AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Zvarritja e statusit për “klientët në nevojë” zhyt në errësirë qindra familje rome

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
8 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shtëpia e Rrapush Rrapushit në Elbasan. Foto: Bardha Nergjoni

Lëvizja Rinore Egjiptiane e Rome paditi qeverinë pasi prej dy vjetësh ka “harruar”  të miratojë vendimet dhe kriteret për statusin e “klientit në nevojë”, që do të mbronin familjet në minimumin jetik nga ndërpreja e energjisë elektrike. Ministritë përgjegjëse, edhe pas dy vitesh nuk janë të qarta se kush duhej të ndërmarrë nismën për miratimin VKM-së.

Shtëpia e Rrapush Rrapushit në Elbasan. Foto: Bardha Nergjoni

Familja prej pesë anëtarësh e Rapush Rrapushit jeton pa energji elektrike prej Janarit në një shtëpi përdhese me dy dhoma në lagjen “Beqir Dardha” të Elbasanit, ku pajisja e vetme elektrike është një televizor i vjetër.

Ajo përdor një sobë druri për ngrohje dhe një furnelë gazi për gatim, e megjithatë, kryefamiljari Rrapushi ankohet se nuk kishte mundësi të paguante faturat e kripura të OSHEE-së ndaj edhe ia prenë energjinë.

“Tre deri në katër mijë lekë çdo muaj”, thotë Rrapushi, ndërsa shton se faturës duhej t’i shtonte edhe 1 mijë lekë pas një akt-marrëveshjeje të mëparshme me kompaninë për detyrimet e papaguara. “Ne marrim vetëm 5 mijë lekë përkrahje. Nuk na del as për bukë”, shton ai.

Vështirësitë e familjeve në kushte të ngjashme me atë të Rrapushit ishin parashikuar që në vitin 2015, kur parlamenti miratoi ligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”. Në nenet 95 dhe 96, ligji parashikon mbrojtje për familjet që do të përfitonin statusin e “klientit në nevojë”, ndërsa emrat e tyre do të duhej t’i kalonin OSHEE-së për trajtim të diferencuar përmes një regjistri të veçantë.

Por kjo e drejtë ligjore nuk zbatohet pasi qeveria nuk ka nxjerrë ende aktet nënligjore dhe VKM-në që përcakton kriteret për të përfituar statusin e “klientit në nevojë”.

Gentian Serjani, aktivist i Lëvizjes Rinore Egjiptiane dhe Rome, i cili po ndjek këto raste i tha BIRN se organizata që ai përfaqëson e ka paditur qeverinë në Gjykatën Administrative për zvarritjen e vendimit të mësipërm, çka sipas tij ka penalizuar shumë familje të komunitetit që ai përfaqëson.  “Qindra familje të komunitetit në Elbasan dhe qytete të tjera nuk kanë mundësi që të përballojnë faturat e energjisë dhe as marrëveshjen që kanë bërë për pagesat e prapambetura me OSHEE-në,” tha Serjani për BIRN.

Serjani thotë se nxjerra e këtyre akteve do të ishte zgjidhje për familjet e varfra, të cilat më pas do të kishin furnizim universal, të paktën për ndriçim dhe nevoja bazike. Në padinë e dorëzuar në Gjykatën Administrative, Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome kërkon që qeveria të nxjerrë aktet nënligjore të premtuara dhe të shmangë situatën diskriminuese për qytetarët e këtij komuniteti.

Të pyetura nga BIRN, dy nga ministritë përgjegjëse pranuan se vendimi ende nuk ka dalë, ndërsa bënë me përgjegjësi njëra-tjetrën se kush duhej të ishte iniciues.

E pyetur nga BIRN për mungesën e VKM-së, Etiola Kola, këshilltare për mediat në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (MShMS) iu referua VKM-ve të nxjerra para ligjit të vitit 2015, që rregullojnë kompensimin e çmimit të energjisë për disa kategori pas heqjes së fashës 300 KWH në muaj.

Sa i përket ligjit të prillit 2015, i cili ngarkon me detyrë MShMS, ministrinë e Financave dhe atë të Energjitikës për të nxjerrë aktet nënligjore, përfshi kriteret e përfitimit të statusit të klientit në nevojë, ajo tha se detyrimi për të iniciuar VKM-të i takonte Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Për çdo ndryshim, nisma merret nga MIE”, tha Kola.

