AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Politikanët e Kosovës çojnë përpara përpjekjen për të ndaluar Gjykatën Speciale

Die MorinangaDie Morina
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Takimi i kryesisë së Asamblesë së Kosovës ditën e hënë. Foto: BIRN.

Kryesia e Asamblesë së Kosovës e ka dërguar projektligjin në qeveri, duke vazhduar para një përpjekje kontroversiale për të parandaluar funksionimin e Gjykatës Speciale të Kosovës me bazë në Hagë.

Takimi i kryesisë së Asamblesë së Kosovës ditën e hënë. Foto: BIRN.

Përfaqësues të partive politike në Kosovë vendosën të hënën në një takim të presidencës së Asamblesë ta dërgojnë projektligjin në qeveri, duke avancuar kështu përpjekjen për të rrëzuar Dhomën e re të Specializuar, e cila pritet të gjykojë ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte dhe pas lufte.

“Çdo gjë që është bërë është procedurale,” tha kryetari i parlamentit Kadri Veseli pas takimit të hënën.

“Tani topi është në duart e qeverisë,” tha për mediat Glauk Konjufca, një deputet nga Vetëvendosja, duke konfirmuar se “nisma ka përparuar”.

Qeveria tani ka 30 ditë kohë për t’i kthyer përgjigje presidencës së Asamblesë në lidhje me mendimin e saj për projekt legjislacionin.

Nisma për të sfiduar ligjin erdhi pasi veteranët e UÇK-së nisën një peticion duke e quajtur gjykatën e re diskriminuese, pasi ajo do të gjykojë vetëm ish-guerilas shqiptarë të Kosovës, jo anëtarë të forcave serbe që kryen mizori gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Nisma për revokimin e ligjit mbështetet nga partitë e koalicionit qeverisës të vendit – Partia Demokratike e Kosovës, PDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, dhe Nisma për Kosovën, NISMA.

Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja e dënuan përpjekjen për të revokuar legjislacionin dhe paralajmëruan se Kosova do të përfundonte edhe më e izoluar, nëse ndodhte kjo.

Një grup deputetësh fillimisht e dërgoi nismën në presidencën e Asamblesë më 22 dhjetor, por ajo u ndal sepse nuk u arrit asnjë kuorum.

Më 17 janar, një tjetër përpjekje për të revokuar ligjin dështoi kur në takimin e presidencës së Asamblesë nuk u arrit një kuorum mes presionit ndërkombëtar.

Kreu i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK, Avdullah Hoti, doli nga takimi i presidencës së Asamblesë të hënën duke përsëritur se partia e tij është kundër përpjekjes për të revokuar ligjin.

“Qëndrimi ynë dihet tashmë. LDK-ja është kundër abrogimit. Ajo ishte në rend të ditës sot. Le të shohim se si do të vazhdojë shumica parlamentare,” tha Hoti.

Dhomat e specializuara do të dëgjojnë raste që ngrihen nga një raport i Tas Forcës Investigative Speciale të BE-së, i cili thotë se zyrtarë të paidentifikuar të UÇK-së duhet të përballen me aktakuza për një “fushatë persekutimi” kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës.

Edhe pse me bazë në Hagë, Dhomat e Specializuara janë ligjërisht pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por janë të pavarura nga ai dhe kanë staf ndërkombëtar.

Ligji që e lejon atë të funksionojë u miratua në vitin 2015 nën presionin e Shteteve të Bashkuara dhe Europës.

Aktakuzat e para priten të ngrihen këtë vit.

Etiketa: AAKAvdullah HotiBEBIRNdeputetDhomat e SpecializuaraGjykatëGjykatësGjyqHotikadri veseliKosovaKosovëKrimekrime lufteLDKLigjLuftenismaParaPartiaPartia DemokratikePDKpeticionQeveriaraportromromëSHShtetet e Bashkuara
Tjetri
Parajsë e pasigurtë: Jetë dhe vdekje për refugjatët LGBT

Parajsë e pasigurtë: Jetë dhe vdekje për refugjatët LGBT

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.