AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Qeveria e re e madhe e Kosovës kritikohet si “kaotike”

Die MorinangaDie Morina
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qeveria e Kosovës. Foto: Zyra e kryeministrit të Kosovës.

Tashmë me më shumë se 50 zv/ministra dhe, mesa duket, me shumë të tjerë që do të vijnë, qeveria e Ramush Haradinaj është më e madhja në historinë e pasluftës në Kosovë, gjë që analistët thonë se do ta komplikojë shumë punën e saj.

Qeveria e Kosovës. Foto: Zyra e kryeministrit të Kosovës.

Në javët e ardhshme, qeveria e Kosovës – më e madhja që prej vitit 1999 – do të emërojë disa zëvendësministra të rinj, sipas kryeministrit Ramush Haradinaj.

Njoftimi vjen pasi analistët e kanë kritikuar tashmë atë për emërimin e 58 zëvendësministrave.

Pavarësisht këmbënguljes së Haradinajt se numri i madh është i nevojshëm, analistët thonë se kjo është thjesht rezultat i marrëveshjeve politike kaotike të arritura midis partnerëve të tij të koalicionit, Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të Haradinajt, AAK, dhe Nismës për Kosovën , NISMA.

Koalicioni u formua pak para afatit të fundit që partitë të regjistroheshin në koalicionin parazgjedhor, i cili skadonte para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

Bashkë me tre partitë më të mëdha, ai përfshin rreth 20 subjekte të vogla politike që i janë bashkuar qeverisë, sepse ata u bashkuan me ekipin e udhëhequr nga PDK-ja përpara sondazheve.

I ashtuquajturi “koalicioni i madh” i PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s erdhi si surprizë për shumë njerëz në Kosovë, pasi AAK dhe NISMA më parë kishin qenë kundërshtarë të hidhur të PDK-së.

Të dyja partitë i kanë kundërshtuar zëshëm marrëveshjet e rëndësishme që PDK-ja, si partner koalicioni në qeverinë e mëparshme, kishte nënshkruar dhe ishte zotuar t’i përmbushte.

Në to përfshihej demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe krijimin e një shoqate autonome të komunave me shumicë serbe, që u ra dakord si pjesë e negociatave me Serbinë të udhëhequra nga BE-ja.

Pas zgjedhjeve, koalicionit iu deshën tre muaj për të fituar mjaftueshëm deputetë për të formuar maxhorancën në parlament.

Ata më në fund arritën një marrëveshje me një aleat tjetër të pamundur – partinë serbe të mbështetur nga Beogradi, Lista Serbe, e cila ka marrë tri ministri në këmbim të mbështetjes së koalicionit.

Ekspertët e kanë hedhur poshtë qeverinë e re si të pakontrollueshme.

“Nuk është e nevojshme që një vend i vogël si Kosova të ketë një qeveri kaq të madhe,” tha Valmir Ismaili, një analist politik në Prishtinë.

“Është e qartë se një numër kaq i madh postesh qeveritare s’ka aspak lidhje me përmirësimin e qeverisjes në këtë vend. Ajo thjesht përmbush detyrimet që vijnë nga “pazaret” e bëra me partnerët e koalicionit,” tha Ismaili për BIRN.

Ai shtoi se shpërndarja e posteve politike nuk kishte lidhje me programin qeverisës të ndonjë subjekti politik apo me vetë Haradinajn.

“Ky koalicion u nënshkrua brenda natës, pa asnjë harmonizim paraprak të programeve zgjedhore të subjekteve politike. E vetmja gjë për të cilën ata ranë dakord ishte për ndarjen e aksioneve në qeveri,” tha ai.

Imer Mushkolaj, një tjetër analist politik, tha për BIRN se Kosova “kishte arritur në një situatë qesharake që s’ka aspak lidhje me efikasitetin, por vetëm me sistemimin e njerëzve”.

“Ka më shumë se 20 subjekte politike dhe sigurisht që secila prej tyre ka pjesën e vetë në postet qeveritare,” tha Mushkolaj, duke iu referuar numrit të madh të anëtarëve në koalicionin qeverisës.

Ai shtoi se Haradinaj “po i paguante borxhet e tij të gjithë partnerëve në koalicion”.

“Kjo çështja e emërimeve duket shumë kaotike. Në fakt, ne nuk e kuptojmë madje nëse ka ndonjë formulë,” shtoi Mushkolaj.

Në një situatë të tillë, tha Ismaili, do të jetë e vështirë të dihet se kush është përgjegjës dhe të fajësohet dikush nëse diçka nuk shkon mirë.

“Kjo formula e të pasurit të paktën një zv/ministër nga çdo subjekt politik në koalicion do të thotë se do të ketë dy ministra për çdo ministri, sepse zv/ministri nuk do t’i përgjigjet ministrit, por partisë politike që e emëroi atë,” shtoi Ismaili.

Të dy analistët ranë dakord se një kabinet i tillë kaq i madh s’mund të funksionojë me efikasitet. “Efikasiteti i qeverisë nuk do të rritet. E vetmja rritje do të jetë në shpenzimin e parave publike,” tha Mushkolaj.

Agron Demi, nga Instituti GAP, një OJQ e cila që prej vitit 2007 është përfshirë në shumë grupe pune qeveritare duke hartuar politika publike, tha se Kosova do të paguajë një çmim të lartë për një kabinet të tillë kaq të madh.

Ai thekson se zv/ministrat fitojnë deri në 13,000 euro në vit. “Me 58 zëvendësministra dhe me frikën se ky numër mund të rritet në 70 në ditët e ardhshme, kostoja vjetore e pagave vetëm të zv/ministrave do të jetë nga 3.1 në 3.6 milion euro,” tha Demi për BIRN.

Demi thekson se zv/ministrave u paguhen gjithashtu celularët, drekat zyrtare, makinat, sekretaret dhe zyrat. Ata paguhen edhe për udhëtime pune. “Brenda mandatit të qeverisë, këto kosto do të arrijnë deri në 1.1 milion euro,” parashikoi ai.

Ai ka llogaritur se nëse qeveria e përfundon mandatin e saj katër vjeçar në vitin 2021, ajo do të ketë shpenzuar rreth 20 milionë euro në rroga postesh politike.

“Është për të ardhur keq që Haradinaj, i cili ishte një nga kritikët më të mëdhenj të qeverive të mëdha në të kaluarën, ka krijuar vetë qeverinë më të madhe në historinë e pasluftës së Kosovës,” tha Ismaili.

Etiketa: AAKBEBIRNdeputetEuroHaradinajKosovaKosovëkostomarrëveshjenismapaktParaparlamentPartisë DemokratikePDKPunëQeveriaRamush HaradinajSH
Tjetri
Ministria e Drejtësisë shkarkon drejtorët që kërcënuan sigurinë në burgje

Shkarkimet e drejtuesve të lartë të burgjeve mund t’i kushtojë buxhetit të shtetit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.