AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Refugjatët që shmangin kampet zyrtare përballen me dimrin e Serbisë

Filip RudicngaFilip Rudic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Refugjatë në qendrën Miksaliste në Beograd. Foto: BIRN.

Me afrimin e dimrit në Serbi, refugjatët që refuzojnë ofertën e kampeve shtetërore do të duhet të përballen me motin e akullt pothuajse pa asnjë ndihmë.

Refugjatë në qendrën Miksaliste në Beograd. Foto: BIRN.

Serbia është në gjendje të akomodojë imigrantët që mbërrijnë atje në qendra strehimi qeveritare, por refugjatët që qëndrojnë jashtë kampeve, sepse nuk dëshirojnë të kërkojnë azil, rrezikojnë ta kalojnë dimrin e akullt në të ftohtë.

“Unë shkova në dy organizata që pretendojnë se “i mirëpresin” refugjatët, por është gënjeshtër. Ata më thanë se mund të qëndroja vetëm një ditë dhe pastaj do të duhej të shkoj në polici për të kërkuar azil, por unë nuk dëshiron ta bëj këtë,” thotë Salimi, i cili erdhi në Serbi në fund të tetorit.

Ndryshe nga shumica e refugjatëve nga vendet e shkatërruara nga lufta në Lindjen e Mesme, Salimi është nga Kuvajti.

Por ai vjen edhe nga një klasë sociale që qeveria e Kuvajtit i konsideron emigrantë të paligjshëm nga shtetet fqinje.

Duke kërkuar një jetë më të mirë në Francë, ai nisi një udhëtim të gjatë në Francë me vëllezërit e tij dhe me dhjetë familjet e tyre të përbërë në total nga dhjetë vetëm përfshirë gjashtë fëmijë.

I pyetur se çfarë do të bëjë ai nëse dimri e gjen ende në Serbi, thotë me zë të shqetësuar: “Nuk e di”.

Nëse Salimi dhe familja e tij kërkojnë azil, ai do të të ishte përsëri në gjendje të largohej nga një qendër qeveritare me dëshirë.

Megjithatë, qendrat ndodhen në jashtë Beogradit dhe disa prej emigrantëve nuk duan të ngecin në Serbi. Ata duan të qëndrojnë pranë stacionit kryesor të autobusëve, të jenë në gjendje të largohen në një kohë të shkurtër.

Sipas organizatës mjekësore humanitare “Medecins Sans Frontieres”, MSF, disa faktorë i shtyjnë emigrantët të qëndrojnë jashtë kampeve.

“Të ardhurit e rinj duhet të presin disa ditë para se të mund të regjistrohen që të hyjnë nëpër kampe. Disa kombësive u jepet më pak mundësi për të pasur të drejta për azil. Disa druhen se do të dërgohen nëpër kampe ku lëvizjet janë të kufizuara. Disa druhen se do të dërgohen në kampe në zonat kufitare jugore, ku ka pasur raste dëbimesh të paligjshme në Bullgari dhe Maqedoni. Tëë tjerë preferojnë të jenë pranë kufijve të BE-së,” tha MSF për BIRN në një përgjigje me shkrim.

Por me afrimin e dimrit, temperaturat e ulëta dhe mungesa e ushqimit, ujit dhe nevojave të tjera përbëjnë një rrezik në rritje për refugjatët dhe emigrantët, tha Ljubica Antiç, asistente komunikimi në UNHCR.

Organizata e saj nuk shpërndan ndihma për refugjatët, por, në bashkëpunim me organizatat partnere, i referon ata në qendrat e drejtuara nga qeveria.

“UNHCR gjithashtu siguron informacione për regjistrimin, procedurat ligjore dhe aplikimin për azil në Serbi dhe i ndihmon ata në procesin e aplikimit, në bashkëpunim me partnerët, duke ofruar ndihmë ligjore dhe shërbime përkthimi të ofruara nga partnerët,” shpjegoi Antiç.

Ndalohet dhënia e ndihmës për t’i nxitur emigrantët drejt kampeve

Disa refugjatë përsëri frekuentojnë parqet e Beogradit, edhe pse më të paktë në numër. Foto: BIRN.

Një tjetër komplikacion për emigrantët jashtë kampeve është ndalimi i bamirësisë që i jep atyre ndihma, e miratuar nga Ministria e Punës e Serbisë nëntorin e kaluar.

“Shteti “i do ata të gjithë nëpër kampe, që është e drejtë, duke qenë se kushtet atje janë më të mira sesa në rrugë,” thotë Teodora Jovanoviç, nga Mikaliste, një qendër e pavarur në ndihmë të refugjatëve.

Jovanoviç thotë se Miksaliste i ofron ndihmë personave “më të brishtë” dhe thotë se do të nevojiten donacione të mëdha rrobash me rënien e temperaturave.

Megjithatë, ndalimi i dhënies së ndihmës mund të kundërveprojë dhe të çojë në keqkuptime. Salimi tha se atij nuk i pëlqente fakti se familja e tij nuk mund të merrte ushqim për fëmijët në një nga qendrat e ndihmës afër një parku të Beogradit ku ata po qëndronin.

