas Elbasanit dhe Fierit. Mbyllja e procedurës tenderuese u shpall të hënën nga Ministria e Mjedisit në faqen online të Agjencisë së Prokurimeve Publike, përmes së cilës njoftohej kompania “Integrated Energy B.V.,” me seli në Amsterdam të Holandës se oferta e paraqitur prej saj është pranuar.

Sipas të dhënave të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, “Integrated Energy B.V” ishte pjesmarrësja e vetme në tender, me një ofertë prej rreth 128 milionë euro investime për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të plehrave për një periudhë 30-vjeçare.

Oferta zyrtare është rrudhur në krahasim me propozimin fillestar prej 140 milionë eurosh të kompanisë, përmes së cilit ajo tërhoqi interesin e institucioneve shqiptare dhe fitoi një bonus prej 8 pikësh.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se kompania e regjistruar në Holandë, “Integrated Energy B.V” zotërohet nga kompania shqiptare “Integrated Technology Services” sh.p.k si dhe kompanitë italiane “Paul Wurth Italia S.P.A” dhe “Energy Recuperator S.P.A.”

Aksionerët e kompanisë fituese të koncesionit ekspozohen në një relacion të Ministrisë së Mjedisit [Kliko për dokumentin] që mban datën 7 nëntor 2016-relacion i cili u shoqërua me projektvendimin e Këshilliut të Ministrave që i jepte një bonus prej 8 pikësh ofertuesit të pakërkuar “Integrated Energy B.V”.

“Integrated Technology Services” është një kompani me kapital 100 mijë lekë, e themeluar në nëntor të vitit 2010 nga aksioneri i vetëm, Klodian Zoto-sipas të dhënave të depozituara në Qendrën Kombëtare të Bizneseve.

Përveç aksioneve në koncesionin e ri të inceneratorit të Tiranës,”Integrated Technology Services” zotëron edhe 70 për qind të aksioneve në koncesionin e ngjashëm të Fierit.

Në relacionin e Ministrisë së Mjedisit, kompania me qendër në Xhenova, “Paul Wurth Italia S.P.A” përshkruhet si “një ndër gjigandët botërorë të ndërtimit dhe instalimit të furrave në të gjithë botën”. Ndërkohë, edhe kompania “Energy Recupator S.P.A” nuk operon për herë të parë në këtë fushë në Shqipëri.

Duke iu referuar projektit të paraqitur nga kompania fituese dhe relacionit të Ministrisë së Mjedisit, BIRN raportoi më parë se projekti premton mbylljen e venddepozitimit ekzistues të plehrave të Tiranës në Sharrë, ndërtimin e një impjanti për djegien e 550-800 tonëve plehra në ditë në fazën fillestare me premtimin për ta shtuar kapacitetin.

Gjithashtu, projekti parashikon  krijimin e një venddepozitimi të hirit të prodhuar nga djegia me kapacitet 1.8 milionë metra kub dhe një impjant të trajtimit të ujërave të ndotura që do të krijohen nga procesi i përpunimit të plehrave.

Koncesionari argumentohet se do t’i nxjerrë fitimet e tij duke arkëtuar një tarifë për depozitimin e mbetjeve nga bashkitë e qarkut të Tiranës, nga shitja e energjisë elektrike të prodhuar nga djegia e plehrave si dhe nga rekuperimi i materialeve të riciklueshme.

Qeveria shqiptare ka dhënë më herët edhe dy koncesione të tjera për ndërtim të impjanteve të djegieve të plehrave në Elbasan dhe Fier, përmes dy kontratave koncesionare të financuara nga buxheti i shtetit. Për të dyja projektet, informacioni i ofruar nga autoritetet është minimal dhe konsultimi publik para nënshkrimit të kontratave duket se nuk është kryer. Në Fier, banorët e zonës ku është planifikuar ndërtimi i incerneratorit si dhe të vetë qytetit të Fierit protestuan ashpër, edhe gjatë muajve të fundit kundër ndërtimit të tij.

Etiketa: AmsterdamBanorëBIRNbuxhetiBuxheti i ShtetitelbasanEnergy Recuperator S.p.aEuroFierGjergj ErebaraHolandëIntegrated Technology ServicesinvestimeItaliaKlodian ZotoKoncesionKonsultimi publikLandfilli i SharrësMinistria e MjedisitMjedisitParaPaul WurthQeveriaQeveria shqiptareSHSharrëshqipShqipërishqiptaretenderTiranë
Tjetri

Aventurierët praktikojnë sportet e natyrës për të tërhequr vizitorë në Kepin e Rodonit

Komente 1

  1. Adrian Thano says:
    9 years më parë

    Ju nuk keni marre me kete kompanine e cuditshme ITS te K. Zotos. Po te shihni bilancet ka ca te dhena qe Drejtoria e mbikeqyrjes se pastrimit te parave duhet ti shohe mire:

    – ne 2012 ka raportuar se aktivet ishin 94,685,088 leke, por me shume se gjysma e ketyre ishin leke ne arke, cash: 42,433,953. Edhe supermerkatot nuk mbajne kaq shume cash ne arke. Nje firme IT-je nuk ka mundesi te mbaje kaq shume cash ne arke.
    – ne vitin 2013 rriten aktivet e kompanise me gati 10-fish. Nga 94,685,088 ne 759,553,746 per shkak te nje kredie. 1.5 milion euro figurojne valute ne llogarine bankare te kompanise, nga thuajse zero ne vitin 2012. Disa fish u rrit kompania edhe nga 2011 – 7,366,158, me humbje 19,206,564 – ne 2012.

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.