AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova përgatitet për sfidën e sigurisë nga kërcënimi i luftëtarëve të rikthyer

Die MorinangaDie Morina
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Militantë ushtarakë të paidentifikuar në një qytet sirian. Foto: Material propagandë nga ISIS.

Një draft strategji e zhvilluar nga qeveria thotë se luftëtarët që kthehen nga Lindja e Mesme, ndërsa Shtetit Islamik rrëzohet, përbëjnë sfidën më të madhe të ardhshme për sigurinë e vendit.

Militantë ushtarakë të paidentifikuar në një qytet sirian. Foto: Material propagandë nga ISIS.

Strategjia e re Kombëtare kundër Terrorizmit dhe Plani i Veprimit 2018-2022 e qeverisë së Kosovës thotë se luftëtarët që rikthehen nga zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme, ndërsa i ashtuquajturi Shteti Islamik, ISIS, rrëzohet janë sfida e ardhshme në betejën e vendit kundër kërcënimit të terrorizmit.

“Siç është parë në shumë shembuj në Europë, individët e radikalizuar mund të kryejnë akte dhune ekstreme kundër popullsisë dhe institucioneve në vendin e tyre, prandaj rreziku që Kosova të jetë në shënjestër për një sulm të tillë terrorist nuk mund të përjashtohet,” thuhet në një dokument të bërë publik të premten.

Ministri i Brendshëm Flamur Sefaj tha për BIRN se fokusi duhet të jetë gjithashtu edhe te mbështetësit e islamistëve radikalë të dhunshëm, si edhe tek vetë luftëtarët e kthyer.

“Është shumë e rëndësishme se si veprojmë në atë rast, duke marrë informacione  nga ata, duke i lokalizuar dhe duke i mbajtur nën kontroll sepse ata vijnë me idenë se secilin nga ne e pret parajsa,” tha Sefaj.

“Por ajo që është më e rëndësishme të dimë është sa mbështetje kanë këta njerëz në popull, sepse përsa i përket vetë luftëtarëve të huaj, nëse e di afërsisht se sa janë ata, mund t’i kesh nën kontroll, por ajo që ëhstë problematike është sa njerëz i mbështesin idetë e tyre.”

Ndër  kërcënimet e mundshme me të cilat përballet vendi, sipas strategjisë, janë “sulme nga anëtarë të organizatave terroriste, nga luftëtarë të huaj terroristë, nga qeliza të fjetura ose nga simpatizantë dhe mbështetës të cilët mund të jenë të frymëzuar për të kryer veprime të dhunshme”.

Ajo paralajmëron gjithashtu për “indoktrinimin me ideologji ekstremiste – indoktrinimin dhe rekrutimin e të rinjve, kryesisht duke përdorur propagandë, për qëllime të organizatave terroriste”.

Ajo thotë se edhe terroristët që hiqen si emigrantë të zakonshëm mund të krijojnë probleme sigurie.

“Duke marrë parasysh pozitën gjeografike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përveç kthimit të luftëtarëve të huaj që vijnë nga këto vende, një tjetër shqetësim është mundësia që luftëtarët e huaj terroristë nga vendet e tjera të shfrytëzojnë gjithashtu vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u përzier me refugjatët e mundshëm, për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së,” paralajmëron ajo.

Draft strategjia bazohet në katër shtylla ose objektiva strategjike që përputhen me strategjinë e BE-së kundër terrorizmit: parandalim, mbrojtje, ndjekje dhe përgjigje.

Drejtori i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, Burim Ramadani, tha për BIRN se strategjia duhet të përmirësohet, sidomos për të sqaruar se ajo është një strategji kundër terrorizmit dhe jo një strategji për parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.

“Institucionet duhet ta bëjnë këtë ndryshim, sepse të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me indoktrinimin, përhapjen e ideologjisë dhe propagandës, qoftë në internet apo jo, duhet të trajtohen nëpërmjet strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Ndërkaq, kur këto lloj motivesh e kanë pasur tashmë efektin e tyre, mbetet luftimi i terrorizmit dhe parandalimi i akteve terroriste,” tha Ramadani për BIRN.

Duke iu përgjigjur argumenteve të Ramadanit, ministri Sefaj tha se të dy problemet ishin të ndërlidhur dhe strategjia trajtonte “ekstremizmin e dhunshëm që më pas çon drejt radikalizimit dhe terrorizimit”.

Ai pranoi se vendi kishte nevojë për dy strategji, një për luftimin e terrorizmit dhe një tjetër për të luftuar ekstremizmin. “Por të gjitha këto strategji shkrihen në një; strategjia e sigurisë kombëtare,” tha Sefaj.

Ramadani, i cili i dërgoi komentet e tij autoriteteve për draft dokumentin të hënën, shtoi se institucionet e Kosovës duhet të sqarojnë gjithashtu nivelin e vlerësimit të rrezikut, duke u përqendruar te luftëtarët e huaj.

Megjithatë, Sefaj këmbënguli se vlerësim të tilla tashmë janë bërë. ‘Ne kemi disa hulumtime empirike dhe do të mbështetemi tek ato. E kemi bërë këtë hulumtim bashkë me organizata joqeveritare, siç janë UNDP (Projekti i Zhvillimit i OKB-së) dhe ICITAP i Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Programi Ndërkombëtar i Asistencës në Trajnimin për Hetimet Penale) dhe më 22 nëntor do të kemi një konferencë, kështu që njerëzit e dinë se çfarë rezultatesh kanë dalë,” tha ai.

Këshilltari i medias i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, tha për BIRN se qeveria ishte e hapur ndaj konsultimeve publike mbi draft strategjinë para se ta miratonte atë.

“Kushdo nga niveli i institucioneve, shoqërisë civile, ekspertë apo mekanizma të tjera është i lirë të japë kontributet e tij për të përparuar përmbajtjen e kësaj strategjie para se të miratohet,” tha Matoshi.

Ai shtoi se “strategjia duhet të miratohet nga qeveria në ditët e para të janarit 2018”.

Një artikull i New York Times i botuar në vitin 2016 thoshte se Kosova brenda një kohe të shkurtër ishte shndërruar nga një vend kryesisht i moderuar mysliman në “tokë pjellore për ISIS-in” – Shtetin Islamik – pjesërisht nga fondet e Arabisë Saudite për financimin e shkollave vehabiste dhe xhamive.

“Kosova tani e gjen veten, si pjesa tjetër e Europës, duke shmangur kërcënimin e islamit radikal,” shkruhej në artikull.

“Gjatë dy viteve të fundit, policia ka identifikuar 314 kosovarë – përfshirë dy individë që kanë hedhur veten në erë, 44 gra dhe 28 fëmijë – që janë larguar jashtë shtetit për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, numri më i lartë për frymë në Europë.”

Etiketa: BEBIRNgraHaradinajHetimetISISKESHKosovaKosovëLindjaLindja e MesmembështetjembrojtjeOKBParaPoliciaQeveriaRamush HaradinajSHShteti IslamiksirianSulmTerroristUNDP
Tjetri
Urgjenca morale për shëndetin mendor

Urgjenca morale për shëndetin mendor

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.