AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ratko Mlladiç pret në Hagë vendimin për gjenocid

Denis DzidicngaDenis Dzidic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ratko Mlladiç në gjykatë. Foto: BETA.

Gjykata e Hagës do të japë një nga vendimet e saj më të pritura të mërkurën – atë kundër gjyqit të ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiç.

Ratko Mlladiç në gjykatë. Foto: BETA.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë të mërkurën do të japë vendimin e saj të shkallës së parë pas gjyqit katër vjeçar të ish-liderit ushtarak serb të Bosnjës të kohës së luftës, Ratko Mlladiç, tani 74 vjeç, i cili ishte një nga të arratisurit më të kërkuar në botë para se të kapej dhe tani po përballet me akuza për disa nga mizoritë më të këqija në Europë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Mlladiç akuzohet për gjenocid në Srebrenicë në vitin 1995, gjenocid në gjashtë komuna të tjera boshnjake në virin 1992, përndjekje të boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën, terrorizim të popullsisë së Sarajevës me një fushatë bombardimi dhe sulmesh me snajper, si edhe pengmarrje të personelit të OKB-së.

Ai u arrestua në vitin 2011 pasi qe në arrati për më shumë se 15 vjet. Rreth 300 dëshmitarë janë marrë në pyetje gjatë gjyqit të tij, ndërsa rreth 10,000 prova janë pranuar në Gjykatën e Hagës.

Dhënia e vendimit do të ndiqet nga një numër i madh viktimash të luftës, si dhe përfaqësues të entitetit serb të Bosnjës, Republika Srpska, ushtrinë e të cilit Mlladiç e komandonte gjatë konfliktit në fillim të viteve 1990.

“Si një e mbijetuar e traumës, mendoj se pavarësisht se cili është dënimi, ai do të jetë shumë i shkurtër dhe jo mjaftueshëm për të gjithë ata që ai ka lënduar,” tha për BIRN Lejla Deljanin, një banore e Sarajevës, e cila u plagos rëndë në kokë me një plumb snajperi në 1992, kur ishte 11 vjeçe.

Por Darko Mlladiç, djali i ish-komandantit serb të Bosnjës, tha se babai i tij s’ishte fajtor për krimet për të cilat akuzohej.

“Çdo vendim tjetër që s’është lirimi i tij nga akuzat do të jetë i papritur për familjen e tij,” tha Darko Mlladiç për BIRN.

“Të gjitha analizat ligjore tregojnë se prokuroria e Hagës nuk e vërtetoi aktakuzës që akudon babanë tim,” tha ai.

Darko Mlladiç, i cili tani jeton në Beograd, këmbënguli se “nëse do tgë zbatohej ligji penal normal, gjenerali Mlladiç më 23 nëntor do të kthehej në shtëpinë e tij”.

Avokati i Ratko Mlladiç, Dragan Ivetiç, tha të hënën se ish-gjenerali mund të mos marrë pjesë në dhënien e vendimit për të më 22 nëntor për shkak të gjendjes së dobët shëndetësore.

“Një doktor ka thënë se çdo lloj stresi, përfshirë një procedim gjyqësor, mund të rrisë shansin që Mlladiç të pësojë ndpnjë infarkt, atak ose të vdesë,” tha Ivetiç, lajmëroi Associated Press.

Avokatët mbrojtës të Mlladiçit kërkuan përsëri më herët këtë muaj që Gjykata e Hagës të shtyjë dhënien e vendimit të shkallës së parë deri kur të përcaktohej nëse ish-shefi ushtarak serb i Bosnjës ishte mendërisht dhe fizikisht i aftë të merrte pjesë në gjyqin e tij.

Para arrestimit të tij në vitin 2011, Mlladiç kishte pësuar tre infarkte.

Në mars mbrojtja kërkoi që Mlladiçi të lirohej përkohësisht dhe të lejohej të shkonte në Rusi për trajtim mjekësor, duke pretenduar se trajtimi i tij mjekësor në qendrën e paraburgimit të gjykatës së OKB-së kishte qenë i papërshtatshëm.

Gjylata e refuzoi kërkesën, duke thënë se Mlladiç kishte marrë trajtimin e duhur mjekësor në Hagë.

Policia serbe e arrestoi Mlladiçin në fshatin Lazarevo në Serbi më 26 maj 2011.

Ai u ekstradua menjëherë në Hagë dhe gjyqi i tij filloi një vit më vonë.

Vendimi i shkallës së parë që do të jepet të mërkurën mund të apelohet.

Etiketa: aktakuzëAkuzaBeogradBIRNgjenocidGjykataGjykatëGjykatësGjyqGjyqiMbrojtjaMjekmjekëMlladiçOKBParaPoliciaprocedimProkuroriaRepublika SrpskaRusiSarajevëSerbiSHvdesVendimVendimetVendimi
Tjetri
A ishte ky fundi i valës së populizmit?

Muzgu i Angela Merkel

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.