AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Opozita njofton protesta kundër prokurorit të përkohshëm

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Krerët e opozitës Basha, Kryemadhi e Vasili gjatë një seance parlamentare më 28 shtator 2017. Foto: Malton Dibra/LSA

Dy partitë e opozitës parlamentare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim shpallën protesta për ditën e hënë për të kundërshtuar planin e maxhorancës parlamentare për të zgjedhur me votat e parlamentit një “kryeprokuror të përkohshëm” për shkak se institucionet e reja kushtetuese që duhej të zgjidhnin kryeprokurorin nuk janë ende funksionale.

Krerët e opozitës Basha, Kryemadhi e Vasili gjatë një seance parlamentare më 28 shtator 2017. Foto: Malton Dibra/LSA

Duke e konsideruar vendimin e Partisë Socialiste për të zgjedhur një prokuror të përkohshëm si antikushtetues, Partia Demokratike njoftoi mobilizimin e mbështetësve të saj në një protestë ditën e hënë, protestë për të cilën shpalli mbështetjen edhe partia tjetër opozitare, Lëvizja Socialiste për Integrim.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi grupin e vet parlamentar të dielën për të organizuar protestën.

“Të hënën është detyrë e çdo qytetari që beson tek demokracia, që do të ndërtojë jetën në këtë vend dhe të mos shkojë refugjat, që do të jetojë me dinjitet dhe jo me lëmoshën e narkoqeverisë, të bashkohet me protestën tonë para Parlamentit”, deklaroi Basha.

Duke e konsideruar kryeministrin Edi Rama një “lolo të krimit”, kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi mbështetjen e saj për protestën gjithashtu para grupit të vet parlamentar.

“Ky grup parlamentar do të ketë vlerë dhe do të ketë forcë me mbështetjen dhe përkrahjen, që jo vetëm anëtarët dhe simpatizantët e LSI, por për të gjithë ata që mendojnë se ky vend po shkon në drejtim të gabuar, të jenë nesër në 09:30 para Kuvendit të Shqipërisë”, tha Kryemadhi.

Partia Socialiste ka vendosur në mënyrë të njëanshme të shpallë mbarimin e mandatit të kryeprokurorit aktual Adriatik Llalla dhe të nisë procedurat për një kryeprokuror të ri, për shkak se Këshilli i Lartë i Prokurorisë, institucioni i parashikuar në kushtetutën e re si përgjegjësi për zgjedhjen e kryeprokurorit, nuk është krijuar ende. Javën e kaluar, deputetët socialistë në Komisionin Parlamentar të Ligjeve zgjodhi tre nga shtatë kandidatë të paraqitur si persona të vlefshëm për postin e kryeprokurorit. Por opozita e konsideron këtë një përpjekje të qeverisë për të kapur postin e kryeprokurorit dhe për të mbyllur problemet që maxhoranca ka aktualisht me drejtësinë.

Në muajin tetor, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u vu formalisht nën hetim i dyshuar për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa Partia Socialiste pretendoi se prokurorët përgjegjës për hetimin ndaj Tahirit kishin  një “axhendë politike“.

Posti i prokurorit të përgjithshëm ka qenë një post kyç në historinë e Shqipërisë që nga koha e komunizmit, ku parlamenti zgjidhte kryeprokurorin, i cili nga ana e tij kishte autoritet të plotë mbi të gjitha procedimet penale, përfshirë edhe hetimet për zyrtarët e lartë. Për shkak të këtij konflikti të qartë interesash, reforma në drejtësi e miratuar vitin e kaluar, synoi të shkëpusë lidhjen Parlament-Kryeprokuror duke krijuar një institucion të ri të quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili duhet të përzgjedhë kandidaturat për kryeprokuror para se parlamenti të votojë njërën prej kandidaturave të propozuara nga këshilli. Paralelisht me zbutjen e fuqisë së parlamentit në procesin përzgjedhës të kryeprokurorit, kushtetuta parashikon që kryeprokurori të luajë një rol administrativ në sistemin e prokurorisë, por prokuroritë e rretheve dhe një prokurori speciale për hetimin e krimit të rëndë dhe korrupsionit do të funksionojnë si autoritete më vete me një shkallë autonomie nga prokurori i përgjithshëm.

Maxhoranca socialiste pretendon se asaj i lind e drejta të zgjedhë një “prokuror të përkohshëm” për shkak se formula kushtetuese  nuk mund të zbatohet menjëherë dhe se ajo nuk dëshiron të shohë Llallën të vijojë të mbajë këtë post përtej mbarimit të mandatit të tij. Adriatik Llalla u zgjodh prokuror i përgjithshëm në vitin 2011 me votat e maxhorancës së atëhershme parlamentare të përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, të dyja partitë që sot janë në opozitë.

Etiketa: AdriatikAdriatik LlallaBashademokraciadeputetDibraDrogeEdi RamaHetimHetimetkushtetueseLëvizja Socialiste për IntegrimLSILulzim BashaMaxhorancaMonika KryemadhiOpozitaParaparlamentPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePartisë DemokratikePartisë SocialisteprokurorProkuror i PërgjithshëmProkuroriProkurori i PërgjithshëmProtestaRamaReformaSaimir TahirishqipshtatorTrafik
Tjetri
PS zgjedh mes protestave dhe tymit Arta Markun prokurore të përkohshme

PS zgjedh mes protestave dhe tymit Arta Markun prokurore të përkohshme

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.