AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Projekti “ Veliera ” i Durrësit, që prej një viti në dorë të dy gjykatave

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
9 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aktivistë të shoqërisë civile duke folur për median pas seancës gjyqësore më 13 nëntor 2017.

E ardhmja e zbatimit të projektit “Veliera” në Durrës vazhdon të zvarritet në dy Gjykata, ku përfaqësuesit e Shoqërisë Civile po përballen me Bashkinë e qytetit dhe firmat e ndërtimit që punojnë për realizimin e veprës me vlerë 6 milion USD.

Aktivistë të shoqërisë civile duke folur për median pas seancës gjyqësore më 13 nëntor 2017.

Pas më shumë se 2 orësh në seancën që u zhvillua sot në mesditë në Gjykatën Administrative (e cila ndodhet ngjitur me Velierën), përfaqësuesit e Shoqërisë Civile dhe avokatët e saj u shprehën për vonesat disamujore dhe zvarritjet në marrjen e një vendimi, çka sipas tyre bëhet për të humbur kohë. Sot gjykata vendosi 4 dhjetorin si ditën për seancën e ardhshme.

“Trupi gjykues më kryesor gjyqtarin Ergys Gashi u dha kohë përfaqësuesve të bashkisë të njihen me përfundimet e ekspertëve, që ka caktuar Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në procesin paralel që po zhvillohet atje-tha avokatja Mirela Jorgo, njëkohësisht veprimtare e Shoqërisë Civile. Sipas znj. Jorgo, këto janë dy çështje krejtësisht të pavarura, me kërkesa të ndryshme, përkatësisht për një çështje penale dhe për një çështje civile.

Më i ashpër në qëndrimin e tij, Sazan Guri, i cili i konsideroi vonesat e gjykatës të kota. “Pavarësisht nga rezultati, ne do ta kërkojmë të drejtën e popullit të Durrësit edhe në gjykatën e Strasburgut-u shpreh Sazan Guri, kryetar i Zyrës Qytetare për Mbrojtjen e Mjedisit. Guri vlerësoi se dëmtimet në zonën A të rriskut arkeologjik gjatë punimeve për hapjen e themeleve të projektit “Veliera” janë të dukshme, dhe e vetmja mënyrë për ta shpëtuar zonën është rikthimi i gjendjes së parë, pra siç ishte përpara se të niste ndërtimi.

Në seancën e sotme ra në sy mungesa e palëve të treta, të interesuara për çështjen, si  Agjencia Kombëtare Mjedisit, Agjencia e Shpëtimit Arkeologjik, Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës, Ministria e Kulturës, etj.

Saga 11-mujore e gjykimit

Rreth 11 muaj më parë në lulishten para godinave të Drejtorisë së Portit Detar të Durrësit nisën punimet për zbatimin e projektit të shumëdiskutuar “Vela”, që më pas u njoh me emrin “Veliera”. Në projekt, bashkë me shëtitoren pedonale, bashkia synonte edhe zgjidhjen e problematikën e qarkullimit të automjeteve në pjesën më të ngarkuar gjatë sezonit turistik.

Shoqëria civile, shumë e ndjeshme që në momentin e parë,  e konsideroi zbulimin e mureve fortifikuese mesjetare, si një mundësi për ta bllokuar vazhdimin e punimeve dhe me kallëzimin penal të 2 shkurtit 2017 e paditi Bashkinë e Durrësit për “Ndërtim të paligjshëm”.

Një muaj më vonë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vendosi “sekuestrimin preventiv,…duke mos lejuar vazhdimin e punimeve për pjesën e projektit që shtrihet në zonën A” të rriskut arkeologjik në Durrës. Megjithë ankimimin e Bashkisë së Durrësit, vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë gjeti mbështetjen e Gjykatës së Apelit, i cili e la në fuqi atë.

Për disa javë radhazi arkeologët e Institutit të Arkeologjisë, me mbështetjen e Agjencisë së Shpëtimit Arkeologjik dhe Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës vijuan punimet për zbulimin e disa elementëve të rëndësishëm, mes të cilëve dy topa ushtarakë dhe rreth 40 gjyle të mesjetës së vonë, që shërbenin për mbrojtjen e qytetit.

Gjithçka u krye nën vështrimet kureshtare të qytetarëve dhe mediave, një rast i paprecedent në gërmimet e mëparshme, kur dëmtimet e objekteve arkeologjike kanë qenë të shumta.

