AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Zoti Trump shkon në Kinë

Richard N. HaassngaRichard N. Haass
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Trump me presidentin Xi në prill 2017.

Koreja e Veriut do të jetë në qendër të bisedimeve midis Donald Trump dhe Xi Jinping, kryesisht sepse Trump po shpreson te Kina për të frenuar shtetin e saj klient kokëfortë. Por ka gjasa që ai të largohet i zhgënjyer, sepse liderët e Kinës do të përpiqen të shmangin vendimet e vështira në një afat të shkurtër kohor, edhe pse kjo mund të dëmtojë rezultatet me kalimin e kohës.

Presidenti Trump me presidentin Xi në prill 2017. Foto: Wikimedia Commons.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump po kalon rreth dy javë në Azi, duke vizituar Japoninë, Korenë e Jugut, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet. Vendosja e Kinës në qendër të udhëtimit ka kuptim, sepse ajo përbën ndalesën më të rëndësishme si në aspektin strategjik ashtu edhe në atë ekonomik.

Koreja e Veriut do të mbizotërojë pjesën më të madhe të bisedimeve kur Trump të jetë në Kinë, kryesisht  sepse ai po shpreson te liderët kinezë për të zgjidhur problemin e Koresë së Veriut për Shtetet e Bashkuara. Kjo qasje është e kuptueshme, sepse pjesa më e madhe e tregtisë së Koresë së Veriut kalon tranzit në territorin kinez dhe Kina mund të ushtrojë presion të madh mbi Korenë e Veriut, nëse ajo zgjedh të veprojë kështu.

Por ka gjasa që Trump të largohet i zhgënjyer. Kina nuk do të pranojë të ushtrojë të gjithë forcën e saj, që të mos dëmtojë stabilitetin e Koresë së Veriut dhe si rezultat i kësaj të përfundojë më keq. Ironia dhe tragjedia e mundshme e pozicionit të Kinës është se lejimi i Koresë së Veriut të rrisë dhe përmirësojë arsenalet e saj bërthamore dhe raketore mund të ushqejë një vrull drejt luftës ose ta çojë Korenë e Jugut, Japoninë, ose edhe të dyja të rishikojë qëndrimet e tyre jo-bërthamore. Secili nga këto rezultate do të ishin në kundërshtim me interesat strategjike të të Kinës, por, si shumë qeveri, liderët e Kinës do të përpiqen të shmangin vendime të vështira në një afat të shkurtër, edhe nëse kjo rezulton në dëmtimin e rezultateve me kalimin e kohës.

Problemi i Koresë së Veriut është vetëm një nga shumë të tjerë në axhendën kinezo-amerikane, që përfshin çështje të tjera gjeopolitike (kryesisht situata në Detin e Kinës së Jugut dhe statusi i Tajvanit). Ka gjithashtu çështje ekonomike që duhen trajtuar, siç është dështimi i Kinës për të respektuar pronën intelektuale, subvencionet e saj të mëdha qeveritare ndaj firmave të orientuara nga eksporti, kufizimin e saj të qasjes në tregjet e saj dhe përpjekjet e saj për t’i kërkuar firmave të huaja që bëjnë biznes në Kinë të transferojnë teknologji të përparuar te firmat kineze.

Lista e çështjeve që ndajnë këto dy vende të rëndësishme dhe të fuqishme është e gjatë dhe e vështirë, duke përforcuar pesimizmin e atyre që parashikojnë se marrëdhënia dypalëshe do të vazhdojë të hidhërohet. Një nga argumentet është se pesimisti kryesor është modeli historik, me anë të të cilit fuqitë në rritje dhe ato të ngritura kanë tendencë të përfundojnë duke konkurruar ose edhe luftuar me njëra-tjetrën.

Një libër i fundit, nga shkencëtari politik i Harvardit Graham Allison, fokusohet në të ashtuquajturin “Kurthi i Thukidit”, që mban emrin e historianit grek të lashtë që pasqyroi marrëdhënien konkurruese që shkaktoi Luftën e Peloponezit midis Athinës dhe Spartës, superfuqitë e asaj kohe. Allison portretizon Kinën dhe Shtetet e Bashkuara në këto role dhe e titullon librin e tij “Të destinuar për luftë”.

