AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

LDK përmirësoi pozicionin e saj në zgjedhje, thonë analistët

Die MorinangaDie Morina
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zgjedhjet në Kosovë të dielën. Foto: Atdhe Mulla.

Krahasuar me zgjedhjet e përgjithshme të qershorit, zgjedhjet komunale të të dielës në Kosovë treguan një rritje të mbështetjes për Ligën Demokratike të Kosovës dhe një rënie për Vetëvendosjen.

Zgjedhjet në Kosovë të dielën. Foto: Atdhe Mulla.

Bazuar në të dhënat paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, analistët politikë duartrokasin performancën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK, të ish-kryeministrit Isa Mustafa, në zgjedhjet e së dielës në krahasim me zgjedhjet e përgjithshme në qershor, ndërsa u regjistrua një rënie të votave për Vetëvendosjen në opozitë.

LDK fitoi katër komuna gjatë raundit të parë të votimit të dielën – Pejë, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Vitinë.

Partia gjithashtu do të përballet me kandidatët e tjerë në dhjetë komuna, përfshirë edhe kryeqytetin e Prishtinës.

“LDK ia ka dalë shumë mirë të qëndrojë e fortë në ato komuna që ka pasur më parë, pa patur ndonjë pretendim madhor për të fituar komuna të tjera, megjithëse Prishtina [e qeverisur nga Vetëvendosje] e çoi në balotazh,” tha për BIRN analisti nga Prishtina Imer Mushkolaj.

Një tjetër analist, Ramush Tahiri, i tha BIRN se rezultati i mirë i LDK është çudi pasi nuk pritej që të kishte fitues të qartë në secilën prej komunave me shumicë shqiptare në raundin e parë.

“Ka më shumë që nuk shkuan në balotazh nga sa pritej. Vlerësohet se askush nuk ka më shumë se 50 për qind të çdo zone elektorale, por befasia është LDK që ja treguar një ringjallje,” tha Tahiri për BIRN.

Sipas analistëve, ndërsa LDK pa një rritje të mbështetjes, Vetëvendosje humbi disa vota krahasuar me zgjedhjet e 11 qershorit, ku performoi mirë.

“Ka një rënie të Vetëvendosjes krahasuar me parashikimet sepse dukej se Vetëvendosje mund të kishte një shumicë në më tepër komuna nga sa tregojnë rezultatet aktuale,” tha Tahiri.

Mushkolaj tha gjithashtu se Vetëvendosje fitoi më pak vota nga sa pritej.

Por ai argumentoi se rezultati i Vetëvendosje ishte i mirë krahasuar me zgjedhjet lokale më 2013, ku duhej të shkohej në balotazh përpara fitores së kryebashkiakut Shpend Ahmeti.

“Krahasuar me 2013 kur Vetëvendosje kishte një rezultat shumë të dobët, tani është shumë mirë pasi është në balotazh si parti e parë dhe diku si e dytë,” tha Mushkolaj.

Sa për PDK, të dy analistët theksuan se ajo ia ka dalë të fitojë në bastionin në Drenas dhe të marrë disa balotazhe.

“PDK e ka arritur qëllimin duke shkuar në balotazhe në Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj, pasi e gjithë fushata është përqendruar në këto tri komuna,” thotë Mushkolaj.

“PDK-ja kishte frikë se do të humbiste batalionin e vet, Drenicën,” tha Tahiri.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, e kryeministrit të ri Ramush Haradinaj, bëri përparim pasi fitoi Deçanin dhe Junikun, sipas analistëve.

“Duket sikur performanca e kryeministrit ndikon në rezultatet e AAK-së”, tha Tahiri.

Partia e mbështetur nga Beogradi, Sprska Lista, fitoi ndërkohë nëntë nga dhjetë komuna me shumicë serbe në raundin e parë.

Tahiri tha se rezultati ishte ndikuar nga mbështetja që ka Sprska Lista nga Serbia.

Komuna e vetme me shumicë serbe që do të shkojë në balotazh është Klokot, ku Lista Sprska kryeson me 47.28 të votave.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha për BIRN se votimi për raundin e dytë në komunat që shkuan në balotazh, do të zhvillohet katër javë pas raundit të parë të së dielës.

“Votimi do të zhvillohet më 19 nëntor, katër javë pas ditës së zgjedhjeve për raundin e parë,” tha Elezi për BIRN.

KQZ nuk i ka publikuar ende rezultatet përfundimtare të të dielës.

 

Etiketa: AAKBIRNFerizajfushataHaradinajIsa MustafakandidatëtKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKosovëKQZLDKLokalePartiaPDKPrishtinaRamush HaradinajSerbiashqiptareVetëvendosjeVotaVotimizgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
250 luftëtarë islamikë janë kthyer në Ballkan, thotë raporti

250 luftëtarë islamikë janë kthyer në Ballkan, thotë raporti

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.