AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Mund të bëhen bashkë Franca dhe Gjermania?

Dominique MoisingaDominique Moisi
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
French President Emmanuel Macron, right, and German Chancellor Angela Merkel during a joint media conference in Berlin, Germany, Monday, May 15, 2017. Macron and Merkel pledged Monday to work closely together to draw up a “road map” of reforms for the European Union. (Britta Pedersen/dpa via AP)

“Duke marrë parasysh thellimin e krizës në Katalunjë dhe rikthimin e populistëve europianë, marrëdhënia Franko-Gjermane është më e rëndësishme se kurrë,” shkruan Dominique Moisi.

Foto: (Britta Pedersen/dpa via AP)

Shtatë muaj më parë, kur liderja e Frontit Kombëtar Marine Le Pen pati një shans të fitojë presidencën franceze, Gjermania trembej për të ardhmen e Francës. Por pas zgjedhjeve federale në shtator në Gjermani, Franca nuk ka qenë veçanërisht e frikësuar për fqinjin e saj. Alternativa für Deutschland (AfD) e ekstremit të djathtë, megjithë përfitimet e veta, nuk do të marrë pushtetin. Gjermania, në fund të fundit, nuk është Austria.

Elitat franceze dhe gjermane kanë gjetur një shkak të përbashkët për t’u shqetësuar: Gjermania mund të mos jetë në gjendje të kapë mundësinë e jashtëzakonshme të krijuar nga fitorja e presidentit francez Emmanuel Macron. Më parë, problemi nuk ishte se Gjermania qe shumë e fortë, por se Franca ishte shumë e dobët. Tani problemi nuk është se Franca është shumë ambicioze për Europën, por Gjermania nuk është mjaftueshëm ambicioze.

Për vite, gjermanët u ankuan se Franca nuk është në gjendje të reformohet nga brenda dhe se francezët nuk e kuptonin ç’ishte ‘federalizmi’ në kontekstin e Bashkimit Europian. Kundrejt këtij sfondi, Macron doli në skenë duke e prezantuar veten si një president-filozof aktivist. Ai është një dishepull i filozofit francez Paul Ricœur dhe flet për “sovranitetin europian” në të njëjtën mënyrë si filozofi gjerman Jürgen Habermas flet për “shtetësinë europiane”.

Do të jetë e vështirë të arrihet një balancë harmonike mes një presidenti francez në agim të pushtetit të tij dhe të kancelares gjermane Angela Merkel, e cila duket në perëndim të pushtetit të saj. Mbi të gjitha, do të duhet që Gjermania të matet me guximin e ri të Francës.

Sigurisht, dyshimi i Gjermanisë për një ndarje më të madhe të rrezikut në eurozonë, që lë të kuptojë axhenda e reformës së BE-së e Macron, është i kuptueshëm. Për gjermanët, kjo ngjan si një version i përditësuar i një thirrje të vjetër të BE-së: “Gjermania do të paguajë”. Por hendeku i entuziazmit mes dy qeverive nuk duhet të jetë një humnerë e pakapërcyeshme.

Le Pen shpesh luajti gjatë fushatës presidenciale franceze duke thënë se “sidoqofshin rezultatet e zgjedhjeve, Franca do të qeveriset nga një grua: do të jem unë ose kancelarja gjermane”. Fjalia ishte e mprehtë dhe provokuese; por ishte gjithashtu e gabuar. Sot, Le Pen është pranë të qenët një detaj i thjeshtë historik. Dhe ndërsa Merkel ende është shtetarja e zgjuar te e cila i ka sytë Europa, ajo nuk mban më pozicionin që i lejon të vendosë axhendën e BE-së njëanshmërisht.

Qartazi, politika franceze dhe gjermane është kaq e ndryshme për nga trajektoret emocionale. Gjermania është pak a shumë e kënaqur me veten dhe vendin e saj në botë. Vendimi i Merkel për të hapur kufijtë e vendit në krye të krizës së refugjatëve patjetër që i kushtoi vota koalicionit të saj të mëparshëm në zgjedhjet e shtatorit. Por, në tërësi, gjermanët mbeten pa dëshirë për të ndryshuar status quo-në europiane që ka rezultuar mjaft e suksesshme për vendin e tyre.

