AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

“Ballkani ende i angazhuar ndaj BE-së pavarësisht rritjes së Kinës” thotë BERZH

Filip RudicngaFilip Rudic
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri kinez Li Keqiang në Forumin e Ekonomisë në Beograd 2014. Foto: BETA

Kina po krijon rrugë të mëdha ekonomike në Ballkan përmes iniciativave të saj të zhvillimit, por BE-ja mbetet shtylla kryesore politike dhe ekonomike, thotë një raport i ri i BERZH.

Kryeministri kinez Li Keqiang në Forumin e Ekonomisë në Beograd 2014. Foto: BETA

Tregtia midis Kinës dhe vendeve përgjatë “Rrugës së Mëndafshtë Ballkanike” arriti në 3.3 miliardë euro në vitin 2015-16, por Europa ende mbetet partneri më i rëndësishëm i tregtisë me jashtë të vendeve të Ballkanit, sipas një raporti të ri të autorizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim BERZH të botuar të enjten.

Sipas raportit, ka “shqetësime të arsyeshme” për angazhimin kinez në kuadrin “16 + 1”, i cili u krijua si pjesë e Iniciativës së Brezit Kinez dhe asaj Rrugore për të përmirësuar tregtinë dhe marrëdhëniet ekonomike me 16 vende europiane.

Arsyeja kryesore e shqetësimit është që kompanitë kineze shërbejnë si delegatë për shtetin kinez dhe se punësojnë pak vendas, ndërsa projektet e infrastrukturës dhe marrëveshjet e kredive i ngarkojnë qeveritë me një barrë të madhe borxhi.

Sipas të dhënave, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë midis Kinës dhe ekonomive të përzgjedhura të Ballkanit Perëndimor arriti në 3.3 miliardë euro në vitin 2015-16. Serbia përbën gati gjysmën e këtij vëllimi të përgjithshëm tregtar.

Tregtia e Ballkanit me Kinën në miliona euro. Burimi BERZH

Raporti analizoi ngushtësisht tre vende të Ballkanit – Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnje-Hercegovinën,  tregtia e të cilave me Kinën anon “thuajse ekskluzivisht” në favor të gjigantit aziatik.

Të dhënat më të fundit të tregtisë ndërkombëtare për Serbinë tregojnë se Kina ishte partneri i katërt më i madh tregtar i vendit në vitin 2016 dhe origjina e dytë më e madhe e importit. Megjithatë, Kina nuk përfshihet në dhjetë destinacionet kryesore për eksportet serbe.

Rëndësia e Serbisë për nismën kineze është theksuar edhe nga presidenti kinez Xi Jinping, i cili e sheh Serbinë në “një rol udhëheqës në bashkëpunimin midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore”, thuhet në raport.

Për të mbështetur deklarata të tilla diplomatike, Pekini po bëhet një huadhënës kryesor për projektet e infrastrukturës në Serbi, duke krijuar një degë të Bankës së Kinës në Beograd, si pjesë e një strategjie më të gjerë për të depërtuar në tregjet e Ballkanit dhe Europës.

Të dhënat për Maqedoninë tregojnë se Kina ishte partneri i katërt më i madh tregtar i vendit në vitin 2016 dhe renditet në vendin e nëntë si destinacion eksporti për Maqedoninë.

Investimi kinez në Maqedoni mbetet i kufizuar por ka një fokus strategjik, pasi Maqedonia përfaqëson një lidhje për zgjerimin në vendet e tjera fqinje të projekteve të infrastrukturës.

Bosnja nuk shfaqet shumë në radarin e aktiviteteve ekonomike kineze në Europën jug-lindore, thotë raporti. megjithatë, vëllimi i parave në lojë – të dhëna ose të premtuara – nga Kina ende mund të konsiderohet si substancial.

“Nëse dakordësohet dhe zbatohet – dhe kjo është një nëse e madhe – atëherë shuma totale do të tejkalojë 2 miliardë eurot,” thotë raporti i komisionuar nga BERZH.

Por në Bosnje-Hercegovinë, raporti theksoi një mungesë lidhjeje mes asaj që kompanitë dhe bankat kineze po konsiderojnë të bëjnë dhe atyre që përfaqësuesit e medias, politikës dhe biznesit në vend duan të prezantojnë.

Raporti jep shembullin e operatorit rrugor Autoputevi Republike Srpske në entitetin boshnjako-serb Republika Srpska, që pretendon se ka nënshkruar një marrëveshje të parakohshme me firmën kineze Sinohydro për të ndërtuar një pjesë të rrugës.

Sipas vëzhguesve në terren, megjithatë, kjo është “thjesht një ëndërr” e presidentit të entitetit, Milorad Dodik, e nxitur kryesisht nga “konsideratat e tij politike”, thotë raporti.

Në përgjithësi, investimet kineze përgjatë Rrugës së Mëndafshit në Ballkan janë të mirëpritura nga politikëbërësit në rajon, bazuar në konsideratat e tyre pragmatike.

Megjithatë, vendet rajonale mbeten të angazhuara ndaj pranimit në Bashkimin Europian dhe anëtarësimit në NATO, përfundoi raporti.

Etiketa: BallkanBallkaniBankatBEBeogradBERZHBorxhiBosnjaBosnjeEuroEuropaKinaKrijonMaqedoniMaqedoniamarrëveshjeMilorad DodikNATOPunërajonraportRaportiRepublika SrpskaSerbiSerbiaSHXi Jinpingzhvillim
Tjetri
Interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë është i bllokuar nga Serbia

Gjermania ndërhyn për të zgjidhur ngërçin e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.