AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Sota mbetet në qeli, akuza dhe mbrojtja në betejë për burimin e 863 mijë eurove

Elton QynongaElton Qyno
9 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Orest Sota ne Gjykatën e Elbasanit, ku u vendos masa e “arrestit me burg”. Foto:Bardha Nergjoni

Prokurorët e Krimeve të Rënda shprehën dyshime se paratë e gjetura në makinën e Orest Sotës i përkasin ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa avokatët pretenduan se 863 mijë eurot kanë si burim pasurinë e të atit, Lefter Sota dhe se mbaheshin cash prej vitit 2007 në shtëpi.

Orest Sota ne Gjykatën e Elbasanit, ku u vendos masa e “arrestit me burg”. Foto:Bardha Nergjoni

Gjykata e Krimeve të Rënda rikonfirmoi të hënën vendimin e Gjykatës së Elbasanit, duke lënë në qeli Orest Sotën, 25-vjeçarin e ndaluar pasditen e 1 nëntorit në Elbasan me 863 mijë euro cash dhe dy patenta për mjete lundruese të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në makinën e tij.

I akuzuari Sota dhe babai i tij, biznesmeni Lefter Sota ishin të pranishëm në sallën e gjyqit, ku përfaqësuesit e Prokurorisë, Gentjan Osmani dhe Elisabeta Imeri kërkuan lënien në fuqi të masës së “arrestit me burg”.

Dy prokurorët pretenduan përpara gjykatës se ka dyshime të forta që shuma prej 863 mijë eurosh që u gjet në makinën e Sotës i përket ish-ministrit Tahiri, i cili është në hetim për veprat penale të “trafikut të narkotikëve” dhe “korrupsionit pasiv”.

“Dyshohet se lekët janë të Saimir Tahirit, të fituara nga aktivitetet kriminale,” pretenduan prokurorët në sallën e gjyqit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzon Orgest Sotën për tre vepra penale; fshehje e të ardhurave, drejtim i parregullt i makinës dhe një akuzë e tretë e shtuar për “falsifikim të monedhave”. Sipas dy prokurorëve të pranishëm në sallën e gjyqit, nga verifikimet e kryera mbi shumën 863 100 euro, pesë kartmonedha 50 euroshe kanë rezultuar false.

Ndryshe nga Prokuroria, dy avokatët mbrojtës së Sotës,  Fatmir Braka dhe Julian Mërtiri kërkuan lirimin e klientit të tyre, me pretendimin se shuma e sekuestruar e parave i përket babait të tij, Lefter Sotës, që sipas tyre ia kishte dhënë të birit për t’i lënë si garanci në kompaninë “Kurum” në Elbasan.

Në parashtresën e tyre para Gjykatës, një kopje e së cilës disponohet nga BIRN, avokatët Braka dhe Mërtiri pohuan se paratë e sekuestruara kishin si burim veprimtarinë e kompanisë “Ikona” të Lefter Sotës si shitjen e aksioneve që ai zotëronte në bankën “Societe Generale Albania”. Ata shtuan se paratë ishin tërhequr nga një bankë e nivelit të dytë dhe ishin mbajtur në shtëpi prej vitit 2007.

Avokatët vendosën në dispozicion të gjykatës komunikime të Sotës me drejtues të kompanisë “Kurum”, përgjime ambientale të kryera nga prokuroria ditën e arrestimit të Orest Sotës si dhe kontrata të nënshkruara ndër vite për blerjen e sasive të mëdha të hekurit nga kompania “Ikona”.

Përgjimet e transkriptuara në parashtresën e avokatëve tregojnë komunikimin e kryer mes Leonard Almetës dhe Orest Sotës në momentin e ndalimit, ku ky i fundit përsërit versionin se patentat e Tahirit ishin lënë në makinën e tij nga shoferi i tij, Genti Caka.

Në një përgjim të dytë, që sipas avokatëve të Sotës është kryer nga Prokuroria transkriptohet shoferi i Tahirit të thotë: “Patentat i kam pasur unë. Patentat i kam marrë unë para 2 muajsh në Durrës dhe i lashë aty. Është gabimi im, jo i tyre”.

Pavarësisht provave të ofruara nga mbrojtësit ligjorë të Sotës, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për ta lënë atë në qeli deri në fund të hetimeve.

Etiketa: AkuzaBIRNBurgDurrëselbasanEuroGentjan OsmaniGjykataGjykatëGjykatësHetimikonaJulian MërtiriKurumMASMasaMbrojtjaNarkotiknarkotikëParaprokurorProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaSaimir Tahiri
Tjetri
Liderët politikë premtojnë t’i japin fund korrupsionit në zgjedhje

Reforma zgjedhore, ekspertët kërkojnë “veting financiar” për partitë politike

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.