“Pse nuk u japin ushqim fëmijëve? Sepse qendra për refugjatët është e rreme. Ju betohem që është e rreme,” këmbënguli ai.

Ndërkohë që në Beograd regjistrohen 180 të ardhur të rinj çdo javë, numri i refugjatëve në Serbi nuk është rritur dhe mbetet rreth 4,600 në total, sipas Qendrës së Përgjigjes dhe Politikës së Krizave, CRPC, një OJQ.

“Kjo do të thotë se njerëzit po largohen nga Serbia, kështu që nuk ka rritje eksponenciale të numrit të refugjatëve jashtë ambienteve të pritjes dhe përqendrimi në zonën e Beogradit nuk është alarmues,” thotë Vladimir Sjekloca, drejtor i CRPC.

Sipas tij, kjo është gjithashtu arsyeja pse nuk ka nevojë për shpërndarjen masive të ndihmës.

Sjekloca tha për BIRN se OJQ-të dhe qeveria po i përpunojnë shpejt rastet e refugjatëve dhe po i sistemojnë ata nëpër qendra.

“Mendoj se të gjithë nxorëm një mësim nga dimri i kaluar dhe ajo krizë nuk do të ndodhë, vetëm në rast se ka ndonjë fluks të madh njerëzish,” tha ai.

Numri i refugjatëve përsëri në rritje?

Megjithatë, MSF tha për BIRN se ata kanë vënë re një “rritje të madhe” në numrin e të ardhurve të rinj gjatë muajve të kaluar, sidomos njerëz që largohen nga Kurdistani i Irakut, që ka parë luftime të reja midis forcave qeveritare kurdë dhe atyre të Irakut.

“Përveç kësaj, përgjatë zonave kufitare dhe në Beograd, mendohet se  rreth 500 njerëz flenë jashtë qendrave. Ka gjasa që gjatë dimrit, disa emigrantë do të mbeten jashtë sistemit,” tha MSF.

Organizata thotë se, përveç rrezikut të hipotermisë dhe ngrirjes nga i ftohti, gjatë motit të ftohtë zakonisht regjistrohet një rritje në numrin e sëmundjeve respiratorë, ndërsa kushtet mjekësore të atyre që tashmë janë të sëmurë mund të përkeqësohen.

“Dimrin e kaluar, nga janari 2017 e në vazhdim, klinika e MSF-së pa 36 raste morthi, rreth 10 midis shkallës së dytë dhe të tretë, dhe një prej katër pacientëve tanë, një djali 16-vjeçar, i prenë pjesërisht një gisht,” kujton MSF.

Një “numër i madh refugjatësh dhe emigrantësh” janë gjithashtu në kamp pranë kufirit të Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë, ku UNCHR ka dëgjuar raporte për emigrantë që rikthehen mbrapsht në mënyrë të dhunshme në kufi, tha Ljubica Antiç nga UNHCR.

Sipas UNHCR-së dhe vlerësimeve të organizatave partnere, ka “rreth 100 refugjatë dhe emigrantë në perëndim të vendit, rreth 70 në veri dhe rreth 300 në Beograd”.

Ivana Vukaseviç, nga Qendra Humanitare për Integrim dhe Tolerancë, një OJQ me seli në qytetin verior të Novi Sadit, thotë se kushtet e jetesës në shtëpitë dhe fabrikat e braktisura pranë kufijve me Hungarinë dhe Kroacinë, ku kanë kampet shumë emigrantë, janë të varfra.

Pikërisht atje refugjatët, kryesisht meshkuj në të njëzetat dhe të tridhjetat, sistemohen ndërsa përgatiten të kalojnë në mënyrë ilegale kufirin  dhe ku ata kthehen nëse i kapin dhe i kthejnë mbrapsht.

Vukaseviç thotë se HCIT informon rregullisht emigrantët rreth opsioneve të tyre nëse ata zgjedhin te regjistrohen tek autoritetet, sidomos në prag të ardhjes së dimrit.

“Por jam e sigurt se një numër i caktuar njerëzish do të refuzojnë çdo ndihmë dhe do të rrinë jashtë kampeve, kryesisht për shkak të presionit të kontrabandistëve,” tha Vukaseviç.

Ky është edhe rasti i familjes së Salimit. Ai thotë se ata i kanë paguar një kontrabandisti “shumë para” që t’i dërgojë ata më tej në rrugën e tyre.

I njëjti person i udhëhoqi ata përmes Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe që atje në një rrugë 7 orë të gjatë drejt Serbisë, por Salimi ende s’ia ka besën.

“Nuk e di nëse ai dëshiron të më dërgojë në Hungari apo në Rumani në vazhdim. Por ai vazhdon të më thotë se do të më çojë në Francë,” thotë Salimi.

Etiketa: azilBEBeogradBIRNBullgaridonacioneemigrantë të paligjshëmHungarikampKufiLuftaMaqedoniMjekmjekëpaktParapoliciPunëQeveriarrezikRumaniSerbiSerbiaSHstrehimitë drejta
Tjetri
Gjykatësi i Apelit dhe ish-anëtari i KLD Shkelqim Miri arrestohet për korrupsion

Gjykatësi i Apelit dhe ish-anëtari i KLD Shkelqim Miri arrestohet për korrupsion

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.