Nga ana tjetër, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës i bëri me dije BIRN se “nisma për këtë VKM duhej të shkonte si bashkëpropozim nga tre ministritë e përmendura në ligj” për të nxjerrë VKM-në, por sipas tyre është Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale që duhet të iniciojë punën.

Për të zbutur efektet e pagesave të prapambetura të energjisë, OSHEE aplikoi akt-marrëveshjet me debitorët mbi një plan shlyerjesh me këste të shtrira në kohë. Megjithatë, mijëra familje kanë dështuar sërish t’u përmbahen kushteve të nënshkruara.

Zëdhënësi i OSHEE, Ardi Kola i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se janë anuluar 6657 akt-marrëveshje të institucionit me debitorët. Anulimi i aktmarrëveshjes nënkupton për shumicën e këtyre familjeve edhe ndërpreje të furnizimit me energji, qoftë edhe vetëm për ndriçim apo nevoja bazike.

Dhjetra klientë të tjerë të OSHEE-së janë në fije të perit. Violeta Veshi, kryefamiljare, thotë se vazhdon të paguajë me vështirësi detyrimet e aktmarrëveshjes së lidhur me OSHEE-në.

Violeta Veshi thotë se e ka të vështirë të vijojë të paguajë sipas aktmarrëveshjes dhe se jeton me frikën se mund të humbasë furnizimin me energji. Foto Bardha Nergjoni

Ajo thotë se borxhi i saj u krijua prej një gjobe 135 mijë lekëshe të vendosur në dhjetor të vitit 2011, të cilën së bashku me faturat e prapambetura sipas aktmarrëveshjes ajo duhet t’i shlyejë edhe për 360 muaj, pasi ka paguar për 20 muaj deri tani.  E vetme, me vajzën me probleme të theksuara shëndetësore, Violeta ka frikë se po vjen momenti kur nuk do të ketë mundësi të paguajë faturën e saj.

Ajo ankohet se gjoba ndaj saj ka qenë e padrejtë dhe se ka një procesverbal që thotë se matësi i energjisë nuk kishte pasur probleme. Ankesat e saj kanë rënë deri tani në vesh të shurdhër. Për qytetarë si Rrapushi apo Veshi, statusi i klientit në nevojë konsiderohet shpëtim, pasi do të kishin energji për nevojat e tyre bazike.  Një rregullore e Entit Rregullator të Energjisë, e nxjerrë për konsultim në Janar parashikon që familjet me statusin e “klientit në nevojë” nuk mund t’u ndërpritet energjia elektrike pa të paktën dy njoftime e paralajmërime  me shkrim dhe disa përpjekje të tjera për t’i ndihmuar ata që të paguajnë faturat e prapambetura apo energjinë mujore që konsumojnë.

Por që të vendoset në zbatim rregullorja e ERE që ofron njëfarë mbrojtje për këto familje, duhej që më parë qeveria të miratonte me vendim të saj se cilat familje do përfitonin statusin e klientit në nevojë dhe po ashtu t’i dërgonte OSHEE-së një listë me këto familje që përfitojnë mbrojtje për shkak të kushteve sociale në të cilat ndodhen.

Në pritje që qeveria të kujtohet për VKM-në, shtëpia e Rrapushit është në errësirë. Kryefamiljari  thotë se nuk gjen dot punë dhe nuk ka as ku merr borxh për të shlyer faturat. “Duam të paktën ndriçim pasi kemi dhe fëmijë të sëmurë. Me asistencë për 5 veta, nuk kam mundësi të paguaj,” përfundon ai.

Etiketa: AdministrativeaktivistBIRNBorxhielbasanenergji elektrikeEnergjiaenergjia elektrikeFamiljeGentian SerjaniGjykatëLigjmarrëveshjeMatmbrojtjenismaOSHEEpaktParaPunëQeveriaSHVendimVendimetVendimiVKM
Tjetri
Kosovë, Serbi, fillon beteja diplomatike për anëtarësimin në UNESCO

Kërcënimi i dyfishtë ndaj Demokracisë Liberale

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.