AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Si të rigjallërojmë Projektin Europian

Christoph M. SchmidtngaChristoph M. Schmidt
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuri i Bashkimit Europian. Foto: Kirsty Wigglesworth/AP

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Francë më herët këtë vit kanë krijuar shpresa të reja për projektin e integrimit Europian, duke krijuar perspektivën e një bashkëpunimi edhe më të thellë Franko-Gjerman. Megjithatë disa forma të bashkëpunimit, së paku skemat që mbartin detyrime të përbashkëta, mund të bëjnë më shumë dëm se sa bereqet.

Flamuri i Bashkimit Europian. Foto: Kirsty Wigglesworth/AP

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Francë më herët këtë vit kanë krijuar shpresa të reja për projektin e integrimit Europian, duke krijuar perspektivën e një bashkëpunimi edhe më të thellë Franko-Gjerman. Megjithatë disa forma bashkëpunimi, para së gjithash atyre që mbartin skema përgjegjësish të përbashkëta, ka gjasa janë gabim. Për sa kohë vendet anëtare kanë vendosur sovranitetin si prioritet përkundrejt politikëbërjes fiskale dhe ekonomike, Franca dhe Gjermania duhet t’i përqendrojnë përpjekjet e tyre në bërjen e vetë Eurozonës më të qëndrueshme.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka filluar të punojë për reforma të cilat nevojiten me urgjencë për të fuqizuar rritjen ekonomike dhe ka rëndësi vendimtare që ai të ketë sukses në këtë përpjekje. Franca po vuan nga papunësia e lartë strukturore dhe rritja e ulët potenciale ndërsa financat e saj publike janë të paqëndrueshme në terma afatmesëm. Përmirësimi i gjendjes do të kërkojë reforma të tregut faktor[i] dhe të tregut të produkteve, bashkë me reduktime të konsiderueshme të deficiteve të sektorit publik.

Nga pikëpamja e Francës, nuk ka kohë më të mirë se tani për të imponuar reformat ekonomike. Megjithëse eurozona po jep shenja për rimëkëmbje ekonomike solide, Banka Qendrore Europiane po ndjen presion për të pakësuar politikat e veta ultra-ekspansionare. Qeveria e Macron për rrjedhojë nuk ka kohë për të humbur, veçanërisht nëse marrim parasysh se reformat ekonomike mund të kërkojnë kohë për të dhënë rezultate ndërsa zgjedhjet e ardhëshme gjithmonë gjenden afër.

Nën dritën e kësaj dritareje të vogël mundësish, gjëja e fundit që Franca ka nevojë është që të ndërmarrë më shumë skema investimesh të përbashkëta, siç kanë propozuar diçka. Rritja ekonomike kërkon jo thjeshtë investime kapitale, por edhe mjedis ekonomik të tillë ku nxitet dhe shpërblehet inovacioni. Në çdo rast, nuk ka kuptim që Franca të mbështetet te vendet e tjera anëtare për kryerjen e investimeve. Si mundet që Franca të pretendojë se ka rikthyer madhështinë e vet të së shkuarës ndërkohë që kërkon ndihmë nga Gjermania?

Përtej implementimit të reformave ekonomike, Franca mundet sërish të vijojë të punojë me Gjermaninë për të dërguar një mesazh të fuqishëm në mbështetje të integrimit Europian. Por ndërsa të dyja vendet kërkojnë fusha ku ato mund të bashkëpunojnë, ato duhet të jenë të kujdesshme që të shmangin politika që mund të kërcënojnë stabilitetin afatgjatë të eurozonës.

Për fat të keq, disa propozime të diskutuara aktualisht mund të bëjnë ekzaktësisht këtë gjë. Për shembull, krijijmi i një buxheti të përbashkët në nivel eurozone për regjimin e sigurimit kundrejt papunësisë mundet, në këtë fazë, të hedhë farë për konflikte në të ardhmen. Është e pakonceptueshme që politikëbërësit kombëtarë, pasi të ndjekin interesat e vendeve përkatëse, të lejojnë që skema të tilla të transformohen në skema të përhershme asimetrike të rishpërndarjes.

Për të shmangur konflike në shpërndarje, të cilat mund të helmojnë projektin Europian, çdo reformë institucionale që propozohet në emrin e bashkëpunimit Franko-Gjerman duhet t’i nënshtrohet domosdoshmërish një testimi për qëndrueshmërinë afatgjatë. Politikëbërësit Europianë duhet të sigurohen që do të ketë një harmoni mes pushtetit për të marrë vendime dhe detyrimeve që krijojnë vendimet që merren. Do të qe naive të mendosh që vendet anëtare të mos ia ngecin kostot e veta vendeve të tjera anëtare në rast se i jepet mundësia për ta bërë.

