AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Tjetërsimi i 36 hektarëve në bregdet, 11 zyrtarë të hipotekës dhe Aluizni-t nën akuzë

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Plazh, bregu i Kavajës. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Njëmbëdhjetë persona, mes të cilëve zyrtarë të Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Palujtshme në Kavajë dhe ish-funksionarë lokalë janë arrestuar ose shpallur në kërkim me urdhër të prokurorisë, për tjetërsimin e një sipërfaqeje prej 36 hektarësh bregdet në Spille, tokë e sekuestruar nga Prokuroria në korrik.

Plazh, bregu i Kavajës. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Tetë zyrtarë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Kavajë, Aluizni-t dhe ish-drejtues komunash u arrestuan të martën me akuzën për tjetërsimin e 36 hektarëve në bregdetin e Spillesë, ndërsa tre të tjerë përfshi ish-kryeregjistruesin e Kavajës,  Seid Cikalleshi dhe nënprefektin e Tiranës, Fatos Kaja u shpallën në kërkim.

Prokuroria njoftoi arrestimin e  Dritan Kazazit, hartograf, Andi Gjeci, jurist, të dy pranë ZRVPP Kavajë, Ilir Kajës, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Nezir Leçini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Agron Xhelezin, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave. Prokuroria po ashtu ka ndaluar  edhe  Altin Çobën, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë, Behgjet Pjeci, ish-kryetar i komunës Kryevidh dhe Dashnor Çullaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh.

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga Prokuroria e Përgjithshme, janë ende në kërkim Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë,  Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, aktualisht, nënprefekt i qarkut Tiranë dhe Enver Duqi, ish-drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës.

Të 11 personat akuzohen nga prokuroria për tjetërsimin e 36 hektarëve bregdet. “Ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë arë”. Më pas, këtë tokë ua kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat kanë pasur qëllim tjetërsimin e menjëhershëm të saj, nëpërmjet shitjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Prokuroria bën me dije se ishte vënë në dijeni të procesit të shpejtë të tjetërsimit kohë më parë dhe kishte ndërhyrë në Korrik 2017, “duke e vendosur nën sekuestro sipërfaqen e ranishtes për të penguar përkeqësimin e situatës në terren”.

Në një njoftim për shtyp, Prokuroria e Kavajës thotë se kjo sipërfaqe e tokës, e shpërndarë në katër parcela, u ishte dhënë banorëve të ndryshëm në kundërshtim me aktet ligjore që rregullonin procesin e marrjes së tokës në pronësi.

“Në bazë të ligjit “Për tokën”, toka ranishte nuk ishte pjesë e fondit të ndarjes së tokave. Në bazë të falsifikimit të dokumentave, zyrtarët lokalë  e kanë shënuar zërin kadastral “tokë arë” në sipërfaqen prej 36 hektarë bregdet”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e Kavajës thotë se hetimet kishin filluar pas një referimi nga Drejtoria e Përgjithshme për Hetimin e Krimit  të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit dhe kallëzimit të Kryetarit të Këshillit të Qarkut Tiranë.

“Në vijim të këtyre hetimeve, Prokuroria e Kavajës ka identifikuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët dyshohen si përgjegjës të drejtëpërdrejtë për fallsifikimin dhe shpërdorimin e detyrës në ndarjen e tokave. Për këtë arsye, Prokuroria e Kavajës i bëri kërkesë gjykatës për caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg”, kërkesë e cila u pranua nga gjykata”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ky është hetimi i dytë për tjetërsimin në këtë mënyrë të pronave në zonën e bregdetit të Kavajës. I pari u filloi pas një denoncimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit në qershor të vitit 2014,  i cili gjeti mbi 100 tituj pronësie të regjistruara në kundërshtim me ligjin në zonat bregdetare të Spillesë, Gosës, Vilë Bashtovës, Karpen, Kryemëdhenj dhe Golem.

Hetimet e prokurorisë zbuluan atëherë  76 hektarë të falsifikuara sipas saj me të njëjtën formë në Gosë, ndërsa arrestuan pesë persona ndër të tjerë edhe ish-kryetarin e Komunës Gosë Sinan Shala. Gjykata e Kavajës më 21 tetor të vitit të kaluar vendosi të dënonte me akuzat e shpërdroimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve, katër prej pesë të pandehurve të asaj dosje.

Ndërkohë disa investigime të BIRN në zonat bregdetare kanë zbuluar probleme të ngjashme në sipërfaqe të mëdha toke në Vlorë dhe së fundmi edhe në Himarë.

 

.

 

Etiketa: AdministrativeArrestArrest me burgBanorëBIRNbregdetBurgdosjeGjergj ErebaraGjykataGjykatëGjykatësHetimetkryetarKryevidhMASparcelaplazhProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeSHSpilleTiranëToka
Tjetri
Ujësjellësi i Tiranës kërkon rritje dramatike të çmimit ndërsa mban të larta shpenzimet operative

Çmimi i ujit në Tiranë rritet me 44 për qind

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.