AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Shkatërrimi i panatyrshëm i uraganeve

Peter SingerngaPeter Singer
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Uragani Maria në Domenikë. Foto: (Suchat Pederson/The News-Journal via AP)

Uraganet po shkaktojnë dëmet të mëdha në historinë e SHBA-së këtë vit, por Peter Singer argumenton se më shumë jetë mund të shpëtohen nëse ne arrijmë të shohim me largpamësi.

Uragani Maria në Domenikë. Foto: (Suchat Pederson/The News-Journal via AP)

Sezoni i uraganëve në Atlantik për vitin 2017, që filloi zyrtarisht më 1 qershor dhe do të përfundojë më 30 nëntor, me gjasa do të jetë më i shtrenjti ndonjëherë. Uraganët kanë vrarë afërsisht 300 persona në rajon këtë sezon dhe kanë shkaktuar rreth 224 miliardë dollarë dëme.  Në një shkallë që mat energjinë e akumuluar ciklonike të stuhive, ky sezon është i pari që ka regjistruar tre stuhi secila e renditur mbi 40. Fatmirësisht, një nga këto të treja, uragani Jose, mbeti kryesisht në det, ku bëri pak dëme, por uragani Irma dhe Maria shkaktuan shkatërrim masiv në Karaibe, përfshirë Porto Rikon. Irma kishte një energji ciklonike të akumuluar prej 66.6, i treti nivel më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Uragani Harvi kishte më pak energji por solli shira rekord dhe përmbytje në Huston dhe vende të tjera të Teksasit dhe Luizianës. Harvi mund të jetë stuhia më e shtrenjtë në historinë e SHBA, duke i kaluar kostot e rindërtimit të Nju Orlinsit pas uraganit Katerina në 2005. Shifrat e punës tregojnë se në Shtetet e Bashkuara humbën 33.000 vende pune në shtator, që analistët ia atribuojnë uraganëve. Atëherë, pikërisht kur dukej se sezoni po qetësohej, uragani Nate shkaktoi të paktën 24 vdekje në Kosta Rika, Nikaragua dhe Honduras, përpara se të drejtohej në SHBA.

Harvi, Irma dhe Maria ishin stuhi jashtëzakonisht të fuqishme. Por numri i jetëve të humbura dhe dëmit të shkaktuar reflektojnë vendimet e njerëzve. Qasja mosndërhyrëse e Huston ndaj zonimit bëri që shtëpitë të ndërtoheshin në fusha që përmbyten. Mes viteve 1996 dhe 2010, Houston Chronicle ka raportuar se rajoni humbi 54,000 akra ndaj ligatinave, ku u thithën disa prej reshjeve të shirave. Sistemi i drenazhit të ujit të stuhisë dështoi të mbante ritmin. Në një qytet me më shumë largpamësi ndaj kontrolleve të planifikimit, do të kishte më pak jetë të humbura dhe më pak dëme.

Planifikimi paraprak do të shpëtonte shuma të mëdha. Sipas një studimi të pavarur për Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, një dollar i shpenzuar për lehtësimin e shkatërrimit i kursen taksapaguesve 3.65 dollarë mesatarisht dhe shoqërisë i kurse 4 dollarë të tjerë.

Norma kosto-përfitim është edhe më e lartë në vendet në zhvillim. Në Bangladesh, ku miliona njerëz jetojnë në delta lumenjsh pjellor por të rrezikuar nga përmbytja, Ndihma Islamike, një OJQ, zbuloi se duke ngritur tokën ku jetonin njerëzit, mund të ofronte mbrojtje afatgjatë nga përmbytjet me kosto 525 dollarë për familje. Përndryshe, familja do të humbiste gjithçka në një përmbytje madhore dhe do të duheshin pastaj rreth 550 dollarë ndihmë mujore në raste emergjence.  Bangladeshi gjithashtu shpëtoi shumë jetë duke ndërtuar streha stuhie dhe duke ofruar paralajmërime për stuhitë e ardhshme.

