AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Perëndimi paralajmëron Kosovën për shfuqizimin e Gjykatës së Luftës

Die MorinangaDie Morina
8 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndërtesa e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë. Foto: Europol.

Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia dënuan edhe një herë përpjekjet e deputetëve të Kosovës për të anuluar ligjin që lejon krijimin e Dhomës Speciale me bazë në Hagë dhe detyrë për të gjykuar ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërtesa e Gjykatës Speciale të Kosovës në kryeqytetin e Holandës, Hagë. Foto: Europol

Ambasadat e SHBA-së, Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë në Prishtinë deklaruan të enjten se ato ishin “thellësisht të shqetësuara” mbi përpjekjen aktuale të deputetëve të Kosovës për të anuluar ligjin që solli krijimin e Dhomës Speciale me bazë në Hagë.

Grupi i Pesë Vendeve, një grup informal diplomatik mbi çështjet e Kosovës, nxiti politikanët dhe institucionet e shtetit të “braktisin çdo mendim për anulimin apo rinegicimin e çfarëdolloj aspekti të Ligjit mbi Dhomën Speciale”, i cili u miratua nga deputetët në Prishtinë në vitin 2015.

“Një lëvizje e tillë vë në pikëpyetje angazhimin e Kosovës për sundimin e ligjit dhe rrezikon gjithçka që Kosova ka arritur deri tani. Ajo vë interesat e individëve të caktuar mbi interesat e shoqërisë së Kosovës,” thanë grupi i të pestëve në një deklaratë.

“Ne dënojmë një lëvizje të tillë dhe çdokush që e mbështet atë është duke refuzuar partneritetin e Kosovës me vendet e tjera,” shton deklarata.

Dhoma Speciale pritet të gjykojë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime të dyshuara të kryera gjatë dhe pas luftës së vitit 1999, përfshirë vrajse, rrëmbime, burgosje të paligjshme dhe dhunë seksuale. Gjykata pritet të dorëzojë aktakuzat e para këtë vit.

Gjykata ka një staf ndërkombëtar me bazë në Hagë, por vepron nën ligjin e Kosovës. Ajo kundërshtohet gjerësisht nga vetë Kosova, ku luftëtarët e UÇK shihen si heronj, dhe u krijua pas presionit mbi Prishtinën nga aleatët Perëndimorë.

Iniciativa për të anuluar ligjin u mbështet nga partitë e koalicionit qeverisës – Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Pas paralajmërimit nga ambasadat Perëndimore, deputetët e opozitës Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ilir Deda nga Partia Alternativa bënë thirrje që koalicioni qeverisës të mos vendosë në rrezik marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtar.

Deda tha se deklarata e lëshuar nga pesë vendet ishte një paralajmërim final për udhëheqësit e Kosovës.

“Unë besoj se nuk ka asnjë shtetas të Kosovës që mbështet kolapsin e shoqërisë sonë para përvjetorit të dhjetë të pavarësisë,” tha Deda.

Abdixhiku, partia e të cilit ka mbështetur gjithmonë themelimin e gjykatës, tha se zhvillimet e fundit ishin “një aventurë e rrezikshme me fund të paparashikueshëm”, dhe mund të krijojnë vetëm “një izolim për vendon tonë”.

Kryeministri Ramush Haradinaj pranoi të mërkurën në një intervistë me gazetën në internet IndeksOnline se anulimi i ligjit do të ketë pasoja për marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare. Por ai shtoi se partia e tij vijon të kundërshtojë gjykatën njësoj siç bëri kur ligji u votua fillimisht në parlament.

Haradinaj tha se nëse ligji risillet në Asamblenë e Kosovës dhe anulohet, ai do ta respektojë këtë për shkak se “Kosova nuk mund t’i shpëtojë drejtësisë” pavarësisht faktit se iniciativa ka dëmtuar marrëdhëniet ndërkombëtare.

Tentativa e parë për anulimin e ligjit dështoi më 22 dhjetor.

Iniciativa nuk u mbështet nga partia Vetevendosje në opozitë, por deputeti i saj Rexhep Selimi i tha medias se partia e tij do të votojë në favor të anulimit të ligjit.

Pesë ambasadat Perëndimore kritikuan gjithashtu një vendim të javës së kaluar të presidentit Hashim Thaçi për të falur tri ish-guerilas të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan për vrasjen e një familjeje në vitin 2001.

Thaçi më 29 dhjetor firmosi një dekret faljeje për Arben Kiqinën dhe vëllezërit Arsim Ramadani e Burim Ramadani, të cilët u burgosën për vrasjen e familjes Hajra, me motivin se babai i familjes kishte qenë oficer policie në kohën e Slobodan Milosheviçit.

Etiketa: burgosjedeputetEuropolFinalFrancaGjermaniaGjykataGjykatëGjykatësHaradinajHashim ThaçiheronjHolandëItaliaizolimKosovaKosovëKrimeLumir AbdixhikunismaParaparlamentPartiaPartia DemokratikepasojaRamush HaradinajRexhep SelimirrezikSHBAShtetet e BashkuaraVendim
Tjetri
Kthimi i Berluskonit në Itali

Kthimi i Berluskonit në Itali

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.