AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Organizatat rome-egjiptiane lobojnë për ndryshime në projektligjin e strehimit social

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sendet e mbetura pas shembjeve të shtëpive të komunitetit rom në Selitë. 19 shkurt 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Aktivistët në mbrojtje të komunitetit rom-egjiptian në Shqipëri po çojnë përpara përpjekjet e tyre për të ndryshuar para miratimit në Kuvend projektligjin Për Strehimin Social, i cili pritet të shtojë ndihmën e shtetit për familjet e pastreha dhe në vështirësi ekonomike.

Sendet e mbetura pas shembjeve të shtëpive të komunitetit rom në Selitë. 19 shkurt 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Një projektligj i ri për strehimin social, i cili po kalon në fazat e konsultimit në komisionet parlamentare përpara se të miratohet në Kuvend, pritet të shtojë programet dhe mbrojtjen për familjet në nevojë në Shqipëri, ku komunitetet më të prekura janë ato rome dhe egjiptiane.

Gjatë viteve të fundit, në progres-raportet e Komisionit Europian është ngritur vazhdimisht problematika e strehimit të familjeve me të ardhura të ulëta dhe në ekstrem varfërie, si dhe procedurat e dhunshme të bashkive për zhvendosjen e komuniteteve nga banesat e tyre për t’i hapur rrugë projekteve të ndryshme të zhvillimit.

Tre organizata dhe grupime në mbrojtje të të drejtave të komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri po lobojnë për të kërkuar ndryshime në projektligjin e ri “Për Strehimin Social”, ndryshime të cilat sipas tyre do ta bëjnë atë më efektiv për familjet në nevojë.

Lëvizja Rinore-Egjiptiane & Rome, Qendra T’Reja dhe një grupim informal i aktivistëve romë/egjiptianë e vlerësuan projektligjin e ri si një hap pozitiv të institucioneve drejt ofrimit të mbrojtjes shoqërore, por tërhoqën vëmendje për ndryshime të nevojshme në disa nene dhe pika të projektligjit.

Aktivistët, të cilët dhanë sugjerime të ndara, ishin të një mendje me ndryshimet në nenin 40, që parashikon subvencionet e qirasë së banesave.

Ata rekomanduan parashikimin në ligj të një periudhe të arsyeshme për familjet në nevojë strehimi deri në 45 ditë dhe qartësimin e procedurave pas mbarimit të afatit një-vjeçar të subvencionit të qirasë.

Po ashtu, sugjeruan që barra paguese e familjeve përfituese të mos jetë më shumë se 15%-20% e të ardhurave dhe jo në tavanin 30% të vendosur nga neni 39.

Një tjetër pikë e fortë ku grupet e interesit të komunitetit rom dhe egjiptian ngulin këmbë janë kushtet për marrjen e statusit të përfituesit në programet e strehimit.

Sipas tyre, parashikimi i projektligjit se përfitimi duhet të vijë pas regjistrimit në gjendjen civile të njësisë vendore përbën pengesën e parë për familjet me të ardhura të ulëta që jetojnë në territorin e një bashkie të paregjistruar.

Ata këshillojnë që ky status t’i jepet edhe familjeve të cilat nuk e kanë finalizuar regjistrimin në një bashki ku jetojnë, por vërtetojnë se kanë aplikuar për regjistrimin.

Transferimi apo regjistrimi në një qendër civile kërkon dokument hipotekor ose kontratë qiraje, ndërkohë që aktivistët thonë se një pjesë e familjeve rome/egjiptiane jetojnë në barraka.

“Nga eksperienca dhe vëzhgimet në terren, rezulton që pjesa më e madhe e familjeve që dëshirojnë të bëhen përfitues të një programi strehimi hasen me pengesë për shkak se nuk sigurojnë kontratën e qirasë, ndaj e mendojmë si të dobishëm marrjen parasysh të propozimit tonë,” u shprehën aktivistët e qendrës T’Reja.

