AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Reforma zgjedhore, ekspertët kërkojnë “veting financiar” për partitë politike

Ergys GjençajngaErgys Gjençaj
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë konferencës “Korrupsioni zgjedhor, nevoja per një reformë elektorale të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU

Në kohën që politika ka nisur sërish një reformë zgjedhore, vëzhguesit e proceseve elektorale në Shqipëri i kujtojnë asaj konfliktin e interesit, ndërsa theksojnë se transparenca financiare e partive politike kërkon një sistem të ri kontrolli-i cili mund të varet nga organet e reja të drejtësisë.  

Ish-kryetari i LSI, Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë konferencës “Korrupsioni zgjedhor, nevoja per një reformë elektorale të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU

Prej 10 nëntorit, partitë politike në Shqipëri kanë ndezur zyrtarisht motorët e reformës zgjedhore-një proces që pritet të ketë si busull rekomandimet e OSBE-ODIHR-it për adresimin e problemeve që shoqërojnë vazhdimisht zgjedhjet në vend.

Ndryshe nga e shkuara, reforma zgjedhore nisi me konsensus formal mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, megjithëse klima mbi të cilën ajo do të zhvillohet është e dominuar nga akuzat për përdorimin e parave të pista në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Financimi i partive politike dhe i fushatave zgjedhore është një nga çështjet kryesore që pritet të zërë vend mbi tryezën e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.

Sipas Klement Zgurit, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, transparenca financiare e partive politike është një ndër sfidat kryesore, që sipas tij  luan një rol të drejtpërdrejtë në cilësinë e zgjedhjeve.

Zguri i tha BIRN se ndryshimet ligjore që pasuan marrëveshjen e 18 Majit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha reduktuan shpenzimet për fushatën e fundit elektorale “të paktën në dukje”.

Megjithatë, ai shtoi se kjo është e pamjaftueshme.

“Sërish ekspertët financiarë hasën në vështirësi, pasi subjektet politike gjejnë gjithmonë mënyra për të mos bërë transparencën e plotë,” tha Zguri për BIRN.

Ndryshimet ligjore që u paraprinë zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit u fokusuan te reduktimi i kostove të fushatës, më shumë se te detyrimi i partive politike për të bërë transparencë financiare. Kodi i ri Zgjedhor parashikoi që spotet publicitare të transmetoheshin falas nga mediat audiovizive, ndërkohë që pankartat, flamujt partiakë apo posterat-të cilat në të shkuarën kanë zënë një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve elektorale, të kufizoheshin vetëm pranë zyrave elektorale të subjekteve.

Kjo lëvizje u vlerësua pozitivisht në raportin e OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 25 qershorit, por vëzhguesit e huaj evidentuan gjithashtu mangësi sa i takon burimeve të financimit.

“Miratimi i vonë i ndryshimeve la pak kohë për zbatimin e tyre të plotë, ndërkohë që metodologjia e përdorur nga ekspertët financiarë ishte e pazhvilluar, nuk u sigurua dot bashkëpunim me partitë politike dhe objekti i raporteve të ndërmjetme ishte i ndryshëm,” thuhet në raportin e OSBE-ODIHR.

“Duhet të harmonizohen rregullat për financimin e fushatës dhe duhet të hartohen akte nënligjore me qëllim që të sigurohet një metodologji solide dhe qasje në informacionin e plotë mbi financimin e fushatës për ekspertët financiarë dhe zgjedhësit, para dhe pas ditës së zgjedhjeve,” shtohet në raport.

Veting financiar për partitë

Legjislacioni aktual e lë kontrollin e financimit të fushatave zgjedhore në dorën e një rrjeti audituesish të pavarur, të cilët kontraktohen dhe kontrollohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kodi Zgjedhor përcakton kriteret bazë për transparencën, duke detyruar partitë politike që të vënë në dispozicion të ekspertit të emëruar nga KQZ-ja çdo informacion, dokument apo të dhënë që ka të bëjnë me financimin dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore.

Më pas, KQZ mund të bëjë verifikime të të dhënave të raportit, ku verifikimi mund të përshijë edhe pyetjen e personave dhe subjekteve të ndryshme, këqyrjen e dokumenteve që lidhen me këtë çështje, si dhe marrjen e çdo informacioni nga bankat apo persona të tretë, të cilët mund të tregojnë mbi të dhënat e paraqitura në raport.

