AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Bilanci i KESH rikthehet me humbje për shkak të thatësirës

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hidrocentrali i Komanit fotografuar në shtator 2015. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Korporata që menaxhon hidrocentralet kryesore të vendit e mbylli gjashtëmujorin e parë me 328 milionë lekë humbje pasi pati përfituar nga prodhimi veçanërisht i lartë në vitet 2015 e 2016.

Hidrocentrali i Komanit fotografuar në shtator 2015. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, mbylli gjashtëmujorin e parë të vitit 2017 me 328 milionë lekë (2.47 milionë euro) humbje si pasojë e rënies së të ardhurave nga prodhimi i paktë i energjisë elektrike.

KESH pati mbyllur vitin 2016 me afro 1.2 miliardë lekë fitime (rreth 9 milionë euro), fitime këto të siguruara nga prodhimi veçanërisht i lartë i energjisë elektrike për vitin e shkuar. Por reshjet veçanërisht të larta të viteve 2015 dhe 2016 u pasuan me thatësirë në vitin 2017 duke sjellë rënie të prodhimit dhe të të ardhurave.

KESH publikon të dhënat e veta financiare çdo tre muaj në faqen e vet të internetit, një praktikë që nisi vitin e kaluar me kërkesë të Bankës Botërore për më shumë transparencë nga sektori i energjisë elektrike. Kompania tjetër shtetërore OSHEE, e cila ka gjithashtu detyrim të publikojë bilancin çdo tre muaj, e ndërpreu këtë publikim në mënyrë të pashpjegueshme në shtatorin e vitit 2016, kur publikoi bilancin e nëntëmujorit të atij viti.

Problemet kryesore financiare të KESH lidhen me barrën e rëndë të kredive që kjo korporatë mori në bankat e nivelit të dytë gjatë krizës energjetike të vitit 2011, si dhe me një sasi të stërmadhe asetesh që përbëhen nga fatura të vjetra të papaguara të energjisë elektrike, të cilat u vendosën në bilanc si të ardhura të arkëtueshme në vitin 2011, pavarësisht se shanset për arkëtimin e këtyre faturave janë të vogla.

KESH akumuloi përgjatë viteve të shkuara kredi overdraft nga bankat e nivelit të dytë për një total prej gati 30 miliardë lekësh. KESH ka edhe qindra milionë euro kredi të tjera afatgjata, të cilat nuk është në gjendje t’i shlyejë për shkak se çmimi me të cilin shet energjinë elektrike te OSHEE është i ulët dhe i pamjaftueshëm për të mbuluar kostot e këtyre kredive.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri qe 3 miliardë kWh, me rënie prej 26 për qind, njoftoi INSTAT të premten. Nga këto, KESH prodhoi 2 miliardë kWh, nga 2.8 miliardë që pati prodhuar të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Prodhimi i energjisë ka qenë i paktë këtë vit edhe nga sektori privat, i cili aktualisht përbëhet nga disa dhjetëra hidrocentrale të vegjël e të mesëm dhe që realizon një të tretën e prodhimit të energjisë elektrike në vend. Sipas INSTAT, prodhimi privat ra nga afro 1.3 miliardë kWh që qe në gjashtëmujorin e parë 2016, në 980 milionë kWh këtë vit, ose 25 për qind. Rënia në praktikë është edhe më e lartë nëse marrim parasysh që këtë vit ka nisur operimin hidrocentrali privat i Banjës.

Etiketa: BankatBIRNdetyrimEuroGjergj ErebaraHidrocentraletINSTATKESHKorporata Elektroenergjetike ShqiptarekrediOSHEEpaktSHshqipShqipërishqiptareshtator
Tjetri
Të luftosh urrejtjen përmes historisë

Të luftosh urrejtjen përmes historisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.