AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova në dilemë për kërkesën për ekstradim nga Turqia

Die MorinangaDie Morina
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Residenti turk Recep Tayyip Erdogan duke pozuar për një fotografi në Pallatin Presidencial Ditën e Republikës në Ankara më 29 tetor. Foto: AP

Pasi Kosova arrestoi një mësues të dyshuar gulenist bazuar në një urdhër arresti nga Turqia, sistemi i drejtësisë në vend përballet me vendimin e vështirë për ekstradimin apo jo të tij, vendim i cili do të zemërojë ose Ankaranë ose BE-në.

Residenti turk Recep Tayyip Erdogan duke pozuar për një fotografi në Pallatin Presidencial Ditën e Republikës në Ankara më 29 tetor. Foto: AP

Ugur Toksoy, një mësues turk i arrestuar më 27 tetor në Prizren, Kosovë, do të lirohet nga paraburgimi në pritje të vendimit për ekstradimin e tij në Turqi, pasi ka paguar një garanci prej pesë mijë eurosh të premten.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 29 tetor tha se do të vendoste brenda 40 ditëve për kërkesën e ekstradimit të Turqisë dhe se Toksoy ndërkohë do të qëndrojë në paraburgim.

Vendimi e bën Kosovën vendin e parë në Ballkan që ka arrestuar një mësues turk nën dyshimet për lidhje me të ashtuquajturën lëvizje Gulen.

Disa ekspertë thonë se çështja është më shumë politike sesa ligjore. Ata besojnë se ajo është pjesë e fushatës së Turqisë për të trembur ata që ajo i percepton si kundërshtarë jashtë vendit dhe se Kosova kishte dy mundësi – të ndiqte padinë e BE-së dhe SHBA-ve që i kanë refuzuar kërkesa të tilla për ekstradim ose të ndjekë dëshirat e Ankarasë dhe ekstradojë Toksoin.

Turqia pretendon se Toksoy është një lider i lëvizjes Gulen, të cilën ajo e quan “Organizata Terroriste Fethullah” ose “FETO”, që ajo e akuzon se fshihet pas grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik të vitit të kaluar.

Kleriku mysliman Fetullah Gulen, një ish-aleat i presidentit turk Recept Tayyip Erdogan, tani jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara dhe këmbëngul se ai nuk pati gisht në tentativën për grusht shteti.

Kjo nuk e ka ndalur Turqinë të arrestojë mijëra nga ndjekësit e dyshuar në Turqi, duke mbyllur shkolla dhe kolegje që kanë lidhje me të dhe t’i kërkojë qeverive të huaja të bëjnë të njëjtën gjë.

Ankaraja thotë se Toksoy ishte në Kosovë duke mbledhur fonde për lëvizjen që do t’i dërgonte më pas Turqi.

Toksoy i ka mohuar akuzat, ndërsa avokati i tij, Adem Vokshi, tha se ekstradimi i klientit të tij mund të rezultojë në trajtimin çnjerëzor të tij në Turqi.

Gjykata në Prishtinë më 29 tetor dëgjoi se në Kosovë, Toksoy punonte si koordinator i OJQ-së “Atmosfera” që drejton shkollën “Hasan Nahi” në Prizren.

Vendimi për ekstradimin e tij duhet të merret nga një panel gjyqësor gjatë një seance në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Pas marrjes së vendimit, urdhri për ekstradim duhet të nënshkruhet nga Ministri i Drejtësisë i Kosovës, i cili gjithashtu mund të refuzojë ta bëjë këtë.

“Nëse vjen puna tek ekstradimi, normalisht do të njoftohem nga autoritetet kompetente se për çfarë saktësisht është ai, cilat janë pretendimet, cila është arsyeja për këtë kërkesë për ekstradim dhe më pas do të marr një vendim në përputhje me këtë situatë dhe dispozitat ligjore në fuqi,” tha ministri i drejtësisë Abelard Tahiri për BIRN.

Abdullah Bozkurt, drejtor i Qendrës së Stokholmit për Liri, tha se presidenti Erdogan e kishte “armatosur” sistemin e drejtësisë penale në Turqi për t’iu vënë nga pas kritikëve dhe kundërshtarëve të tij.

“Është pjesë e një fushate kanosjeje për të krijuar një faktor drithërues për kritikët e qeverisë në kuptimin që, edhe nëse jeton jashtë vendit, krahu i gjatë i Erdoganit mund të arrijë t’i rrëmbejë ata,” tha Bozkurt për BIRN.

“Qeveria e tij ka abuzuar me Interpolin dhe mekanizmat dypalëshe të ekstradimit,” shtoi ai.

