AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Ngërçi në institucionet kyçe të drejtësisë bën kapicë dosjet në pritje të gjykimit

Elton QynongaElton Qyno
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Bujar Nishani, Kryetari i Gjykates se Larte Xhezair Zaganjori dhe Ministri i Drejtesise Nasip Naco, gjate nje konference rajonale per drejtesine.

Në kohën që Shqipëria po pret nisjen e procesit të vetingut, Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese në vend po përballen me stafe të përgjysmuara, një numër të madh dosjesh në pritje dhe me paqartësi mbi kohën se kur do të kthehen në shinat normale të funksionimit.

Ish-presidenti Bujar Nishani, Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naco, gjate një konference rajonale për drejtësinë.

Në shtator pritet që reforma në drejtësi të hyjë në një fazë të re të zbatimit të saj, përmes nisjes së procesit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës së Shqipërisë.

E megjithatë, institucionet kyçe të sistemit të drejtësisë në Shqipëri po shkojnë drejt këtij procesi me stafe të përgjysmuara, një numër të madh dosjesh në pritje për t’u shqyrtuar dhe të paqartë se kur mund të rikthehen në shinat normale të funksionimit.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se vështirësitë më të theksuara gjenden te Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese në vend, të cilat ndonëse operojnë prej vitesh në mungesë të numrit të plotë të gjyqtarëve, gjatë muajit të fundit u përballën me një “eksod” të ri prej tyre.

Gjykata e Lartë, e cila duhej të kishte në organikën e saj 19 gjyqtarë, funksionon prej fillimit të gushtit me 10 gjyqtarë. Më 31 korrik, zyra e shtypit të Gjykatës së Lartë njoftoi mbarimin e mandatit të pesë gjyqtarëve të saj dhe ndonëse ligji u njeh të drejtën e vazhdimit të punës deri në zëvendësimin e tyre, katër gjyqtarë preferuan të dorëzonin menjëherë detyrën.

Më parë, gjyqtarja Mirela Fana kishte dhënë dorëheqjen, ndërsa gjyqtarja Majlinda Andrea e humbi punën pasi u dënua për korrupsion.

Përgjysmimi i numrit të gjyqtarëve dhe pamundësia e zëvendësimit të tyre për shkak se institucioni i ri i emërimit -Këshilli i Lartë Gjyqësor ende nuk është krijuar, e ka futur në ngërç Gjykatën e Lartë dhe pritet ta përkeqësojë edhe më tej raportin e shqyrtimit të dosjeve prej saj.

BIRN mësoi se aktualisht janë në pritje për t’u gjykuar 20 400 dosje, ndërkohë që numri i tyre shtohet për çdo ditë mesatarisht nga 40 rekurse të reja.

Nga ana e Gjykatës së Lartë vlerësohet se është e pamundur që të përballohet gjykimi i këtij fluksi dhe dhënia e shpejtë e drejtësisë për qytetarët, për shkak të përgjysmimit të korpusit të gjyqtarëve.

Ida Vodica, këshilltarja për median në Gjykatën e Lartë i tha BIRN se momentalisht ka 3 kolegje gjyqësore dhe zgjidhja e vetme është plotësimi i të gjitha vendeve vakante me gjyqtarë dhe ndihmës ligjorë.

“Numri sigurisht është i pamjaftueshëm për të përballuar 20 400 çështje me vetëm 10 gjyqtarë. Zgjidhja e vetme është plotësimi i gjykatës me gjyqtarë dhe ndihmësa ligjorë, që janë kompetencë vetëm e Këshillit të Lartë Gjyqësor,” tha Vodica për BIRN.

Njësoj si Gjykata e Lartë, edhe Gjykata Kushtetuese në Shqipëri është e detyruar të funksionojë në mungesën e kuorumit kushtetues prej nëntë anëtarësh, pas dorëheqjes së Sokol Berberit dhe mbarimit të mandatit e dorëzimit të detyrës prej Vladimir Kristos.

Megjithatë, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja i tha BIRN se nuk mendon se “kjo situatë do ta fusë në kolaps Gjykatën Kushtetuese”.

