AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Policia ‘ngatërroi’ mostrat e ADN-së, prova kyçe në gjyqin e vrasjes së Gazmend Çollakut

Elton QynongaElton Qyno
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustrative

Ekspertët biologë të policisë shkencore i thanë Gjykatës së Krimeve të Rënda se monstrat e ADN-së të viktimës Gazmend Çollaku, të marra në morg nuk përputheshin me ato të nënës së tij dhe as me njollat e gjakut të gjetura në makinë me të cilët dyshohet se ai është transportuar.

Foto ilustrative

Ekspertizat e ADN-së në çështjen kundër Denis Shtazës, i akuzuar për vrasjen e Gazmend Çollakut, rezultuan të pavlefshme pasi mostrat me elementë ADN-je janë ngatërruar. Dy ekspertët Amarda Deda dhe Aleksandër Bushati, që analizuan njollat e gjakut të gjetura në vendngjarje, në një makinë që dyshohet se u përdor për vrasjen, të personit të akuzuar dhe të viktimës, i thanë gjykatës gjatë seancës së të hënës, se mostrat me gjakun e viktimës nuk ishin të sakta.

“Për ne ky rast ka qënë unikal dhe për të qënë të sigurt dhe me veten tonë, i kemi kryer disa herë analizat dhe dilnin të njëjta rezultate,” deklaroi ekspertia biologe Amarda Deda.

Ekspertja shpjegoi se mostrat e gjakut që shërbenin për të zbuluar ADN-në duhej të ishin ngatërruar, pasi gjaku i marrë nga trupi i viktimës në morg nuk përputhej me atë të nënës së viktimës.

Gjykata e Krimeve të Rënda urdhëroi riekspertimin të provave, por ngatërresa mund ta bëjë më të vështirë zbardhjen e vrasjes së janarit të vitit të shkuar.

Trupi i pajetë i Gazmend Çollakut, i lidhur këmbë e duar me fasheta, është gjetur buzë rrugës së fshatit Murqin të Krujës, mëngjesin e 7 janarit 2016. Ai ishte qëlluar me armë zjarri në kokë e trup dhe kishte shenja të tjera dhune. Çollaku u rrëmbye mbrëmjen e 6 janarit 2016, ndërsa ishte ulur në një nga tavolinat e lokalit “Porsaidi” në Durrës, ku po priste të fejuarën e tij A.Thano. Dëshmitarët i thanë policisë se katër persona të veshur si policë, kanë rrëmbyer me forcë Çollakun duke e futur në një automjet “Audi A6” dhe janë larguar me shpejtësi.

Po atë mëngjes policia shoqëroi Denis Shtrazën dhe ish-oficerin e policisë Ervin Dalipaj. Policia kërkonte Shtrazën, pasi në të dhënat e saj operative rezultonte se ai kishte pasur një konflikt me viktimën. Pas verifikimit Dalipaj dhe Shtraza u liruan, por policia mbajti makinën në të cilën ata udhëtonin dhe në një kontroll të dytë brenda saj gjeti njollat e gjakut në një faqe kalendari dhe pjesë të tjera të mjetit. Policia arrestoi Denis Shtazën dhe shpalli në kërkim Dalipajn në fund të janarit të vitit që kaloi. Dalipaj u vra në një atentat në prill të këtij viti ndërsa ishte në kërkim nga policia për vrasjen e Çollaku.

Njollat e gjakut që u gjetën në makinën e oficerit të vrarë të policisë Ervin Dalipaj, i cili dyshohej për vrasjen sëbashku me Denis Shtrazën, u menduan si një prej elementëve kryesorë të akuzës, pasi mund të bënin lidhjen e viktimës me makinën në të cilën udhëtonte i akuzuari. Mbrojtja e Shtrazës, i vetmi i arrestuar për krimin, i pati sulmuar ato si të manipuluara nga policia.

Gjatë seancës gjyqësore prokuori i çështjes Besnik Muçi, pyeti ekspertët për emrin e oficerit të policisë gjyqësore që kishte dorëzuar mostrat e ADN-së, por ekspertët thanë se “nuk e kujtonin emrin”. Ndërkohë nga verifikimi i dosjes në gjykatë rezultoi se ai quhet Alfred Hoxha, dhe është me detyrë specialist pranë sektorit të hetimit të Krimeve të Rënda në policinë e Durrësit.

I pyetur nga BIRN për këtë çështje Hoxha nuk pranoi të komentonte, ndërsa tha se “nuk ishte i autorizuar të jepte shpjegime [për këtë çështje]”. Po ashtu edhe prokurori Muçi nuk pranoi të komentonte atë që ndodhi në seancë apo nëse do të kishte hetime rreth ngatërrimit të mostrave të ADN-së.

Njollat e gjakut që u gjetën në makinën e të ndjerit Dalipaj, sipas akuzës bënin lidhjen mes të dyshuarve për krimin dhe viktimës. Megjithatë ekspertiza e ADN-së të cilat BIRN i publikoi më herët, mohonin këtë lidhje. Po ashtu ekspertiza nuk gjeti ngjashmëri mes gjurmëve të ADN-së në fashetat që ishin përdorur për të lidhur viktimën me pështymën e marrë nga i akuzuari për vrasje Denis Shtraza.

Mbetet për tu parë nësë riekspertimi i urdhëruar nga Gjykata e Krimeve të Rënda do ta lehtësojë ose rëndojë pozicionin e të pandehurit Denis Shtraza.

Avokati i Shtrazës Alban Qafa i tha BIRN në qershor se “policia e Durrësit ka punuar shumë keq dhe me dashakeqësi, duke bërë manipulim të provave”.

Etiketa: ADNatentatBIRNdëshmitarëDurrësGjykataGjykatëGjykatësGjyqhetimekonfliktKrujëmanipulimMbrojtjaPoliciaPolicia e DurrësitProkuroriSHvrasje
Tjetri
“Pazari” i doktoraturave vë në pikëpyetje ligjshmërinë e dhjetra gradave shkencore në Infermieri (VIDEO)

“Pazari” i doktoraturave vë në pikëpyetje ligjshmërinë e dhjetra gradave shkencore në Infermieri (VIDEO)

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.