AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Trekëndëshi i diplomacisë rajonale bëhet katërkëndësh

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe Kryeministri Edi Rama | Foto nga : LSA

Katër vjet më parë, qeveria e kryeministrit Edi Rama argumentoi se Shqipëria do t’i trajtonte si të barabartë në marrëdhëniet e saj Greqinë, Italinë dhe Turqinë. Në programin e ri qeverisës, argumentohet se diplomacia rajonale do të bëhet “katërkëndore”, ku tre të parave do t’i shtohet edhe Austria.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe Kryeministri Edi Rama | Foto nga : LSA

Pas zgjedhjeve të vitit 2013, qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama argumentoi se Turqia do të ngrihej në nivelin e Italisë dhe Greqisë si partner strategjik i vendit, mbështetur kjo me supozimet për ngritjen e Turqisë si superfuqi rajonale në Ballkan.

Katër vjet më vonë, qeveria “Rama 2” deklaron në programin e saj qeverisës se prioriteti në marrëdhëniet e saj në rajon do të jetë “katërkëndor”, duke i shtuar Italisë, Greqisë dhe Turqisë, edhe marrëdhëniet me Austrinë.

Pragmatizmi në këto marrëdhënie është fryma udhëheqëse, sipas deklaratës mbi politikën e jashtme që gjendet brenda programit katërvjeçar të qeverisë të miratuar pas debateve në Kuvendin e Shqipërisë.

“Vizioni ynë për një Shqipëri të fortë dhe të besueshme mbështetet mbi partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, si dhe mbi një pozicionim realist dhe dinamik brenda katërkëndëshit strategjik rajonal (Itali – Austri – Greqi – Turqi) ku artikulohen interesat kombëtare të Shqipërisë, si një vend i kyçur në Ballkan dhe i hapur në Mesdhe”, shkruhet në programin e qeverisë.

Nuk është e qartë se për çfarë arsyesh qeveria ka vendosur të shtojë Austrinë si prioritet të vetin në marrëdhëniet “strategjike rajonale”.

Që pas viteve 2000, Shqipëria ka pasur si politikë të jashtme zyrtare trajtim të barabartë të marrëdhënieve të saj me Italinë dhe me Greqinë. Italia ka qenë dhe mbetet partneri më i rëndësishëm ekonomik dhe tregtar i Shqipërisë me një distancë të largët me Greqinë, vend që ka pasur pozicionin e investitorit të huaj më të madh dhe ka qenë destinacioni kryesor i emigrantëve shqiptarë.

Shtimi i Turqisë në listën e “partnerëve rajonalë strategjikë” në vitin 2013 erdhi pas zgjerimit të rolit të diplomacisë turke në rajonin e Ballkanit si dhe në Azinë Qendrore, Lindje të Mesme e Afrikë të njohur si “platforma e thellësisë strategjike“.

Nën udhëheqjen e Ahmet Davutoglu, në atë kohë Ministër i Jashtëm i Turqisë, Turqia zgjeroi ndikimin e vet përmes kombinimit të ndërmjetësimit për paqe, investimeve të huaja në sektorë strategjikë dhe ndikim kulturor përmes lidhjeve gjuhësore dhe fetare në vende të ndryshme të Ballkanit.

Qeveria shqiptare ka parë vazhdimisht nga Turqia për investime të huaja, ndërsa kryeministri Edi Rama ka shpresuar herë pas here te ndihma e presidentit turk Erdogan për ndërtimin e një aeroporti në Vlorë dhe një kompanie ajrore shqiptare. Por pavarësisht shpresave, asgjë nuk është formalizuar në këtë drejtim. Duke pranuar dështimin në drejtim të thithjes së investimeve të huaja, kryeministri Edi Rama kritikoi zyrtarët e Ministrisë së Jashtme në gusht, duke argumentuar se ambasadorët nuk kishin qenë në gjendje të krijonin kurrfarë interesi për investime në Shqipëri në vendet përkatëse.

Turqia është aktualisht investitori i katërt i huaj më i madh në Shqipëri pas Greqisë, Kanadasë, Italisë dhe Holandës. Turqia zë gjithashtu edhe 10 për qind të importeve dhe 1.2 për qind të eksporteve.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë kanë qenë të tensionuara që nga viti 2011, kur Greqia duket se përdori kërcënimin me bllokim të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian për të ekstraktuar koncesione nga Shqipëria në lidhje me përfitimin e një sipërfaqeje të shelfit kontinental më të madhe nga sa i takonte sipas rregullave ndërkombëtarë si dhe për ndërtimin e varrezave për ushtarët grekë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Megjithëse qeveria e majtë që mori pushtetin më 2013 premtoi përmirësim të marrëdhënieve me Greqinë, situata vetëm sa u përkeqësua. Qeveria e kryeministrit Alexis Tsipras në Greqi, megjithëse i përket ekstremit të majtë si origjinë politike, ka vendosur në koalicionin qeverisës një parti nacionaliste të krahut të djathtë ndërsa qeveria shqiptare urdhëroi në mënyrë të pashpjegueshme shembjen e një kishe orthodokse në Dhërmi ndërsa hyri në telashe të mëtejshme kur vendosi të shembë përkundrejt shpërblimeve qesharake disa shtëpi në Dhërmi dhe Himarë, gjë që zemëroi Greqinë, e cila akuzon se Shqipëria po shkel të drejtat e minoritetit grek.

Austria, vendi i shtuar në listën e “partneriteteve strategjike rajonale” të qeverisë shqiptare, ka aktualisht një portofol investimesh prej rreth 360 milionë eurosh sipas shifrave më të fundit të disponueshme nga Banka e Shqipërisë, të cilat i përkasin vitit 2014. Roli i Austrisë në tregtinë e jashtme të Shqipërisë është mikroskopik. Në vitin 2016, Austria zuri 1.4 për qind të importeve dhe 0.5 për qind të eksporteve. Nuk është e qartë se për çfarë arsyeje, Austria është shtuar në listën e partneriteteve strategjike rajonale.

Programi i qeverisë për diplomacinë mbart edhe disa referenca gjeografike të paqarta. Programi premton se qeveria do të përpiqet të fuqizojë rolin e Shqipërisë në “hapësirën e Europës Adriatike”, pa shpjeguar se çfarë nënkuptohet me termin “Europë Adriatike”.         Më pas, programi flet edhe për “dimensionin mesdhetar” në politikën e jashtme ndërsa i referohet Shqipërisë si një “vend i kyçur në Ballkan dhe i hapur në Mesdhe”.

Etiketa: Alexis TsiprasambasadorAustriAustriaBallkanbllokimDhërmiDitmir BushatiEdi RamaErdoganGreqiGreqiaHolandëinvestimeItaliItaliaKryeministri Edi RamandikimpaqeQeveriaQeveria shqiptarerajonRamaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësTurqiTurqia
Tjetri
Dhjetë anëtarë të Gjykatës së Lartë dështojnë në testin e justifikimit të pasurisë

Dhjetë anëtarë të Gjykatës së Lartë dështojnë në testin e justifikimit të pasurisë

Komente 1

  1. Gent Jonima says:
    9 years më parë

    Ndoshta ne kete rast Austria eshte nje proxy per Gjermanine?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.