AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Si u bënë heronj të Serbisë kriminelët e luftës?

Marija RisticngaMarija Ristic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-shefi i shtabit të Ushtrisë Jugosllave gjenerali Nebojsa Pavkoviç, majtas, dhe gjenerali Vladimir Lazareviç marrin pjesë në një stërvitje ushtarake pranë qytetit serb të Pirotit në vitin 2001. Të dy burrat më vonë u dënuan nga Gjykata e Hagës. Foto: BETA.

Kriminelë lufte që kanë kryer dënimet e tyre janë shndërruar në pjesëmarrës aktivistë në jetën politike në Serbi falë qeverisë dhe medias, të cilat kanë vendosur ta harrojnë atë që ata bënë dhe t’i promovojnë ata si heronj.

Ish-shefi i shtabit të Ushtrisë Jugosllave gjenerali Nebojsa Pavkoviç, majtas, dhe gjenerali Vladimir Lazareviç marrin pjesë në një stërvitje ushtarake pranë qytetit serb të Pirotit në vitin 2001. Të dy burrat më vonë u dënuan nga Gjykata e Hagës. Foto: BETA.

“Askujt s’do t’i vijë kurrë turp nga këta njerëz,” deklaroi ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin këtë fundjavë në një tubim të ish-ushtarëve të Batalionit të Tretë të Ushtrisë Jugosllave.

“Koha e turpit ka kaluar. Kjo është koha për të qenë krenarë,” këmbënguli ai.

Ky nuk do të konsiderohej si një event i jashtëzakonshëm nëse komandantët e nderuar nga Vulin nuk do të ishin kriminelë lufte të dënuar.

Në radhën e parë midis ish-ushtarëve që u nderuan ishin Vladimir Lazareviç, ish-shefi i shtabit i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë Jugosllave dhe Nikola Sainoviç, ish-zv/kryeministër i Jugosllavisë.

Lazareviç dhe Sainoviç u dënuan nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë përkatësisht me 14 dhe 18 vjet burg për fushatën ushtarake në Kosovë që shkaktoi 11,000 shqiptarë të Kosovës të vrarë dhe rreth 700,000 të tjerë u dëbuan në Shqipërinë fqinje, Mal të Zi dhe Maqedoni.

Nuk ishte vetëm qeveria serbe që po shprehte krenari për “heronjtë tanë”, por edhe zyrtarë në zyrën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Sekretari kryesor në zyrën e Vuçiçit, Nikola Selakoviç, tha në të njëjtin tubim se është “detyrë e Serbisë të nderojë profesionalizmin” e Batalionit të Tretë të Ushtrisë Jugosllave.

Kjo nuk është hera e parë që Vulini dhe Selankoviçi kanë treguar dashamirësi ndaj kriminelëve të luftës.

Në vitin 2015 ata organizuan një mikpritje prej heroi për Lazareviçin kur ai u rikthye në Serbi pasi kreu dënimin e tij.

Por kriminelët e luftës në Serbi nuk gëzojnë vetëm mbështetjen e ministrave dhe zyrtarëve të tjerë, por gjithashtu edhe të medias.

Pavarësisht detyrimeve të tyre për kodin e etikës, media serbe rrallë përmend të kaluarën e të dënuarve nga Gjykata e Hagës. Edhe pse shumë prej tyre janë shfaqur në televizion apo shtyp gjatë viteve të fundit, e rrallë është media që përmend të kaluarën e tyre kriminale dhe në vend të kësaj i prezanton ata si analistë, ish-gjeneralë ose këshilltarë.

Gjithashtu, nëse shikoni lajmet e fundjavës nga tubimi i ish-ushtarëve të Ushtrisë Jugosllave, nuk do të lexoni asgjë për veprimet e tyre të turpshme gjatë luftës në Kosovë.

Edhe televizioni publik serb, RTS, nuk e përmendi se cilët ishit këta njerëz që u nderuan me aq shumë krenari nga Vulini dhe Selakoviçi.

Por ata që ngrihen kundër mohimit të së kaluarës dhe rikthimit të kriminelëve të luftës në jetën publike, siç janë aktivistët e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut, përballen me kërcënime, abuzime dhe madje edhe dhunë fizike.

Nën sloganet “Kriminelët e luftës nuk janë heronjtë tanë” dhe “Kriminelët e luftës të heshtin që viktimat të mund të flasin”, aktivistët e Nismës Rinore u përpoqën të parandalonin shfaqjet dhe fjalimet publike të ish-kolonelit të Ushtrisë Popullore Jugosllave Veselin Sljivançanin dhe ish-kryetarit të parlamentit serb të Bosnjës Momçilo Krajsinik, të dy të dënuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Aktivistët u rrahën dhe kërcënuan, por sulmuesit e tyre s’u kapën kurrë.

Ndërsa Serbia përparon në rrugën e saj drejt BE-së, duke pretenduar se po respekton sundimin e ligjit dhe se po përmbush kriterin e anëtarësimit, kur vjen fjala te ndjekjet penale të krimeve të luftës dhe ballafaqimi me të kaluarën, ajo s’po bën asnjë progres.

Gjyqet në vend të krimeve të luftës kanë ngecur në një ngërç ligjor të shkaktuar nga fakti se kryeprokurori i krimeve të luftës nuk u emërua për një vit e gjysmë.

Numri i datave të gjyqeve është ndër më të ulëtit që kur u krijua zyra e prokurorisë për krimet e luftës në vitin 2003, ndërsa u bërë tre vjet që nuk ngrihet asnjë padi për krime në Kosovë.

Ajo që është gjithashtu shqetësuese është se kjo prirje jehon edhe në vendet e tjera të ish-Jugosllavisë. Në Bosnje, Fikret Abdiç, i cili kreu dënimin e tij me 15 vjet burg për krime lufte, tani është kryetar komune, ndërsa të tjerë që përballen me akuza për krime lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë gjithashtu mbajnë poste politike. BIRN shkroi gjerësisht për ndikimin e tyre politik në vitin 2016.

Komuniteti ndërkombëtar është munduar shumë në ngritjen e Gjykatës së Hagës, e cila do të mbyllet në fund të këtij viti, por nuk arriti të trajtonte çështjen e rehabilitimit të kriminelëve të luftës dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.

Kur veprat e kryera nga kriminelët e luftës, si Vladimir Lazareviç dhe Nikola Sainoviç, nuk përmenden në arenën publike dhe ata risillen si heronj, është e qartë se problemet serioze vazhdojnë.

Siç tha kryeprokurori i Gjykatës së Hagës Serge Brammertz në raportin e tij të fundit në OKB, nacionalistët në vende të ndryshme të ish-Jugosllavisë ende besojnë në pafajësinë dhe viktimizimin e tyre.

“Mesazhi i mohimit dhe revizionizmit është i zëshëm dhe i qartë,” tha Brammertz. “Ne i njohim viktimat tona, por jo tuajat. Kriminelët tuaj të luftës janë heronjtë tanë.”

Etiketa: aktivistAktivistëAkuzaBEBIRNBosnjeBurgGjykataGjykatëGjykatësheronjKosovëKrimekrime luftekriminelë luftekryetarLufteMal të ZiMaqedoniMediaOKBpadiprogresQeveriaSerbiSerbiaSerge BrammertzSHshqipvuçiç
Tjetri
Pse presidenti Tuxhman imitoi gjeneralin Franko?

Pse presidenti Tuxhman imitoi gjeneralin Franko?

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.