AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Bankwatch: TAP shkeli të drejtën e pronës në kompensimet e fermerëve shqiptarë

Ivan DervishingaIvan Dervishi
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Energjia, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Raporti i ‘Bankwatch’ për gazsjellësin TAP

Personat e prekur nga projekti i Gazsjellësit Trans-Adriatik TAP morën kompensime të padrejta në Shqipëri, ndërsa TAP bëri një vesh shurdh ndaj ankesave duke detyruar fermerët të pranojnë kompensimin përballë kërcënimit për shpronësim nga shteti, thotë një raport i fundit nga Bankwatch.

Raporti i ‘Bankwatch’ për gazsjellësin TAP

Një raport i publikuar të enjten nga Bankwatch zbuloi se pronarët shqiptarë të tokave të prekura nga Gazsjellësi Trans-Adriatik, TAP janë kompensuar në mënyrë të zhdrejtë dhe jotransparente.

Sipas monitorimit të kryer në maj 2017 nga rrjeti i mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe mjedisit në Europën Qendrore dhe Lindore, Bankwatch, dhe Komiteti i Helsinkit në Shqipëri u vërejtën parregullsi procedurale të shumta nga ana e TAP.

“Përveç niveleve të pamjaftueshme të kompensimit, shkeljet që kemi mësuar varionin nga procesi jo-transparent i kompensimit te mungesa e ndihmës ligjore dhe administrative dhe te intimidimi dhe parregullsitë e dyshimta në procesin e certifikimit të tokës, ku kompania është përfshirë,” thuhet në raportin e Bankwatch.

“Bazuar në gjetjet tona, TAP ngre shqetësime serioze në lidhje me përputhjen me të drejtën themelore të pronës së individëve,” vazhdon raporti.

Bankwatch thotë se ashtu si në vitin 2016, edhe në 2017-ën ende shumica e fermerëve ishin të pakënaqur dhe pretendonin se kompensimi nuk mbulonte humbjet e të ardhurave të tyre dhe pronës.

Mungesë transparence është vërejtur nga raporti edhe në normat e kompensimit në kontratat individuale të fermerëve, ku nuk është i qartë kompensimi për hektar apo pemë.

Marrëveshjet e kompensimit të paraqitura te fermerët nuk përmendin fitimin e munguar nga asetet e patundshme, të cilat duan një kohë të gjatë të sjellin përfitime.

“Ndryshe nga deklaratat e TAP, asnjë nga dhjetëra oferta kompensimet e ofruara nga TAP nuk ofrojnë detaje për asetet e kompensuara, por vetëm një shumë totale të parcelës së prekur,” thotë raporti.

Kontaktuar nga BIRN, TAP argumentoi se i përmbahet besimit të vet për transparencë, dialog dhe krijimit të marrëdhënieve afatgjata me të gjitha komunitetet e prekura.

“Personat e prekur janë konsultuar në lidhje me të drejtat e kompensimit dhe mënyrën e llogaritjes,” u shpreh zyra e Gazsjellësit Trans-Adriatik në Shqipëri, duke listuar fazat e krijimit të normave të kompensimit, prezantimit të tyre, gjatë inventarit të aseteve personale, në takimin e komunitetit për kompensimin dhe takimet individuale të kompensimit.

Tubacioni Trans-Adriatik është pjesa më perëndimore e Korridorit Jugor të Gazit, një projekt gazsjellësi që synon të dërgojë gazin nga Azerbajxhani në Europë.

Gazsjellësi TAP kalon në Greqi, Shqipëri dhe përmes detit Adriatik shkon në Itali. Në të tjera vendet, njerëzit e prekur kanë shprehur kundërshtime ndaj projektit.

Duke qenë se konsiderohet një “projekt me interes të përbashkët” nga BE dhe Unioni Energjetik, projekti aktualisht po merret në konsideratë për të huazuar një kredi gjigande prej 2.5 miliard eurosh nga Banka Europiane e Zhvillimit dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Për të përfituar nga kjo kredi, TAP duhet t’u nënshtrohet standardeve të institucioneve financiare ndërkombëtare për kompensimin, sipas të cilave kompensimi duhet të llogaritet në bazë të vlerës së tregut dhe të përfaqësojë zëvendësim të plotë të vlerës, përfshirë humbjen e të ardhurave derisa të kthehet toka në prodhim të plotë dhe të ofrohen investimet e nevojshme fillestare si farat e reja dhe infrastruktura bujqësore.