Ndryshe nga përcaktimet ligjore, monitorimet në terren të shpenzimeve elektorale dhe deklarimet financiare të partive politike mbetën sërish të mangëta.

Çlirim Gjata, ekspert i legjislacionit zgjedhor që ka mbajtur më parë edhe detyrën e kryetarit të KQZ-së i tha BIRN se sistemi aktual nuk e bën të mundur transparencën financiare dhe kontrollin e burimeve të parave që hidhen në fushatë, pasi partitë politike nuk ka qenë të interesuara t’i nënshtroheshin këtij kontrolli.

Në kuadër të reformës së re zgjedhore, Gjata propozon përgatitjen e një ligji të veçantë për financimin e partive politike, që të mos përfshijë vetëm periudhën e fushatave zgjedhore.

Gjata argumenton se ky ligj i ri duhet të sanksionojë një lloj “vetingu financiar” për çdo parti, të ngrejë procedura kontrolli për periudhën jashtë fushatave si dhe të sanksionojë penalitete në rastet e shkeljeve.

Ndërkohë, ai propozon gjithashtu që audituesit të atashohen brenda partive politike që në momentin e fillimit të fushatës e deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar, dhe jo si sot- 45 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve.

“Vetëm se ky lloj ligji duhet t’i kalojë automatikisht për vlerësim edhe Gjykatës Kushtetuese, e cila do të kishte një lloj kontrolli paraprak mbi ligjin, pikërisht për të shmangur në maksimumin e mundshëm konfliktin e interesit,” tha Gjata për BIRN.

Afrim Krasniqi, politolog dhe drejtor i Institutit të Studimeve Politike bie dakord me mendimin e Gjatës se legjislacioni aktual mbart probleme dhe njëlloj si ai kërkon monitorim më aktiv të shpenzimeve gjatë fushatave elektorale.

“Megjithëse Kushtetuta detyron partitë të bëjnë kurdoherë publike financimet, ato nuk i bëjne dhe vete Kodi Zgjedhor nuk e mundëson këtë. Nevojit detyrimi përmes ligjit, që partitë çdo javë të fushatës elektorale të bëjnë publike shpenzimet dhe të lejojnë monitorimin aktiv të aktiviteteve të fushatës nga ekspertët e KQZ dhe ekspertë të pavarur shqiptarë e të huaj, të kontraktuar nga KQZ,” shtoi Krasniqi për BIRN.

Oerd Bylykbashi, deputet i opozitës dhe bashkëkryetar i komisionit të Reformës Zgjedhore i tha BIRN se transparenca financiare e partive politike është një çështje prioritare për Partinë Demokratike. Megjithatë, Bylykbashi e vë theksin te fenomeni i shitblerjes së votës, për të cilin thotë se është problemi kryesor dhe rekomandimi i dytë prioritar në raportin e fundit të ODIHR-it.

“Le të jemi të vërtetë, sot problemi kryesor është shitblerja e votës. Dhe kjo tashmë është bërë outsourcing [transferuar] nga partitë e pushtetit tek bandat. Nuk bëhet më nga militantët partiakë me para të furnizuara nga krimi. Politika ia jep këtë detyrë bandave kriminale dhe në shkëmbim u premton tendera, leje ndërtimi, koncensione,” tha Bylykbashi.

BIRN kontaktoi disa herë me përfaqësues të Partisë Socialiste në komisionin e Reformës Zgjedhore, por ata nuk iu përgjigjën interesit mbi qëndrimin e tyre për rritjen e transparencës financiare të partive politike.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi pas një takimi me drejtuesit e Institutit Demokratik amerikan-të cilët kanë këshilluar vazhdimisht për rritjen e transparencës së financimit të partive politike se “Partia Socialiste ka standardin më të lartë të transparencës financiare në Shqipëri”.

Ndërthurja me reformën në drejtësi

Njësoj si ekspertët e pavarur, edhe nënkryetari demokrat i komisionit të reformës zgjedhore, Oerd Bylykbashi i cilëson të pamjaftueshme përmirësimet ligjore që pasuan marrëveshjen e 18 Majit. Sipas tij, ndërhyrjet nuk duhet të mbesin në letër, por duhet të kenë efekt real në përmirësimin e përvojës së deritanishme, të cilën Bylykbashi e quajti “korrupsion politik”.

