AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Prokuroria hap hetim për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
9 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur me gazetarët | Foto nga : LSA

Prokuroria njoftoi se ka regjistruar procedim penal për veprat e falsifikimit dhe fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive ndaj kontratave të lobimit me vlerë 675 mijë USD të Partisë Demokratike,  të cilat nuk rezultojnë në raportin financiar të dorëzuar prej saj në KQZ.

Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur me gazetarët | Foto nga : LSA

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi të enjten nisjen e procedimit penal për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike. Sipas njoftimit për shtyp, hetimi ka nisur nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale të falsifikimit dhe mosdeklarimit-fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, të parashikuara në nenet 190 dhe 257/a të Kodit Penal.

“Prokuroria e Tiranës është vënë në dijeni nga media për disa të dhëna, të cilat u vlerësua se përbëjnë interes për nisjen e hetimit. Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Tiranës ka nisur kryerjen e veprimeve të nevojshme proceduriale,” thuhet në njoftim.

Më herët, kreu i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha i tha BIRN se janë në fazën e grumbullimit të dokumentacionit mbi kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në Uashington. Kërkesat për informacion i janë dërguar si Partisë Demokratike ashtu edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Hetimi i Prokurorisë nisi pasi një investigim i BIRN, i publikuar më 22 Nëntor gjeti se në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha lidhi dy kontrata me lobistin  e saj në Uashington, ‘Stonington Strategies’, në mënyrë që të siguronte takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump.

Kontratat u raportuan më 14 nëntor në Departamentin amerikan të Drejtësisë nga kompania “Stonington Strategies”, ku deklaron se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP”-një kompani guackë e regjistruar në Skoci në vlerën e 150 mijë USD.

Kontrata e drejtpërdrejtë e PD-së me “Stonington Strategies” është raportuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA që në muajin mars, ndërsa kontrata me “Biniatta Trade LP’ është mbajtur e fshehur për disa muaj dhe është raportuar në mesin e muajit nëntor.

Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton në raportin financiar që Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për fushatën zgjedhore 2017, çka ngre pikëpyetje serioze për origjinën e parave.

I publikuar në faqen zyrtare të KQZ, raporti financiar i PD pasqyron vetëm pagesat për dy kontrata lobimi me kompaninë tjetër të lobimit “Barnes and Thornburg LLP” në vlerën e 12 585 000 lekëve.

Partia Demokratike ka mbajtur qëndrime kontradiktore për pagesat e saj të lobimit. Fillimisht, ajo i tha BIRN se kishte paguar gjithsej 125 mijë dollarë për lobim dhe mohoi çdo lidhje me kompaninë “Biniatta Trade LP”, aksionerët e së cilës janë anonimë dhe të regjistruar në Belizë, e cila njihet si parajsë fiskale.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i quajti fillimisht të dhënat “shashka dhe mashtrime”, por në një deklaratë të mëvonë, PD pranon kontratat e lobimit që janë deklaruar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA.

Të enjten në Parlament, Basha deklaroi se akuzat e Partisë Socialiste për pastrim parash janë “furtunë në gotë për t’i ikur të vërtetave” për Ramën, Saimir Tahirin dhe vëllain e Fatmir Xhafës.

“PD ka çuar në KQZ sipas ligjit çdo të ardhur. Nuk ka asgjë për të fshehur PD. Njeriu që fsheh paratë je vetëm t’i Edi Rama. Ti je ai që duhet të ishte nën akuzë për pastrim parash,” tha kreu i PD-së në Parlament.

I pyetur nga BIRN nëse Partia Demokratike i kishte raportuar kontratat e saj të lobimit apo nëse kishte dorëzuar bilance shtesë, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri u përgjigj se bilancet janë publike në faqen e KQZ[Kliko për raportin e PD në KQZ].

“Janë publike prej 13 Nëntorit,” tha Zguri.

Kreu i KQZ shtoi se nuk kishte marrë ende një kërkesë zyrtare nga Prokuroria për dokumentacionin e dorëzuar nga Partia Demokratike.

Pagesat e majme për lobuesit e Uashingtonit u kthyen në temën kryesore të debatit në seancën parlamentare. Pas deklaratave të përditshme nga selia rozë, kreu parlamentar i PS-së, Taulant Balla paralajmëroi se do të bënte të hënën një kallëzim ndaj PD-së.

Ndërsa kreu i PD-së, Basha e sfidoi që t’i çonte që sot dokumentet në Prokurori.

Rama në një replikë foli publikisht për akuzat e mëhershme ndaj tij mbi të njëjtën bazë. Duke iu referuar pagesës 80 mijë dollarëshe për një takim me ish-presidentin e SHBA-së, Barack Obama, Rama ironizoi duke thënë se Bilali ishte dënuar dhe se tani vazhdonte jetën e tij, ndërsa i tha Bashës se ai do të kishte të njëjtin fat si Bilali duke aluduar se çështja do hetohet në SHBA.

“Edhe sikur prokuoria shqiptare të mos lëvizë as gishtin, të siguroj që kjo çështje do të hetohet atje ku deveja nuk kalon në vrimë të gjilpërës”, tha Rama.

Partia Demokratike nuk është e vetmja që rezulton të ketë paguar fatura të shtrenjta për të ndikuar në politikat e Uashingtonit. BIRN gjeti në prill të këtij viti se LSI kishte dështuar të raportonte në KQZ një pjesë të mirë të 300 mijë dollarëve që kishte shpenzuar për lobim në SHBA, ndërsa Partia Socialiste lidhi një kontratë me vlerë 240 mijë USD me kompaninë e lobimit “Ballard Partners” para zgjedhjeve parlamentare.

*Shkrimi i mësipërm u amendua pasi Prokuroria e Përgjithshme publikoi njoftimin për shtyp për nisjen e hetimeve.

Etiketa: Barack ObamaBashaBilaliBIRNDonald TrumpEdi RamaFushagazetarHetimInvestigimKodit PenalKQZLOBIMLobimiLSILulzim BashaMediaParaparlamentPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePastrim parashPDPetrit FushaprocedimProcedimiProkuroriProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeProkuroria e TiranësPSRamaRaportiSHBAshqiptareTaulant BallaTiranëTrumpZgjedhjet
Tjetri
Lumi Valbonë, zemra blu e Alpeve Shqiptare (Fotoreportazh)

Riverwatch: Lumenjtë shqiptarë, më të rrezikuarit nga digat në Ballkan

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.