Raporti i Bankwatch ngre të tjera dyshime lidhur me certifikatat e pronësisë, ku TAP pati akses në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Patundshme për të krijuar dhe përditësuar të dhëna kadastrale brenda korridorit të gazsjellësit.

Raporti thotë se pati raste të ndryshimeve të kufijve dhe madhësisë së tokës në certifikatat e reja që lanë të pakënaqur dhe pa shpjegime pronarët.

Ai vëren se pronarëve të tokave iu shkel e drejta e pronës sipas ligjit shqiptar dhe të drejtave ndërkombëtare përmes deprivimit arbitrar të pronës.

Raporti ngre pikëpyetje pse TAP pati akses në ndryshimin e të dhënave kadastrale në përfitim të vet pa autoritet mbikëqyrës dhe pse nuk iu dha shpjegime personave të prekur për ndryshimet dhe kompensimet e humbjes së tokës.

Pa ndihmë dhe pa mundësi ankimi, personave të prekur nga gazsjellësi nuk iu ofrua ndihmë ligjore dhe administrative e paanshme, thotë Bankwatch, duke shtuar se në disa raste fermerët që i rezistuan nënshkrimit të marrëveshjes me TAP u kërcënuan se do t’u shtetëzohej prona.

“Rezistenca u pakësua nga TAP përmes referimit të procesit kombëtar të shpronësimit që do të aplikohej në rast të refuzimit të kompensimit. Kjo u konsiderua si kërcënim nga fermerët, të cilët hoqën dorë nga ankimet nga frika e dhunës së autoriteteve shtetërore,” thotë raporti.

Nga ana e tij, TAP i tha BIRN se i përgjigjet të gjitha ankesave brenda 7 ditëve dhe merr kohë për të hetuar çështjet e tyre dhe për të kthyer një përgjigje përfundimtare brenda 30 ditëve nëse e lejon natyra e ankimit.

Projekti ndërkombëtar TAP kalon në Greqi, Shqipëri dhe Itali, ku duke krahasuar metodologjinë e kompensimit fermerët shqiptarë pretendojnë se janë diskriminuar krahasuar me fqinjët e tyre grekë.

Sipas Bankwatch parimet e përgjithshme të kompensimit të propozuara nga TAP janë thuajse të njëjta në të dyja vendet dhe nuk ka asnjë shpjegim përse ka dy formua të ndryshme për këto vende në lidhje me kompensimin.

Së fundmi, Bankwatch i bëri thirrje institucioneve financiare europiane që të mos e mbështesin një projekt që shkel të drejtat e njeriut. “Bazuar në gjetjet tona në Shqipëri, TAP ngre shqetësime serioze në lidhje me respektimin e të drejtës thelbësore të pronës,” thotë ai.

Rrjeti Bankwatch rekomandoi që të krijohet një grup pune që do të shqyrtojë metodologjinë e kompensimit në mënyrë që projekti TAP të mos dëmtojë mjetet e jetesës së personave të prekur.

Gjithashtu “TAP dhe kompania AG duhet të ofrojë kompensime shtesë për rastet kur pronarët nuk kanë marrë kompensimin e plotë bazuar në vlerën e tregut, përfshirë humbjen e të ardhurave deri në prodhimin e plotë dhe investimet e nevojshme fillestare”.

Bankwatch gjithashtu kushtëzon TAP në marrjen e borxhit europian derisa të informojë të prekurit për mekanizmat e ankimimit, si dhe derisa të rishqyrtojë marrëveshjet me pronarët e tokave në mënyrë që këto të respektojnë standardet shoqërore dhe ligjin ndërkombëtar, përfshirë të drejtën e pronësisë.

Rrjeti i kërkoi TAP AG të japë informacion për ankesat e marra dhe mënyrën si janë zgjidhur ato.

 

Etiketa: AdministrativeAdriatikAnkimiBEBIRNDhunëdialogGreqiinfrastrukturaItaliKomiteti i HelsinkitKompensimetkrediMjedisitprodhimpronaraportRaportishpronësimshqipShqipëriTokazhvillim
Tjetri
Vëzhguesit vendore; zgjedhjet pozitive, pavarësisht incidenteve

Amnistia ndaj krimeve zgjedhore mban gjallë blerjen e votës në Shqipëri

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.