Dhe përveç kësaj, ka shumë fusha të tjera ku Franca dhe Gjermania mund të fuqizojnë bashkëpunimin e tyre duke parë pozitivizmin e ri mbi integrimin Europian. Për të përcaktuar se ku duhet të përqendrohen përpjekjet e tyre, udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë duhet të kenë parasysh tri parime të ndërlidhura. E para, çdo përpjekje e përbashkët duhet të respektojë diversitetin. Fuqia qendrore e projektit Europian është që bashkon vendet anëtare në përpjekje për të siguruar paqe dhe mirëqenie. Por kjo kërkon një rezervuar të pasur idesh, jo thjeshtë një përqasje të vetme të përbashkët.

Parimi i dytë është subsidiariteti[ii], i cili thotë se vendimmarrja duhet të decentralizohet kurdo që kjo është e mundur të bëhet. Kjo siguron që preferencat vendore dhe rajonale të merren parasysh krahas efekteve të politikave të harmonizimit në shkallë të eurozonës dhe ekonomive të shkallës.

Parimi i fundit është harmonia për t’u siguruar që vendimmarrësit të mbahen përgjegjës për pasojat e vendimeve të tyre. Kjo do të thotë se për sa kohë elektoratet Europiane këmbëngulin në ruajtjen e sovranitetit në politikëbërjen fiskale dhe ekonomike, përgjegjësia e përbashkët do të jetë thjeshtë një ëndërr në diell.

Me këto parime në mendje, Franca dhe Gjermania duhet të ndërmarrin veprime të përbashkëta në një larmi çështjesh, të tilla si ndryshimet klimaterike, kriza e refugjatëve dhe kundërterrorizmi. Koordinimi i përpjekjeve në këto fronte mund të rigjallërojë procesin e integrimit dhe të kontribuojë në stabilitetin dhe mirëqenien afatgjatë të Europës.

Në politikën ekonomike, Franca dhe Gjermania duhet të kërkojnë mënyra për të fortifikuar eurozonën dhe për të plotësuar tregun e përbashkët. Privilegji që borxhi i qeverisë gëzon nën rregullat aktuale të bankingut duhet të eliminohe dhe një autoritet rregullator i pavarur për bankat, i ndarë nga Banka Qendrore Europiane, duhet të krijohet brenda eurozonës. Përtej kësaj, është koha për të filluar hartimin e një skeme funksionale për rastet e falimentimeve të borxheve sovrane në eurozonë.

Të gjitha këto iniciativa mundet të zbatohen njëkohësisht me reformat e brendshme në Francë. Por ka një rrezik që ato do të lihen në plan të dytë në krahasim me propozime të tjera, të tilla si skemat e detyrimeve të përbashkëta. Për të shmangur këtë kurth, politikëbërësit duhet të mendojnë për rrënjët e problemit të potencialit të ulët të rritjes ekonomike të Eurozonës, problem që nuk lidhet me mungesën e solidaritetit, por me faktin që disa vende anëtare kanë hequr dorë nga përgjegjësitë e tyre kombëtare. Në vend që të ofrojë një ilaç për këto probleme, përgjegjësia e përbashkët ka gjasa do t’i bëjë ato edhe më të rënda.

Promovuesit e idesë besojnë se përgjegjësi më të mëdha të përbashkëta mund t’i hapin rrigën përgjegjësisë individuale. Por ky është një iluzion. Sapo të vihet në funksionim, një skemë e përgjegjësisë së përbashkët do të reduktojë incentivat për të ndërmarrë reforma strukturore. Dhe mes votuesve Gjermanë, asgjë nuk mund të minojë më shumë projektin Europian se sa një numër tjetër premtimesh të pambajtura.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. How to Renew the European Project

[i] Tregu i Faktorëve nënkupton tregun e faktorëve të prodhimit të tillë tregu i punës, tregu i kapitalit dhe tregu i lëndëve të para.

[ii] Parimi i subsidiaritetit thotë se autoriteti duhet të ketë prirjen të delegojë funksione dhe vendimmarrje te agjencitë poshtë vetes sa më shumë të jetë e mundur.

Etiketa: Banka Qendrore EuropianeBankatBashkimit EuropianBorxhibuxhetiEmmanuel MacronFinancatFrancaFranko-GjermanFushaGjermaniainvestimeKrizaMacronmbështetjeMjedispaqeParaProject SyndicatePunëQeveriaReformarrezikRritja ekonomikeTreguVendimetZgjedhjet
Tjetri
Grindja Gjermano-Turke kërcënon rolin e BE-së në Ballkan

Grindja Gjermano-Turke kërcënon rolin e BE-së në Ballkan

zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.