“Largimi i gjyqtarëve solli dhe mungesën e tyre në plotësimin e kuorumit, që ka të përcaktuar me ligj kjo gjykatë. Deri në zëvendësimin e tyre, kjo situatë do sjellë vështirësi dhe ngarkesë për gjyqtarët që janë në punë, për shkak se dosjet do shpërndahen,” tha Dedja për BIRN.

Momentalisht në Gjykatën Kushtetuese janë në pritje për t’u shqyrtuar rreth 250 çështje, ndërkohë që edhe kjo gjykatë ka shënuar një rritje me 20 për qind të ankimimeve krahasuar me vitin 2016.

Kryetari i Kushtetueses, Dedja i tha BIRN-it se ata do të vijojnë punën normalisht, ndonëse ngarkesa është më e madhe.

“Ligji parashikon se gjykata mbledh kolegjin kushtetues dhe shqyrton një dosje edhe në minimumin e mundshëm prej 6 gjyqtarësh. Ne aktualisht jemi 7 dhe nuk ka asnjë problem që mund të lindë kolaps, përveç faktit të shtimit të ngarkesës së punës,” nënvizoi Dedja.

Reforma në drejtësi solli ndryshime drastike edhe në sistemin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, duke tentuar të minimizojë rolin e politikës në këto emërime si dhe të vendosë kritere të qarta për kandidaturat.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen aktualisht tre nga Presidenti, tre nga Kuvendi me 3/5 e votave dhe tre të tjerët mes anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Ndërsa anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti, vetëm mbi bazën e propozimeve të bëra nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

E ndërsa për Gjykatën Kushtetuese formula e emërimeve është më e thjeshtë, vonesa e konstituimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor i zbeh shpresat për një zgjidhje të shpejtë në Gjykatën e Lartë.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili po funksionon me kompetenca minimale deri në ngritjen e institucionit të ri nuk mund të bëjë emërimin e asnjë gjyqtari, ndërkohë që parashikon se edhe Këshillit të Lartë Gjyqësor do t’i duhet kohë derisa të trajtojë këtë çështje.

“Jemi në kushtet kur presim një vendimmarje nga një institucion që ekziston vetëm në letra. KLGJ nuk mund ngrihet dhe të diskutojë për emërime gjyqtarësh, pa kaluar vetë kandidatët e saj në komisionin e vettingut,” tha Elis Kuçi, këshilltari për mediat i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Futjen në ngërç të institucioneve kyçe të drejtësisë, ekspertët e kësaj fushe ia faturojnë politizimit të procesit të së drejtës dhe mungesës së vullnetit politik në Shqipëri.

Juristi i njohur, Sokol Hazizaj tha për BIRN se pas ndryshimeve kushtetuese në korrik të vitit 2016, institucionet duhej të lëviznin në mënyrë të menjëhershme për plotësimin e vendeve vakante, por në mungesë të kësaj, ai parashikon që kjo çështje mund të marrë zgjidhje vetëm nga viti 2018.

“Gjykata Kushteuese duhet pranuar se sot është në kushtet e pamundësisë së marrjes së vendimeve, për shkak të mungesës së kuorumit të saj prej 9 anëtarësh. Në mënyrë lakonike duhet thënë se Gjykata Kushtetuese ka rënë,” tha Hazizaj për BIRN.

“Arsyet… gjenden te mungesa e vullnetit politik për të plotësuar atë në formatin ligjor të parashikuara në Kushtetutë dhe në ligjin organik të funksionimit të saj…” shtoi ai.

Hazizaj shpjegon se edhe Gjykata e Lartë ndodhet në risk ose në prag të pamundësisë për vendimarrje, duke sjellë si pasojë “vonesat deri në pafundësi të zhvillimit të proceseve gjyqësore”, ndërsa apeloi për lëvizje të shpejta në funksion të plotësimit të vendeve vakante.

 

Etiketa: Bashkim DedjaBIRNBujar NishanidosjeGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarkandidatëtKëshilli i Lartë GjyqësorKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKompetencakonferenceKorrupsionKuçkushtetueseKuvendiLigjMajlinda AndreaMirela FanaprokurorPunëReformaSHshqipShqipëriShqipëriashtatorSokol HazizajXhezair Zaganjori
Tjetri
Kroatët dhe serbët që shkëmbyen shtëpitë

Kroatët dhe serbët që shkëmbyen shtëpitë

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.