AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Ligji për ndalimin e gjuhës së urrejtjes në internet shqetëson ekspertët në Kroaci

Sven MilekicngaSven Milekic
8 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim. Foto: Pixabay/lechenie-narkomanii

Ndërsa Kroacia shpalli planet për një ligj të ri për të rregulluar gjuhën e urrejtjes, nxitjen për dhunë dhe lajmet false në internet, disa ekspertë kanë frikë se kjo mund të shkaktojë censurë dhe të kufizojë lirinë e shprehjes.

Ilustrim. Foto: Pixabay/lechenie-narkomanii

Ndërsa qeveria e Kroacisë përgatitet për të miratuar një ligj të ri për rregullimin e gjuhës së urrejtjes, nxitjes së dhunës dhe lajmeve false në internet, shumë ekspertë thonë se plani përmban mangësi dhe shumë probleme potenciale.

Shumë ekspertë besojnë se ligjet ekzistuese të vendit janë të mjaftueshme kur vjen puna për penalizimin e përmbajtjes së paligjshme, por janë dakord se legjislacion shtesë është i nevojshëm për parandalimin e ndarjes në internet të materjaleve të tilla.

Gjithashtu, ekspertët janë të shqetësuar mbi pasojat potenciale të ligjeve të reja, të tilla si censura dhe kufizimi i lirisë së mendimit dhe të shprehjes.

Bernard Grsic, kreu i zyrës qendrore të qeverisë në Kroaci për zhvillimin e shoqërisë dixhitale, konfirmoi të martën se institucionet e shtetit po punojnë mbi një ligj “për rregullimin e përmbajtjes së padëshiruar në internet dhe në rrjetet sociale”.

Grsic shpjegoi se grupi fillestar i punës u takua për herë të dytë të hënën dhe vendosi të punojë për një ligj që do të ndjekë udhërrëfyesin për pengimin e komunikimeve të padëshiruara në internet, udhërrëfyes të cilin Komisioni Europian e publikoi shtatorin e kaluar.

Grupi i punës vërejti gjithashtu se shtetasit duhet të edukohen mbi mënyrat e pranueshme të komunikimit në internet. Ekspertë të ndryshëm do të ftohen në këtë grup pune që do të hartojë ligjin.

Manuela Sola, drejtoreshë e Komunikacijski laboratorij, një agjenci e pavarur rajonale që merret me komunikimin dixhital, e mikpriti idenë e një ligji të ri duke theksuar se ligjet ekzistuese në Kroaci dhe në BE nuk janë të mjaftueshme.

Ajo thotë se Kroacia ka nevojë për ligje më të rrepta në trajtimin e lajmeve false, dizinformimit në internet dhe gjuhës së urrejtjes në median sociale.

“Kjo është përqasja e duhur për trajtimin e këtij problemi. Sapo informacioni keqinformues është në internet, dëmi është bërë,” tha ajo për BIRN. “Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se veprimet e tyre në median sociale kanë gjithashtu pasoja – dhe se ata janë përgjegjës për pasojat,” shtoi ajo.

“Kompanitë duhet të japin gjithashtu kontributin e tyre për pakësimin e lajmeve false dhe gjuhës së urrejtjes në kanalet e tyre të komunikimit,” shtoi Sola.

Sasa Lekovic, president i Shoqatës së Gazetarëve të Kroacisë, tha se Kroacia ishte pas në tendencën botërore dhe për rrjedhojë, para se të miratojë një ligj special, qeveria ka nevojë të “ndryshojë të gjithë setin e ligjeve mbi median”.

“Ajo vetëm  sa ka filluar me krijimin e një grupi pune, për të përgatitur propozimet për ligjin mbi median elektronike,” tha ai për BIRN, duke shtuar se ai shpreson që qeveria nuk do ta miratojë një ligj të tillë “brenda natës”.

Lekovic theksoi se përballja me lajmet false përmes një ligji është “një temë shumë e ndjeshme”, e cila mund “të kapërcejë me lehtësi vijën e hillë që ndan lajmet false nga censura”.

Në lidhje me legjislacionin ekzistues mbi gjuhën e urrejtjes dhe dhunën – në kodin penal dhe në ligjin kundër diskriminimit – Lekovic thotë se problemi kryesor është zbatimi i keq dhe jo se këto ligje nuk përbëjnë platformë për përndjekje penale.

Ai sheh një problem tjetër të lidhur me institucionet që “i qëndrojnë shumë fjalë për fjalë përkufizimit të gjuhës së urrejtjes në kodin penal”.

Ai citon shembullin e Agjencisë për Media Elektronike, e cila mori 30 ankesa mbi gjuhën e urrejtjes në vitin 2017 – por asnjë nga këto ankesa nuk u kategorizua si gjuhë urrejtjeje.

Drazen Hoffman, nga GONG – një organizatë e shoqërisë civile që është përmendur në media si pjesë e grupit të punës për hartimin e ligjit – vërejti gjithashtu që kuadri ligjor aktual i Kroacisë “sakaq përcakton kufijtë e fjalimit publik të pranueshëm”, ndërsa shtoi se ligji i ri duhet të sjellë “vlerë të shtuar”.

