AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Prokurori i Gjykatës Speciale në Kosovë përgatitet për dorëheqje

Marija RisticngaMarija Ristic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
David Schwendiman. Foto: SPO.

Në një lëvizje surprizë, David Schwendiman, kryeprokurori i Gjykatës Speciale të Kosovës, lajmëroi se ai do të largohet së shpejti për shkak të daljes së tij në pension si zyrtar amerikan.

David Schwendiman. Foto: SPO.

Prokurori i Specializuar David Schwendiman tha të enjten se do të largohet në fund të marsit për shkak të skadimit të mandatit të tij me kohë të caktuar si oficer i lart i shërbimit të huaj në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Kjo duhet të ndodhë sepse administrata amerikane nuk mund ta anashkalojë statusin tim si një pensionist i rithirrur përsëri në shërbim – diçka që ligji nuk më lejon ta ndryshoj pavarësisht se sa shumë do të dëshiroja të qëndroja,” tha Schwendiman, duke shtuar se emërimi i tij përfundon më 31 mars.

Dhomat e reja të Specializuara janë me bazë në Holandë dhe disa figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës priten të akuzohen për krime të dyshuara të kryera gjatë dhe pas luftës me forcat serbe.

Sipas Schwendiman, largimi i tij i menjëhershëm nuk tregon një ndryshim në politikën apo angazhimin ndaj punës së Prokurorisë së Specializuar nga ana e SHBA-së apo Bashkimit Europian.

“Askush që është përgjegjës për krimet që mbulohen nga mandati i Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Specializuara nuk duhet të mendojë se largimi im ka ndonjë lidhje me ndonjë mungesë angazhimi për hetimin,” tha ai.

“Puna jonë gjithmonë ka qenë për përgjegjësinë individuale – për mbajtjen e personave përgjegjës për veprimet e tyre, për atë që ata bënë si individë – nuk ka qenë kurrë ndryshimi i historisë apo përzgjedhja e grupeve për dënim. Kjo nuk do të ndryshojë as kur vendin ta zërë një Prokuror i ri i Specializuar,” shtoi ai.

Kwai Hong Ip, aktualisht zëvendësi i Schwendiman, do të marrë përsipër postin si Prokuror i Specializuar i komanduar.

Schwendiman këmbënguli gjithashtu se personat e prekur nga krimet që mbulon mandati i Gjykatës Speciale “kanë çdo arsye që të vazhdojnë të kenë besim te puna që ne kemi bërë, po bëjmë apo do të bëjmë në të ardhme”.

Schwendiman, i cili u emërua në vitin 2016 si Prokuror i Specializuar, më parë udhëhoqi Task Forcën Speciale Investiguese të BE-së (SITF), e cila hetoi krimet e dyshuara nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dhomat e Specializuara janë me bazë në Holandë dhe disa figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës priten të paditen nën dyshimet për krime lufte të kryera gjatë dhe pas luftës me forcat serbe.

Ajo do të dëgjojë çështje që ngrihen nga raporti i Task Forcës Speciale Investigative të BE-së i cili tha se zyrtarë të paidentifikuar të UÇK-së do të përballeshin me akuza për një “fushatë persekutimi” kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës.

Krimet e dyshuara përfshijnë vrasje, rrëmbime, ndalime të paligjshme dhe dhunë seksuale.

Raporti i SIFT u autorizua pasi Këshilli i Europës publikoi një hetim në vitin 2011, i cili pretendonte se disa zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë edhe presidentin aktual Hashim Thaçi, ishin përgjegjës për abuzime të ndryshme të të drejtave të njeriut.

Thaçi i mohoi akuzat.

Gjykata do të përbëhet nga gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë, edhe pse ajo do të funksionojë sipas ligjeve të Kosovës.

Negociatat për themelimin e gjykatës zgjatën nga viti 2011 deri në vitin 2015.

Që kur përfundoi lufta në Kosovë, komuniteti ndërkombëtar ka administruar drejtësinë në Kosovë, por rezultatet e kësaj kane qenë të dobëta – janë dhënë më pak se 20 vendime përfundimtare për raste krimesh lufte.

Megjithatë, besohej se prokuroria e Kosovës nuk mund të trajtonte çështje të ndjeshme kundër zyrtarëve të lartë, që ishte edhe një nga arsyet pse komuniteti ndërkombëtar vendosi të ngrinte një gjykatë të re.

Në Kosovë, gjykata shihet si e njëanshme duke qenë se do të gjykojë vetëm ish-luftëtarë të UÇK-së, që shihen si çlirimtarë nga shumica e popullsisë shqiptare të vendit, ndërsa në Serbi, gjykata ka mbështetje të gjerë për shkak të shpresave se do të ndjekë penalisht krimet kundër serbëve.

Etiketa: AdministrataAkuzaBashkimit EuropianBEbesimDhomat e SpecializuaraGjykataGjykatëGjykatësHashim ThaçiHetimKëshilli i EuropësKosovëKrimekrime lufteLuftaLuftembështetjendalimeprokurorProkuroriProkuroriaPunaPunëRaportiromromëSerbiSHSHBAshqiptarevrasje
Tjetri
Si e shkatërroi ekstremizmi islamik një familje boshnjake

Si e shkatërroi ekstremizmi islamik një familje boshnjake

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.