Franca, përkundrazi, ndihet se ndryshimi duhet të vijë tani ose kurrë. Nëse Franca dhe Europa presin deri nesër për të bërë atë që duhej bërë sot, atëherë do të kenë humbur tashmë. Nga perspektiva e Francës, historia duket se po nxiton. Mbretëria e Bashkuar aktualisht po negocion kushtet e tërheqjes së saj nga BE-ja; parlamenti rajonal i Katalunjës sapo ka deklaruar pavarësi nga Spanja dhe populizmi është duke u shtuar në Europën Qendrore dhe Lindore.

Nëse Franca do të mbetet e rëndësishme në Europë, duhet të përdorë çastin për të reformuar veten. Dhe nëse BE-ja do të mbetet e rëndësishme në botë, veçanërisht tani që SHBA e ka humbur rrugën e saj, ajo duhet ta vërë integrimin europian në rrugën e duhur sërish.

Hendeku mes Francës dhe Gjermanisë është më i madh kur vjen fjala te mbrojtja dhe siguria, duke qenë se ka një kulturë të thellë përçarje mes dy vendeve. Sigurisht, shumica e shtetasve francezë dhe gjermanë identifikohen si Europianë, përkundrejt shtetasve të Mbretërisë së Bashkuar, që identifikohen si britanikë – ose si anglezë, irlandezë, skocezë apo nga Uellsi. Kjo është arsyeja përse kritikët gjermanë dhe francezë të BE-së përqendrohen kryesisht në performancën e bllokut, ndërsa britanikët shpesh godasin vetë projektin europian.

Por kur flasim për siguri dhe mbrojtje, këto prirje përmbysen: Franca dhe Britania janë shumë të ngjashme nga mentaliteti, ndërsa Gjermania, për shkak të historisë së saj, është tërhequr përherë nga çdo lëvizje ushtarake.

Sigurisht, ka shumë ndryshime mes Britanisë dhe Francës në lidhje me mënyrën si angazhohen me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n. Mbretëria e Bashkuar është për nga natyra më afër NATO-s se Franca. Por kjo e para, e ofenduar nga presidenti Donald Trump, gjithashtu është distancuar nga SHBA, ndërsa Franca e qeverisur nga Macron, në një farë mënyre është afruar. Ndryshe nga Macron, kryeministrja britanike Theresa May nuk është e bindur se mund ta bëjë për vete Trump.

Partneriteti franko-gjerman prej kohësh ka qenë një shtyllë stabiliteti në BE. Dhe duke marrë parasysh thellimin e krizës në Katalunjë dhe rikthimin e populistëve europianë, marrëdhënia bilaterale është më e rëndësishme se kurrë.

E thënë troç, Macron dhe Merkel përfaqësojnë demokracinë liberale europiane, bazuar mbi logjikë dhe hapje, në kontrast me vizionin populist që përfaqësojnë kryeministri hungarez Viktor Orban dhe lideri politik de fakto i Polonisë Jarosłav Kaczyński. Me zgjedhjet e fundit në Austri dhe Republikën Çeke në Europën Qendrore që lëvizën më tepër për nga ajo që quhet perandori austro-hungareze populiste, Gjermania është po aq e interesuar sa Franca në suksesin e reformimit të BE-së. Topi, siç thonë amerikanët, është në fushën e Merkelit.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Can France and Germany Come Together?

Etiketa: aktivistAngela MerkelAustriAustriaBEDominique MoisiDonald TrumpEmmanuel MacronEuropaFrancaFranceFranko-GjermanGjermaniGjermaniaMacronMarine Le PenMbretëria e BashkuarMbrojtjambrojtjeMerkelMjaftNATOndarjeOrbanParapopulistPopulizmipresidentProject SyndicateSHSHBAshtatorShtetet e BashkuaraSiguriaTrumpVendimiViktor OrbanVotaZgjedhjet
Tjetri
Mohimi i krimeve të luftës është një mekanizëm psikologjik mbrojtjeje

Mohimi i krimeve të luftës është një mekanizëm psikologjik mbrojtjeje

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.