“Nëse ligji i ri do të miratohet, ai duhet të sjellë vlerë të shtuar të vërtetë në lidhje me njohjen e specifikave të përmbajtjeve në internet në luftën kundër gjuhës së urrejtjes, si dhe në njohjen e fenomenit pothuajse tërësisht të kryer në internet, të lajmeve false,” tha Hoffman për BIRN.

Gjithsesi, ai është gjithashtu i shqetësuar mbi mundësinë e policimit të përmbajtjes në internet, si dhe mbi “keqpërdorimin potencial” të ligjeve të reja nga qeveritë dhe kompanitë “për të disiplinuar median, për të degraduar debatin publik mbi çështje të rëndësishme dhe për të kufizuar lirinë e medias”.

“Lajmet false dhe idetë diskriminuese luftohen më mirë përmes edukimit dhe diskretitimit,” tha Hoffman.

Vesna Alaburic, një avokate me eksperiencë në fushën e medias dhe lirisë së shprehjes, shpjegoi se liria e shprehjes mund të kufizohet në raste të caktuara, por kjo “varet nga rrethana të shumta”, një nga të cilat është ekzistenca e interesit publik mbi tema të caktuara.

Ajo i tha BIRN se ndërsa ligjet ekzistuese janë të mjaftueshme për të sanksionuar shprehjen dhe ndarjen e “përmbajtjes së paligjshme” në internet, ato nuk janë të mjaftueshme kur vjen puna te “parandalimi i shprehjes dhe ndarjes” të përmbajtjeve të tilla.

“Gjithsesi, në ligjin e medias, parandalimi konsiderohet si, a priori, një kufizim i papranueshëm i lirisë së shprehjes. Për rrjethojë, mendoj se çdo ligj që mund të parandalojë zbulimin e disa informacioneve dhe ideve do të jetë në kundërshtim me parimet themelore demokratike të komunikimeve publike,” vërejti Alaburic, duke paralajmëruar se kjo “është një çështje shumë e ndjeshme”.

Ajo shpjegoi se parandalimi i ndarjes së përmbajtjes së paligjshme duhet të jetë njëmënyrë për “të mbrojtur vlerat e dëmtuara shoqërore dhe të drejtat për personalitet të individëve”, ndërsa kriteri në vendosjen e balancës së duhur mes dy të drejtave të kundërta – lirisë së shprehjes dhe ndalimit të gjuhës së urrejtjes – duhet të jetë i qartë.

Në komunikim publik, individët “nuk duhet të vendosen në një situatë në të cilën ata, për shkak të frikës nga ndëshkimi, heqin përmbajtje me interes të ligjshëm publik sepse kjo mund të sjellë vetëcensurë, gjë që është e papranueshme në një shoqëri demokratike.

“Ata nuk duhet të sillen në një situatë ku duhet të vlerësojnë vetë ilegalitetin e disa komunikimeve të caktuara, për shkak se ata thjesht nuk janë të trajnuar për ta bërë dallimin,” vërejti Alaburic.

Ajo shtoi se për sa kohë nuk është e dukshme që në fillim, organet e vetme përgjegjëse për vlerësimin nëse diçka është e paligjshme janë gjykatat. Ligjvënësit duhet të jenë të kujdesshëm që ligji i shpallur të mos përfshijë “censurë dhe kufizim në lirinë për debat publik mbi të gjitha temat me interes publik”.

Media kroate ka sugjeruar se propozimi ligjor mund t’i ngjajë ligjit të miratuar së fundmi në Gjermani për ndalimin e ndarjes së përmbajtjeve të paligjshme në internet.

Ligji dënon rrjetet sociale me gjoba deri në 50 milionë euro dhe filloi të funksionojë nga 1 janari.

Por politikanët në opozitë në Gjermani kanë kritikuar gjithashtu ligjin, duke pretenduar se është e gabuar që kompanitë private – pronarët e rrjeteve sociale – të ngarkohen me detyrën për të vendosur se çfarë postimesh janë të dëmshme.

Si Lekovic ashtu edhe Huffman ngritën shqetësime mbi ligjin e miratuar në Gjermani, për të cilin thonë se ka krijuar probleme në termat e sanksionimit të gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes për dhunë.

“Që kur u miratua ligji gjerman ai ka demonstruar sakaq probleme potenciale me zbatimin e tij dhe rrjedhimisht është e papërshtatshme thjesht ta kopjosh si zgjidhje për ligjin kroat – as norma ligjore dhe as praktika juridike nuk mund të kopjohet me lehtësi në Kroaci,” vërejti Hoffman.

Etiketa: avokateBEBIRNCensuraDhunëEurogazetarGjermaniKomisioni EuropianKroaciKroaciaLigjLiriaLiria e ShprehjesMediaParapasojapresidentPunaPunëQeveriaRrjetet socialeShpresON
Tjetri
Socialistët sulmojnë kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit

Deputetët socialistë propozojnë forcimin e imunitetit parlamentar

723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.