AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ndalohet në Zvicër Adrian Xhillari, ishte në kërkim për aferën e naftës ‘virgine’

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Administratori i Tea Construction & Petrol është shpallur në kërkim nga Interpoli, pasi dyshohet se fshihet jashtë Shqipërisë

Prokuroria bën me dije se Interpol Zyrihu ka ndaluar Adrian Xhillarin, një prej të akuzuarve për aferën e kontrabandës së naftës virgine i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2015, pasi nuk iu gjet vendodhja e tij pas caktimit të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Administratori i Tea Construction & Petrol është shpallur në kërkim nga Interpoli, pasi dyshohet se fshihet jashtë Shqipërisë

Adrian Xhillari, i shpallur në kërkim prej vitit 2015 si njëri prej personave të përfshirë në skemën e kontrabandës së naftës “virgine” është arrestuar në Zvicër për llogari të drejtësisë shqiptare.

Burime nga Prokuroria e Fierit i pohuan BIRN se Xhillari ishte ndaluar javën e kaluar në  Zvicër, ndërkohë që pala shqiptare pret që ai të ekstradohet për t’u përballur me drejtësinë. Të njëjtat burime i thanë BIRN se Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar menjëherë letër-porosinë e shoqëruar me urdhër-ndalimin dhe dosjen hetimore në ngarkim të Xhillarit, me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri.

Administratori i kompanisë “Tea Construksion & Petrol sh.a”, Adrian Xhillari akuzohet  për veprat penale “fshehje e të ardhurave”, “mospagim i taksave” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe ndaj tij vazhdon të qëndrojë në fuqi masa e sigurimit “arrest në burg” e dhënë në mungesë.  Mbrojtësit e Xhillarit ishin të paarritshëm për një koment ditën e sotme.

Çështja në ngarkim të Xhillarit, ish-zv/Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave, Lula Njebza dhe ish-kreut të Degës së Doganës së Tiranës, Mirëarbër Teneqexhiu po shqyrtohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë deri në momentin që Gjykata e Lartë do të vendosë për kompetencën territoriale. Më herët, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier vendosi të shpallë moskompetencën për gjykimin e kësaj çështjeje duke e dërguar atë në Gjykatën e Tiranës, por kjo e fundit gjeti se vendimi i kolegëve në Fier ishte i paligjshëm dhe vendosi të ankohet në Gjykatë të Lartë për mosmarrëveshje të kompetencës tokësore.

Çështja ndaj tre të akuzarve të sipërcituar nisi pas një denoncimi të kryer nga  Crown Agents në Maj të vitit 2015 në Prokurorinë e Fierit. Në Dhjetor të po atij viti, prokuroria urdhëroi ndalimin e Xhillarit,  Njebzës dhe disa doganierëve të tjerë të akuzuar për “falsifikim” dhe “shpërdorim detyre”, ndërsa disa muaj më vonë dosja u dërgua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier për shqyrtim.

Sipas prokurorisë, Adrian Xhillari në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Tea Construction & Petrol”, ka blerë në maj të vitit 2010 një sasi prej 5.65 milionë kilogramë naftë virgine me vlerë 500 milionë lekë nga rafineria e Ballshit.

Në Janar 2014, drejtoria e Doganave, Drejtoria e Tatim Paguesve të Mëdhenj dhe Dogana e Tiranës kanë inspektuar depozitat e kompanisë në Kodër Mëzez në Tiranë për të verifikuar sasinë e naftës virgine që kompania kishte në gjendje, e cila është vlerësuar nga grupi përbashkët i inspektimit në 4.4 milionë litra.

Sipas prokurorisë, pas inspektimit në gusht 2014, Xhillari ka ndërtuar në bashkëpunim me të pandehurën Lula Njebza, në atë kohë zv/Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave dhe të pandehurin Mirëarbër Teneqexhiu, me detyrë Drejtor i Doganës së Tiranës një skemë fiktive për zhvendosjen e sasisë së naftës të depozituar në Kodër Mëzez drejt depozitës G-43 në Ballsh, duke i mundësuar kompanisë Tea Construction & Petrol të hedhë në treg në mënyrë të paligjshme, sasinë prej rreth 4.4 milionë litra “naftë virgine” dhe të shmangë detyrimet tatimore të akcizës.

Më herët, në lidhje me këtë dosje  u dënuan Alfred Bushi dhe Syrja Misiraj në Gjykatën e Fierit, Bushi mori pafajësi në Apel, ndërsa Misiraj  u dënua me 1 vit burg. Në një procec të mëvetshëm po shqyrtohet çështja edhe ndaj Adrian Alikajt. Pritet që në ditët në vazhdim, autoritetet e drejtësisë zviceriane të vendosin për ekstradimin ose jo të Xhillarit

 

Etiketa: Alfred BushiAMPApelArrestBallshBIRNBurgDogana e TiranësDosjadosjeDrejtoria e DoganaveFierGjykataGjykatëGjyqInterpolkontrabandëMASMasaProkuroriaProkuroria e FieritProkuroria e PërgjithshmeRafineria e BallshitSHShpërdorim detyreshqipShqipërishqiptareTiranëTregVendimiZvicër
Tjetri
Shtohet presioni në Kosovë për qartësimin e rrethanave të vdekjes së aktivistit Dehari

Vendimi i gjykatës shton rezistencën e banorëve kundër HEC-eve në Valbonë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.