Pavarësisht provave të qarta dhe në rritje të efektivitetit në kosto për ndërhyrjen në kohë për të lehtësuar dëmin e shkaktuar nga stuhitë, bota shpenzon më shumë për ndihmë pas katastrofës dhe për rindërtim sesa për zvogëlim të pasoja, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë në vendet e varfra. Është e kuptueshme, sepse edhe në kohë të mira, vendet e varfra kanë pak për të kursyer.

Por duhet të jetë më e lehtë të ndryshohet balanca e shpenzimeve nga organizatat e ndihmës humanitare. Raportet nga Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore tregojnë se nga viti 2000 deri në 2008, qeveritë e vendeve të pasura ia përkushtuan 20% të të gjithë shpenzimeve të ndihmës punës së lehtësimit, por më pak se 1% parandalimit të katastrofës.

Dy elemente të psikologjisë njerëzore ndikojnë në neglizhimin joracional të masave parandaluese. Ne nuk jemi të mirë t’i japim peshën e duhur ngjarjeve që kanë pak rrezik, pavarësisht sa kaotike mund të jenë dhe jemi më të përqendruar rreth ruajtjes së njerëzve të identifikueshëm sesa ndaj atyre që nuk i njohim.

Dështimi i parë tregohet nga nevoja për legjislacion që do të sigurojë që njerëzit në makina do ta lidhin rripin e sigurimit, edhe pse çdo llogaritje racionale kosto-përfitim do të tregonte se bërja e kësaj gjëje është një zgjidhje e arsyeshme. Elementi i dytë reflektohet në gatishmërinë tonë për të shpenzuar thuajse shuma të pakufizuara për të shpëtuar minatorë të ngecur dhe nga refuzimi ynë për të paguar për standarde më të larta sigurie për të shpëtuar më shumë jetë me kosto më të ulët. Ne simpatizojmë minatorët e ngecur, por nuk mund të identifikohemi me njerëzit, jeta e të cilëve do të shpëtohej nga masat më të rrepta të sigurisë. Megjithatë, çdo “jetë statistikore” e shpëtuar do të rezultonte jetë e një personi të identifikueshëm.

Së fundmi, çfarë janë stuhitë në vetvete? Ne i mendojmë uraganët si evente natyrore dhe të pakthyeshme, ndaj gjithçka që mund të bëjmë është të kufizojmë humbjen e jetës dhe dëmeve që ato shkaktojnë. Megjithatë, shkencëtarët klimatikë na kanë paralajmëruar prej dekadash tashmë se çlirimi i vazhdueshëm i gazeve serrë po bën që planeti ynë të ngrohet. Megjithëse, është e pamundur t’i atribuojmë çdo stuhi të veçantë ndryshimit klimatik, e dimë se kur stuhitë tropikale formohen mbi ujë më të ngrohtë, ato forcohen dhe bëhen më intensive. Shkencëtarët klimatikë kanë parashikuar kështu për stuhi më të shpeshta dhe më të dëmshme.

Sezoni i uraganëve në Atlantik për 2017-ën i shtohet provave në rritje në mbështetje të këtij parashikimi. Kostoja e riparimit të dëmit duhet llogaritur në diskutimin kosto-përfitim të kalimit në burime të pastra energjie dhe pakësimit të çlirimit të metanit nga industria e mishit. Pyetja nuk është nëse mund të përballojmë kthimin në energji më të pastër dhe në ushqime më miqësore me mjedisin, por nëse mund të përballojmë të vazhdojmë të jetojmë në një planet më të ngrohtë me të gjitha pasojat e tij.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate 2017. Hurricanes’ Unnatural Toll

Etiketa: AkraBangladeshdeltaFamiljeFushaHondurasKaraibeKombet e BashkuarakostoMakinaMatmbështetjembrojtjeMinatorMITpaktpasojapërmbytjeProject SyndicatePunërajonrajoniRefuzimirrezikSHBAshtatorShtetet e BashkuaraStrehavdekjeVendimetzhvillim
Tjetri
VMRO DPMNE pëson humbje drastike në zgjedhjet vendore në Maqedoni

VMRO DPMNE pëson humbje drastike në zgjedhjet vendore në Maqedoni

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.