AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kushtetuesja rrëzon padinë e gjyqtarëve, nenet për pastërtinë e figurës mbeten në fuqi

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
9 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një seancë e Gjykatës Kushtetuese. Foto: LSA

Gjykata Kushtetuese rrëzoi pjesën dërrmuese të padisë së shoqatave të gjyqtarëve, duke lënë në fuqi nenet që rregullojnë kontrollin e lidhjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve me elementë të krimit të organizuar. I vetmi nen i shfuqizuar lidhet me rastet kur një anëtar i KLGJ përjashtohet nga vendimarrja.

Një seancë e Gjykates Kushtetuese. Foto: LSA

Gjykata Kushtetuese rrëzoi të hënën pjesën më të madhe të padisë së përbashkët të Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, të cilët sfiduan për herë të tretë një sërë nenesh të tre ligjeve kyçe të reformës në drejtësi.

Sipas vendimit të publikuar në faqen zyrtare, Gjykata Kushtetuese u dha të drejtë paditësve vetëm për nenin 76, pika 2 të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, duke e shfuqizuar atë si të papajtueshme me Kushtetutën.

Ndërkohë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese rrëzuan të gjitha pretendimet e tjera të padisë, që godisnin në thelbin e vet disa prej neneve që rregullojnë kontrollin e pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve-duke mos cënuar kështu në asnjërin prej neneve ligjet “për rivlerësimin kalimtar” dhe “për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Dy shoqatat që mbrojnë interesat e lobit të gjyqtarëve e dorëzuan padinë e tyre më 1 qershor, ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë e cilësoi atë si të palegjitimuar dhe të pabazuar ligjërisht. Më herët, shoqatat e gjyqtarëve ishin palë në procesin e pasuksesshëm për rrëzimin e ligjit të vettingut si dhe arritën pjesërisht të shfuqizonin disa nene të ligjit “për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” në prill 2017.

Në akt-padinë e fundit, Unioni dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kërkuan shfuqizimin e disa  neneve të ligjit të vetingut, të cilat rregullojnë kontrollin e pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve përsa i përket lidhjeve dhe përfshirjes së tyre me krimin e organizuar.

Ata kundërshtuan shtrirjen e kontrolleve në kohë për lidhje të mundshme midis gjyqtarëve, prokurorëve dhe pjesëtarëve të krimit të organizuar, duke filluar nga 1 janari 2012, si në tejkalimin e normave kushtetuese. Një parashikim tjetër i ligjit që kundërshtohet nga shoqatat si jokushtetues ka të bëjë me kontaktet që mund të kenë pasur me krimin e organizuar persona të lidhur me gjyqtarë dhe prokurorë.

Padia në mënyrë të veçantë kundërshtonte mënyrën se si do të bëhet kontrolli i pastërtisë së figurës dhe provat që do të vlerësohen nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimi dhe Kolegji i Apelimit. Ata kundërshtuan administrimin si provë të dëshmive të dhëna nga kundërshtarët e mbrojtur si dhe informacionet konfidenciale, të tilla si përgjimet telefonike parandaluese të bëra nga agjenci ligj zbatuese dhe informacioneve të dhëna nga oficerë dhe agjentë të policisë gjyqësore-kërkesa të cilat u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese.

Një tjetër nën i kontestuar i ligjit të vetingut kishte të bënte më të drejtën e gjyqtarit dhe prokurorit për të dhënë dorëheqjen gjatë procesit të rivlerësimit të integritetit të figurës, që sjell si rrjedhojë ndërprerjen e kontrollit. Ligji ka parashikuar që gjyqtarët dhe prokurorët mund ta ushtrojnë këtë të drejtë jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e tij. Sipas shoqatave, ky përcaktim është jokushtetues dhe subjektet duhet të kishin të drejtën e dhënies së dorëheqjes gjatë gjithë procesit të vetingut.

Kuvendi i Shqipërisë, i cili mbrojti ligjet në procesin para Gjykatës Kushtetuese hodhi poshtë si të pabazuara pretendimet e dy shoqatave të gjyqtarëve. I përfaqësuar nga ish-kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi, Kuvendi argumentoi para Kushtetueses se kërkuesve u mungon legjitimiteti formal, pasi avokati i tyre nuk ishte pajisur me autorizim për të përfaqësuar çështje në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu, Kuvendi mbrojti idenë se nenet që rregullojnë kontrollin e pastërtisë së figurës ishin në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare.

 

Etiketa: GjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarKLGJKolegjiKolegji iKontrollikushtetueseKuvendiLigjParaprokurorshqipVasilika Hysi
Tjetri
Republikë kryeministrore, ligje personale dhe dashuria Edi Ramës për hotelet me 5 yje

Republikë kryeministrore, ligje personale dhe dashuria Edi Ramës për hotelet me 5 yje

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.