AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Strategjia e BE-së për Ballkanin nuk trajton padrejtësitë e të kaluarës

Marlies StappersThomas UngerngaMarlies StappersdheThomas Unger
8 years më parë
në Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Viktimat e luftës në Bosnjë protestojnë para Gjykatës së Hagës në nëntor 2017. Foto: BETA.

Një vlerësim i ri nga Impunity Watch zbulon se shtetet e Ballkanit nuk po merren me të kaluarën e tyre të dhunshme, por strategjia e re e sapo lajmëruar e Komisionit Europian për rajonin nuk ofrojnë stimuj të rëndësishëm për ndryshim.

Viktimat e luftës në Bosnjë protestojnë para Gjykatës së Hagës në nëntor 2017. Foto: BETA.

Komisioni Europian paraqiti strategjinë e tij për Ballkanin Perëndimor të martën, duke i dhënë vendeve në rajon një perspektivë të qartë për pranimin në BE.

Kjo është për t’u mirëpritur dhe as që diskutohet që e ardhmja e rajonit është brenda bllokut europian. Megjithatë, ankesat e pa adresuara nga luftërat e viteve 1990 vazhdojnë të dëmtojnë perspektivën për paqe.

Strategjia e BE-së vëren se proceset e drejtësisë tranzicionale janë jo të plota, duke shtuar se “të gjitha vendet duhet të angazhohen, si me fjalë ashtu edhe me vepra, të lënë pas trashëgiminë e së kaluarës, duke arritur pajtimin dhe duke zgjidhur mirë çështjet e hapura para pranimit të tyre në BE”.

Megjithatë, strategjia e BE-së nuk arrin të ofrojë një hartë të qartë.

Sot, 20 vjet pas përfundimit të konfliktit, mosndëshkimi për krimet e viteve 1990 është i përhapur në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe vazhdon të dëmtojë kërkesat e viktimave për drejtësi.

Rritja e ndasive etnike dhe polarizimi në rajon, i nxitur nga ideologji nacionaliste që promovojnë në mënyrë aktive një klimë mosndëshkimi, kanë zëvendësuar përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të arritur pajtimin.

Hapësira e kufizuar për shoqërinë civile dhe mediat e pavarura ka kontribuar negativisht në këtë ngërç. Viktimat e gjejnë veten të përjashtuar nga vendimmarrja për përpjekjet për të trajtuar të kaluarën ose manipulohen nga pretendimet konkurruese nacionaliste.

Analistët pajtohen me mendimin se nuk përjashtohet mundësia e konflikteve të reja dhe ajo që është më shqetësuese është fakti se arsyeja und të jenë çështjet e pazgjidhura, sikur të mos jetë mësuar asgjë nga mësimet që dolën nga koha e pas Luftës së Dytë Botërore.

Nëse rikthehet një konflikt, ky do të ishte një ndryshim i madh nga ideja “kurrë më” e fundit të viteve 1990 kur konfliktet e armatosura përfunduan në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kontekst, një raport vlerësimi i cili do të publikohet së shpejti nga Impunity Watch që analizon gjendjen e drejtësisë tranzicionale në Ballkanin Perëndimor, është një thirrje e rëndësishme zgjimi.

Siç tregon vlerësimi, përpjekjet në fushën e drejtësisë tranzicionale, siç janë ndjekjet penale, dëmshpërblimet për viktimat, kërkimi i së vërtetës dhe reformat institucional deri më tani nuk e kanë kuptuar rëndësinë dhe kanë ngulitur më thellë sesa kanë hapur sisteme mosndëshkimi dhe polarizimi etnik.

Prandaj, raporti arrin në përfundimin se ka një nevojë urgjente, për BE-në, si edhe vetë shtetet, që të rimendojnë angazhimet për drejtësinë tranzicionale në Ballkanin Perëndimor.

E rëndësishme për rrugën përpara është forcimi i shoqërisë civile dhe përfshirja e saj në diskutime politike më kuptimplota.

