AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Vota nuk qe tamam sekrete në një masë jo të vogël, thotë OSBE/ODIHR

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi, Zgjedhje 2017
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lulzim Basha (djathtas) dhe Edi Rama duke hedhur votën e tyre në dy qendra të ndryshme votimi në Tiranë. Foto Kolazh

Në raportin final për zgjedhjet e 25 qershorit 2017, misioni i vëzhguesve OSBE/ODIHR thekson më shumë se sa vitet e shkuara problemet me sekretin e votës, presionin e partive politike dhe aftësinë e militantëve për të lidhur votën e hedhur me votuesin.

Lulzim Basha (djathtas) dhe Edi Rama duke hedhur votën e tyre në dy qendra të ndryshme votimi në Tiranë. Foto Kolazh

Mungesa e sekretit të votës së hedhur si pasojë e aftësisë së makinerive politike për të identifikuar votuesit dhe votat pothuajse një për një qe një nga shqetësimet kryesore të shprehura në raportin final të zgjedhjeve të 25 qershort të grupit të vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të OSBE/ODIRH. Raporti 37 faqësh u publikua më 28 shtator në faqen zyrtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE dhe është produkt i misionit të vëzhguesve të Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, (ODIHR sipas akronimit në anglisht).

“Njerëz të paautorizuar qenë të pranishëm në 10 për qind të qendrave të votimit të vrojtuar dhe vëzhguesit vërejtën ndërhyrje në proces nga vëzhguesit partiakë në 8 për qind të vrojtimeve,” thuhet në raport.

Vëzhguesit e vlerësuan procesin e votimit negativisht në 7 për qind të qendrave të votimit të vrojtuara.

Zgjedhjet e 25 qershorit u zhvilluan pas një krize politike disa mujore të shkaktuar nga bojkoti i shpallur dhe protesta e vazhdueshme e opozitës në shesh, bojkot që u mbyll me një marrëveshje politike mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës më 18 maj. Partia Socialiste arritit ë fitojë afro 48 për qind të votave dhe 53 për qind të parlamentit, kryesisht si rrjedhojë e braktisjes së opozitës nga një pjesë e votuesve të vet.

Vota e identifikuar

Raporti vëren se sekreti i votës, themeli më i rëndësishëm në demokraci, mund të jetë kompromentuar në një masë jo të vogël, pjesërisht për shkak të mjediseve të ngushta të votimit dhe pjesërisht për shkak të vëzhguesve partiakë të cilët mbanin shënime se kush hyri e kush doli dhe se cilët votues morën një fletë votimi të caktuar. Kjo është mekanizmi kryesor i dyshuar në Shqipëri për presion nga ana e partive politike, kryesisht atyre në pushtet, për të identifikuar se për kë parti ka votuar një shqiptar i caktuar.

“Fletët e votimit vijojnë të kenë një bar kod me një numër serial vijues, gjë që jep mundësinë teknike për të lidhur një votë të caktuar me një votues specifik”, thuhet në raport.

Sipas kësaj skeme, vëzhguesit partiakë qëndrojnë brenda ose pranë mjediseve të votimit duke u ndihmuar nga komisionet e qendrave të votimit, të cilat përbëhen gjithashtu nga militantë partiakë, për të dëgjuar numrin e kartës së identitetit të votuesit, numër që lexohet me zë të lartë nga komisionerët, dhe pastaj për të mbajtur shënim radhën e votuesve një nga një krahas numrave serialë të fletëve të votimit.

“Vëzhguesit e misionit vunë re shumë raste kur vëzhguesit e partive mbanin shënim se kush votoi duke regjistruar numrat e tyre siç shënoheshin në listat e votuesve. Ky proces ndihmohej nga komisionerët të cilët njoftonin me zë të lartë numrat e identitetit të votuesve,” shkruhet në raport.

Skema e identifikimit të një vote specifike mund të ngjajë si film me spiunazh, nëse kemi parasysh se në Shqipëri ka mbi 3.4 milionë shtetas me të drejtë vote dhe se në 25 qershor u hodhën 1.6 milionë vota. Gjithsesi, efikasiteti i një skeme të tillë identifikimi të votës ka shumë pak rëndësi në krahasim me faktin që votuesit dinë se vota e tyre mund të mos jetë sekrete. Mjafton që votuesit të dyshojnë se sekreti i votës së tyre është i pagarantuar që standardet e kartës së Kopenhagës të konsiderohen të shkelura dhe zgjedhjet të konsiderohen pa standarde.

“Shteti duhet të garantojë të drejtën për zgjedhje të lirë dhe sekrete. Çdo formë presioni për të zbuluar se si kanë synuar votuest të votojnë ose se si kanë votuar ata duhet të parandalohet. Çdo lidhje mes votuesit dhe një vote duhet të bëhet e pamundur,” thuhet në raport.

Sipas raportit, në 4 për qind të qendrave të vrojtuara sekreti i votës “mund të jetë kompromentuar” për shkak se mjediset qenë të papërshtatshme për kryerjen e votimit për shkak se qenë të vogla dhe të mbingarkuara ndërsa sekreti nuk konsiderohet i garantuar edhe në 10 për qind të vrojtimeve të tjera për shkak të plotësimit të votës jashtë kuadratit të votimit nga votuesit apo të mospalosjes së votës siç kërkohet nga ligji.

Partitë politike shqiptare kanë zhvilluar përgjatë viteve makineri politike përmes grumbullimit të të dhënave personale të votuesve si dhe krijimit të mekanizmave të gjithëfarëllojshëm të presionit, nga identifikimi i vendeve të punës te identifikimi i problemeve të ndryshme ligjore si pasja e një prone të palegalizuar apo një prone pa titull pronësie të rregullt.

Krijimi i përshtypjes se vota mund të identifikohet dhe nuk është tërësisht sekrete, përbën një mekanizëm të fuqishëm presioni nga partitë politike te votuesit.

Etiketa: BashademokraciEdi RamEdi RamaFinalkomisionerkrizeLulzim BashamarrëveshjeMASODIHROSBEPartiaPartia SocialisteProtestaPunëRamaraportRaportiSHshqipShqipërishqiptareshtatortë drejtaVëzhguesitVotaVotimiVotuesvotuesitzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Fëmijët durrsakë angazhohen për trashëgiminë kulturore (Foto)

Fëmijët durrsakë angazhohen për trashëgiminë kulturore (Foto)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.