Parashikime të tilla janë të pajustifikuara. Ato zvogëlojnë efektin zbehës të armëve bërthamore, që për më shumë se katër dekada ka ndihmuar në moslejimin e nxehjes së Luftës së Ftohtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Ata gjithashtu harrojnë aftësinë e SHBA-ve dhe Kinës për të vepruar me finesë në lidhje me mosmarrëveshjen e tyre për Tajvanin. Diplomacia mund dhe do të ketë rëndësi. Në marrëdhëniet ndërkombëtare ka shumë pak gjëra të pashmangshme.

Në të vërtetë, SHBA-ja dhe Kina kanë arritur t’i mbajnë lidhjet e tyre në një nivel relativisht të njëjtë, pavarësisht të zhdukjes së arsyes origjinale për marrëdhënien e tyre – antipati e përbashkët ndaj Bashkimit Sovjetik – kur Lufta e Ftohtë përfundoi një çerek shekulli më parë. Marrëdhënia e gjerë ekonomike që ka evoluar që atëherë u ka dhënë të dy vendeve një rol në ruajtjen e marrëdhënieve të mira. Dhe, duke pasur parasysh nevojën e Kinës për stabilitet të jashtëm për të ndjekur zhvillimin ekonomik, liderëte saj kanë vepruar me përmbajtje të konsiderueshme.

Megjithatë, shqetësimet e pesimistëve nuk mund të hiqen nga mendja. Në fund të fundit, vendet shpesh nuk arrijnë të veprojnë bazuar në interesat e tyre ose ngjarjet thjesht dalin jashtë kontrollit. Për shembull, liderët kinezë mund të jenë të tunduar të veprojnë me më shumë vendosmëri për të qetësuar opinionin publik mes një ekonomie të ngadalësuar dhe për të përfituar nga mundësitë e krijuara nga një SHBA që është tërhequr nga marrëveshjet e tregtisë rajonale.

Rreziqet janë të larta, pasi historia e shekullit të njëzet e një do të ndikohet jo pak nga karakteri i marrëdhënieve kino-amerikane. Trump, i cili lëkundet mes kritikave të ashpra të Kinës në lidhje me tregtinë dhe lëvdatave për presidentin Xi Jinping, do të duhet ta ekuilibrojë shqetësimet e tij legjitime në lidhje me tregtinë me nevojën për të shmangur nisjen e një lufte tregtare. Dhe Xi do të duhet të gjykojë atë që ai mund të japë për të kënaqur vizitorin e tij amerikan pa vënë në rrezik qëndrimin e tij apo të partisë së tij para syve të popullit kinez.

Megjithatë, Koreja e Veriut do të jetë prova më e madhe. Trump dhe Xi duhet të gjejnë një mënyrë për të shpërndarë krizën kanosëse në Gadishullin Korean – ose të menaxhojnë pasojat nëse diplomacia dështon dhe shpërthen lufta. Në skenarin e fundit, do të ishte e rëndësishme që një Luftë e dytë Koreane të mos çojë në luftime të drejtpërdrejta amerikano-kineze, siç bëri e para. Dhe bashkëpunimi do të ishte i rëndësishëm për të ruajtur kontrollin mbi materialet bërthamore të Koresë së Veriut. Të gjitha këto do të kërkojnë diplomaci të shkathët. Shpresojmë vërtet që Trump dhe Xi të hedhin së shpejti themelet për të.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate.  Mr. Trump Goes to China

Etiketa: ArmëDonald TrumpKinaKorejaKoreja e VeriutLIBLuftaLufteParaProject SyndicaterrezikSHBAShpresONShtetet e BashkuarastabilitetteknologjiTrumpVendimetXi Jinping
Tjetri
Kosova në dilemë për kërkesën për ekstradim nga Turqia

Kosova në dilemë për kërkesën për ekstradim nga Turqia

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.