Një shoqëri civile e fortë që punon bashkë në ndarjet etnike është garancia më e mirë për të luftuar mosndëshkimin dhe për të parandaluar përsëritjen e konfliktit.

Për të mbështetur nismën e KOMRA për të ngritur një komision rajonal që do të merret me gjetjen e fakteve për luftërat e viteve 1990 si pjesë e Procesit të Berlinit – një projekt diplomatik i nisur nga Gjermania që synonte të ndihmojë shtetet e Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen BE-së – do të ishte një sinjal i rëndësishëm ndryshimi.

Koalicioni për KOMRA shpreson që Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia do të nënshkruajnë një marrëveshje për ta krijuar komisionin në korrik nën kujdesin e Procesit të Berlinit.

Bashkimi Europian gjithashtu ka mangësi të mëdha në lidhje me koherencën e politikave.

Në vitin 2015 ministrat e jashtëm të BE-së miratuan një sistem gjithëpërfshirës politikash mbi mbështetjen për drejtësinë tranzicionale, duke nxitur ndër të tjera qasjet pjesëmarrëse të cilat duhet të vendosin viktimat në thelbin e tyre. Politika gjithashtu bën thirrje për lidhje më të mirë të masave të drejtësisë tranzicionale në fushën e së vërtetës, drejtësisë, shpërblimeve dhe garancive për mospërsëritjen e realiteteve në terren.

Kjo megjithatë nuk reflektohet në mënyrë adekuate në strategjinë e re të BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili fokusohet ngushtë në disa fusha të zgjedhura të drejtësisë tranzicionale, siç janë krimet e luftës, ndjekjet penale dhe personat e zhdukur, të gjitha të shkëputura nga njëra-tjetra. Nisma KOMRA përmendet kryesisht në një shtojcë të strategjisë.

Marrja e një qasjeje kaq të ngushtë në drejtësinë tranzicionale dhe të shkëputur nga realitetet në terren deri më tani nuk ka arritur të hapë një hapësirë reale për t’i dhënë fund mosndëshkimit për gabimet e së kaluarës. Ky mësim duket se nuk është mësuar. Strategjia e re tregon një mungesë vizioni për ndryshime afatgjata.

Që të jetë e suksesshme, reforma në fushën e drejtësisë tranzicionale duhet të jetë koherente me politikat e tjera të BE-së dhe të synojë të jetë transformuese në nivel shoqëror dhe më pak teknike, siç është aktualisht, me një fokus shumë të vogël vetëm në reformat ligjore dhe institucionale.

Si përfundim, dhënia fund e mosndëshkimit dhe trajtimi i nevojës së viktimave për drejtësi duhet të jetë një përparësi kyçe në proceset e pranimit. Strategjia e re e BE-së për Ballkanin Perëndimor nuk jep një sinjal të qartë politik në këtë drejtim.

BE-ja duhet të dyfishojë përpjekjet e saj dhe koha po mbaron. Dhënia fund e mosndëshkimit për krimet e viteve 1990 është një garanci që historia nuk do të përsëritet.

Kjo duhet të merret parasysh në zbatimin e strategjisë së re për Ballkanin Perëndimor, sepse me shpejtësinë aktuale të reformës dhe mungesën e vizionit të qartë ne po shkojmë pas dhe jo para.

Ky nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor, por edhe për Bashkimin Europian si një projekt paqeje.

 

Opinionet e shprehura në sektorin e komenteve janë vetëm ato të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: Bashkimi EuropianBEBIRNBosnjaBosnja dhe HercegovinaFushaGjermaniaGjykatëGjykatësKomisionKomisioni EuropiankonfliktKosovaMaliMali i ZiMaqedoniamarrëveshjenismapaqePararajonraportRaportiReformaSerbiaShpresON
Tjetri
BE-ja me strategji të re zgjerimi për Ballkanin

BE-ja me strategji të re zgjerimi për Ballkanin

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.