Prof. as. Dr. Eduard Shehi, tha për BIRN se  në raportin që iu drejtua Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, “rekomandimet nga ana e arkeologëve kanë qenë që gjithçka të ruhet dhe asgjë të mos hiqet nga vendi i vet”. Shehi shtoi se pas disa muaj studimesh të materialit arkeologjik tashmë është dërguar për botim një artikull, i cili, bazuar te rezultatet e gërmimeve, rimerr në trajtim të gjithë linjën fortifikuese juglindore të qytetit si dhe evolucionin e tyre kronologjik, duke dhënë vlerësime dhe datime krejtësisht të reja”.

Ndërkaq, me vendimin 144 të dt 31.07.2017 Agjencia e Shpëtimit Arkeologjik u shpreh për “ruajtjen dhe integrimin e strukturave më përfaqësuese të zbulimit”, por pa harruar të nënvizojë “se do të miratojë projekt-propozimin për ndryshimin e projektit të rehabilimit në sheshin para hyrjes së portit”. Kjo pjesë e vendimit ka marrë edhe miratimin e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë si dhe të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve.

Ideja e bashkëjetesës së veprës arkitektonike me vlerë 6 milion USD me muret fortifikuese mesjetare dukej se po gjente mbështetjen e edhe të organizmave shkencore për trashëgiminë kulturore, pra edhe të Ministrisë së Kulturës. Ndërkaq proceset paralele gjyqësore bënin përpara me shumë ngadalësi. Më 29 shtator 2017, gjyqtari Petraq Çuri, në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë, nuk e pranoi kërkesën e Bashkisë së Durrësit “për heqjen e sekuestros preventive” dhënë 6 muaj më parë. Vendimi i kundërt do t’i jepte mundësi investitorit të vijonte punimet edhe në zonën e zbulimit arkeologjik, me synim realizimin e plotë të projektit “Veliera”. Ndërkaq firma ndërtuese “Everest” ka vijuar punimet në të gjithë pjesën që del jashtë perimetrit të zonës së zbulimit arkeologjik.

Por në seancën e 29 shtatorit të kaluar, gjyqtari Çuri në të njëjtën kohë vlerësoi se “KKA dhe KKR kanë miratuar vetëm projekt-propozimin e Bashkisë, ndërsa para tyre nuk është paraqitur projekti i zbatimit, çka tregon se këto dy institucione shtetërore nuk janë serioze”.

Në vendimin e nënshkruar nga gjyqtari Petraq Çuri, të cilin BIRN e posedon, trajtohet edhe problematika e ngritjes së një grupi ekspertësh, kërkuar më parë edhe nga Prokuroria. Gjyqtari kërkoi edhe ekspertë të fushës së ndërtimit dhe të urbanistikës, të cilët së bashku me ata të arkeologjisë duhet të “përcaktojnë nëse kemi element të figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës”.

Proceset gjyqësore në të dy gjykatat kanë ecur me ritme të ndryshme. Gjykata Administrative që nga maji I këtij viti bllokoi seancat e procesit të Velierës për shkak të mungesës së emrave të dy gjyqtarëve të tjerë, të cilët në kushtet e fillimit të Reformës në Drejtësi duhet të zgjidheshin nga Institucione të tjera, duke nisur nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Seanca e mesditës së sotme ishte e para pas një vonese gati 6-mujore, por ajo nuk zgjatja e saj në pritje të vendimit të kolegëve të Gjykatës së Shkallës së parë, i la të pakënaqur përfaqësuesit e Shoqërisë civile.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Shoqërisë Civile shprehen të shqetësuar për investimet e tjera që pritet të nisin në qytet. Sipas znj. Mirela Jorgo, projekti që pritet të zbatohet pranë sheshit të Mauzoleut të Dëshmorëve, mund të rrezikojë në të njëjtën mënyrë nëntokën arkeologjike të qytetit antik. Zbulimi i dyshemesë së një terme të periudhës romake në lulishten e Mauzoleut gjatë një sondazhi të verës së kaluar është tregues i pasurisë arkeologjike të zonës.

Etiketa: AdministrativeaktivistarkeologBashkiaBIRNDurrësEduard ShehiErgys GashiGjykataGjykata AdministrativeGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarkryetarMinistria e KulturësMjedisitParaPetraq ÇuriProkuroriaSazanSeancaSHshtatorVelieraVendimi
Tjetri
Sfidat e grave shqiptare në Itali marrin zë në një libër të ri (Video)

Sfidat e grave shqiptare në Itali marrin zë në një libër të ri (Video)

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.