“Korrupsioni politik, që ka si arterie financimin e partive ka një efekt gërryes të jashtëzakonshëm të moralit të partive dhe kredibilitetin e tyre publik. Financimi shtetëror është burimi më i pastër dhe i sigurt në kushtet e nje shoqërie dhe politike të kriminalizuar nga trafiqet e drogës,” tha Bylykbashi për BIRN.

“Po aq rëndësi ka gjetja e mekanizmave që ulin shpenzimet e partive,” shtoi ai.

Ndërkohë, Gjata dhe Krasniqi mendojnë se për të siguruar transparencën dhe financimin e sistemit tonë elektoral përmes burimeve të ligjshme nevojitet një operacion më i gjerë sesa sistemi aktual i kontrollit.

Dy ekspertët shohin një dritë të re jeshile në ndihmë të këtij qëllimi, i cili lidhet me rezultatin që pritet të sjellë reforma në drejtësi.

Ndërsa propozoi një rol më aktiv të audituesve dhe ekspertëve të KQZ-së në kontrollin financiar të partive politike, Gjata i tha BIRN se mund të eksplorohej mundësia që ky grup audituesish të varej më pas nga gjyqtarët apo prokurorët.

“Të krijohet një bord i pavarur me prokurorë dhe gjykatës me eksperiencë, të dalë nga vetingu tashmë, nga të cilët emërohen dhe varen audituesit,” tha ai për BIRN.

Krasniqi ka një propozim të ngjashëm për komisionin e reformës zgjedhore, për të luftuar atë që ai e quajti “informalitet masiv elektoral”.

“Nuk do të ishte i tepërt edhe krijimi i një Task Force 3-10 vjeçare, me detyrë kontrollin e financimeve dhe shpenzimeve elektorale, një strukturë jashtë ndikimit të KQZ, por të varur nga Byroja Kombëtare e Hetimit apo Prokuroria e Posaçme,” tha Krasniqi për BIRN.

“Kjo Task Forcë do të mund të evitonte atë që aktualisht ndodh, informalitetin masiv elektoral në funksion të ndikimit më pas në informalitetin politik në mazhorancë apo në opozitë,” përfundoi ai.

Etiketa: BankatBashaBIRNByroja Kombëtare e HetimitEdi RamaGjykatësgjyqtarhasIlir MetaKodi ZgjedhorKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKontrolliKorrupsionKorrupsionikrimikryetarkushtetueseLigjLSILulzim BashaOerd BylykbashioperacionOSBEParaPartia SocialistePDprokurorProkuroriaPSRamaraportReformaReforma zgjedhoreshqipShqipëriTaulant BallaTransparencaVetingVetinguZgjedhjet
Tjetri
Varfëria është gjithashtu një problem psiko-social

Varfëria është gjithashtu një problem psiko-social

Komente 1

  1. Belina Bedini says:
    9 years më parë

    Kodi Zgjedhor e ka te percaktuar ne nenin 89 te tij qe partite politike duhet ti bejne publike financat e tyre nga donatoret. Edhe ligji per partite politike ne nenet 15/1 dhe 15/2 e kane per percaktuar. Kodi Zgjedhor parashikon edhe audit te pavarur (ose ekspert kontabel te pavarur) per ta bere kete. Pra nuk eshte ceshtje mungese ligjore apo mungese te detyrimit ligjor.
    Mendimi se duhen auditues partiak bie poshte edhe nga gjithe keshillat qe japin nderkombetaret (shih OSCE raportet per zgjedhjet) qe personat e emeruar nga partite duhet te eliminohen nga cdo hallke e procesit elektoral. Nderkombetaret thone se edhe KQZ duhe te jete plotesisht jo partiake, pra me anetare qe nuk vijne si perfaqesues te partive.
    Kosta Rika, i cili njihet si i vetmi vend me qeverisje presidenciale te suksesshme (natyrisht pas ShBA-se) ka nje gjykate elektorale vetem per zgjedhjet. Padyshim ka edhe modele te tjera ne demokracite e konsoliduara.

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.