Për një nga pikat më të nxehta, e cila ka rezultuar dhe më problematikja për bashkitë shqiptare, zhvendosjen e familjeve nga shtëpitë e tyre, aktivistët këshilluan që përveç afatit 30-ditor të lajmërimit të zhvendosjes, të parashikohet dhe vendi ku do të zhvendosen familjet, për t’u dhënë atyre mundësi kundërshtimi në gjykatë për procedurën apo vendin e transferimit.

Ata po ashtu këshillojnë nxjerrjen e një VKM-je për metodikën e sistemit të pikëzimit, që do të përcaktojë fituesit e programeve të strehimit.

Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome propozoi nga ana tjetër të rritet fuqia detyruese për konsultimet me komunitetin e prekur nga subjektet zbatuese të një programi strehimi, me arsyetimin se raportet e shoqërisë civile tregojnë se ligji për njoftimin dhe konsultimin publik zbatohet shumë pak nga qeverisja vendore.

Ata gjithashtu këshillojnë që përbërja, funksionimi dhe kompetencat e komisionit të strehimit të mos përcaktohen nga qeveria vendore, por nga këshilli i qeverisë vendore, për një proces më demokratik.

Aktivistët kërkuan ndryshime të projektligjit për të qartësuar situatat ku ligjvënësit kanë lënë vakum.

Neni 35 që parashikon se kur është e nevojshme subvencionimi i qirasë mund të bëhet dhe nga pushteti qendror.

“Nuk është e qartë se çfarë kuptohet me ‘kur është e nevojshme’. Të përcaktohet qartë në ligj rrethanat në të cilat financimi bëhet nga pushteti qendror,” kërkuan aktivistët.

Ata lobuan për qartësim të kritereve të vlerësimit të aplikimeve përmes një VKM-je për qëllimin e ligjit për të garantuar shmangien e abuzimeve dhe transparencë me familjet.

Një pikë po ashtu e paqartë sipas tyre ishin rastet e detyrimeve të shoqërive ndërtuese për të dhënë hapësira për banesa sociale te bashkitë dhe pamundësinë e tyre për ta bërë këtë.

“Të jetë më i qartë rasti i pamundësisë për tu dhënë në sipërfaqen ndërtimore të banimit [sipërfaqja e banesës sociale]. Kush e përcakton pamundësinë në kuptim të këtij neni?” pyetën ata.

Së fundmi, aktivistët kërkuan që projektligji të hyjë në fuqi brenda 3 muajve nga 6 muaj të parashikuar në mënyrë që ai të jetë efektiv për vitin 2019, ndërsa kërkuan që në 3 muajt e tjerë të hartohen dhe miratohen trajnimet për rritjen e kapaciteteve të organeve vendore.

Shifrat zyrtare të viteve të fundit parashikojnë se në Shqipëri janë 32.000 familje të pastreha, por të dhënat e Fondacionit Shoqëria e Hapur sugjerojnë se shifra jozyrtare arrin në 70.000 familje të tilla.

Në vitin 2016, Shqipëria miratoi për herë të parë Strategjinë e Strehimit Social 2016-2025, që parashikon të adresojë nevojat e komuniteteve të pambrojtura dhe të pastreha në vend përmes ofrimit të strukturave ndihmuese qeveritare.

Etiketa: aktivistAktivistëAMPbashkiBIRNegjiptianFamiljeIvana DervishiKomisionet parlamentareKuvendLigjmbrojtjeParaprogresProjektligjprojektligj i riProjektligjiQeveriaromshqipShqipëriShqipëriashqiptarestrehimiVKM
Tjetri
Media vazhdon të diskriminojë dhe nxisë urrejtje ndaj komuniteteve të margjinalizuara, thotë monitorimi

Media vazhdon të diskriminojë dhe nxisë urrejtje ndaj komuniteteve të margjinalizuara, thotë monitorimi

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.