“Akuzat e qeverisë turke në këto raste janë të gjera dhe të motivuara politikisht dhe nuk kanë ndonjë provë se mbështesin krimet apo terrorizmin.

“Ekstradimet janë gjithashtu kundër konventave ndërkombëtare që i pengojnë qeveritë të dorëzojnë dikë në një vend si Turqia ku tortura dhe keqtrajtimi janë sistematik dhe të qëllimshme,” vazhdoi Bozkurt.

Që nga grushti i dështuar i shtetit vitin e kaluar, Erdogan ka nisur një goditje të madhe ndaj kundërshtarëve të tij në Turqi.

Më shumë se 60,000 njerëz janë arrestuar. Disa qindra mijë njerëz të tjerë nga ushtria, policia, akademia, media, OJQ-të dhe sektori privat kanë humbur vendet e tyre të punës. Që nga grushti i dështuar i shtetit vitin e kaluar, Erdogan ka nisur një goditje të madhe ndaj kundërshtarëve të tij në Turqi.

Ndërkohë, zyrtarët turq i kanë bërë presion Kosovës dhe shteteve të tjera në rajonin e Ballkanit për të shtypur OJQ-të dhe shkollat që kanë lidhje me Gulenin dhe të dorëzojnë anëtarë të lëvizjes Gulen.

“Ne do të çrrënjosim nga Ballkani këtë bandë tradhtare të quajtur FETO siç kemi bërë edhe në Turqi,” tha Erdogan në Novi Pazar, Serbi, më 11 tetor në vizitën e tij të fundit në Ballkan.

Sipas Agjencisë Anadolu të Turqisë, pas arrestimit të shtetasit turk në Kosovë më 28 tetor, gylenistët kanë rreth 40 shkolla në rajon, përfshirë 15 në Bosnjë, 12 në Shqipëri, shtatë në Maqedoni, pesë në Kosovë dhe një në Serbi.

Mehmet Onur Çevik, një ekspert ligjor turk në Universitetin e Gentit, Belgjikë, tha për BIRN se arrestimi dhe ekstradimi i mundshëm i Toksoy nga Kosova ishte një çështje politike dhe jo thjesht një çështje ligjore.

“Kur mendojmë për situatën politike në Turqi dhe Kosovë, marrëdhëniet e dy vendeve dhe efektin BE, mund të themi se Kosova duhet të marrë një vendim politik kur vjen puna tek ekstradimi një shtetasi turk,” tha ai.

“Turqia ka kërkuar ekstradimin e disa shtetasve nga vende të ndryshme për shkak të lidhjeve të tyre të dyshuara me gylenistët ose “FETO”-n. Shtetet e Bashkuara dhe vendet e BE-së i kanë refuzuar këto kërkesa për shkak të mungesës së provave ligjore dhe/ose ekzistencën e dyshimeve në lidhje me gjyqet e lira dhe të drejta në Turqi,” shpjegoi ai.

Ai shtoi: “Megjithatë, disa vende të tjera si Malajzia dhe Pakistani, të cilat kanë marrëdhënie të mira me Turqinë, kanë ekstraduar shtetas turq në një periudhë të shkurtër kohore dhe madje nuk kanë ndjekur as proceset ligjore.”

Çevik tha se Kosova tani ka dy mundësi: “Kosova mund të ndjekë praktikën e BE-së dhe të mos e ekstradojë atë në Turqi derisa situata politike atje të ndryshojë. Në atë rast, Kosova me siguri do të dëmtojë marrëdhëniet e saj me Turqinë dhe presidentin Erdogan. Megjithatë, nëse ajo ndjek shembullin e Pakistanit, marrëdhëniet midis Kosovës dhe BE-së gjithashtu do të dëmtohen,” tha ai.

Ai përfundoi se lidershipi kosovar duhet të mendojë për pasojat e mundshme të vendimit.

Etiketa: arrestimiBallkanBallkaniBEBIRNekstradimErdoganFETOFondefotografiGjykataGjykatëGjyqgrusht shtetiGulenKosovaKosovëliraMaqedoniMediaparaburgimPoliciaPunëQeveriarajonRecep Tayyip ErdoganSerbiSHBAshkollashqipShqipëriShtetet e Bashkuaratë drejtatorturaTurqiTurqiaUshtriaVendimVendimi
Tjetri
Loja e dyfishtë e ish zv/drejtoreshës së doganave në kontrabandën e naftës ‘virgine’

Ndalohet në Zvicër Adrian Xhillari, ishte në kërkim për aferën e naftës 'virgine'

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.