AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Abuzimet me pronat në Spille, nën akuzë kryebashkiaku i Rrogozhinës

Elton QynongaElton Qyno
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Plazhi i Spillesë | Foto nga : Besar Likmeta

Vijimi i hetimeve për tjetërsimin e pronave publike në bregdet, zbuloi tjetërsimin e të paktën 56 hektarëve në zonën e Spillesë, ndërsa të hënën u arrestuan 4 persona, 2 u shpallën në kërkim dhe kryebashkiakut të Rrogozhinës i është bllokuar pasaporta me vendim të gjykatës.

Plazhi i Spillesë | Foto nga : Besar Likmeta

Gjykata e Kavajës vendosi t’i bllokojë pasaportën dhe caktoi masë “detyrim paraqitje” për kryebashkiakun e Rrogozhinës Beqir Nuredini, i zgjedhur në 2015 prej koalicionit mes PS-LSI-PDIU (ASHE), i akuzuar bashkë me 9 persona të tjerë për tjetërsimin e 56 hektarëve bregdet në zonën e Spillesë.

Veç Nuredinit 4 persona, përfshi ish-krye rregjistruesin e Zyrës Vendore të Pasurive të Paluajtshme Kavajë Asim Arkaxhiu u arrestuan, 2 janë shpallur në kërkim dhe ndaj dy të tjerëve janë marrë masa më të lehta sigurimi, ndërsa për një noter është caktuar “pezullim i aktivitetit”.

Në një reagim për median Nuredini i mohoi akuzat, duke shtuar se ishte i hapur të hetohej.

“Mbështes hetimet. Autorët të vihen para përgjegjësisë. Unë kam zbatuar procedurën që parashikon ligji. Zbatova ligjin për regjistrim fillestar të pronave. I gatshëm gjatë hetimeve vura në dispozicion dokumentet,” deklaroi Nuredini.

Numri i të akuzuarve në këtë çështje, kryesisht zyrtar vendor, shkoi në 23 pas arrestimeve të nëntorit të vitit që shkoi.

Prokuroria dhe policia në dy deklarata të ndryshme për mediat bënë me dije se hetimet ishin vijim i operacionit të nëntorit të vitit të kaluar, kur u arrestuan 11 persona me akuza të ngjashme, ndërsa hetimet gjetën se pronat publike ishin tjetërsuar dhe përfituar nga të afërm të ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi dhe personave të tjerë pranë pushtetit lokal.

Sipas prokurorisë personat e ndaluar të hënën apo në kërkim, akuzohen për shpërdorim detyre, falsifikim dhe pastrim parash, ndërsa besohet se kanë tjetërsuar 56 hektarëve tokë në plazhin e Spillesë, përfshi edhe një poligon qitjeje në pronësi të Komandës së Forcës Ajrore.

Në vendimin e shkurtuar të gjykatës për caktimin e masave të sigurisë, të cilin BIRN e disponon, vendoset bllokimi i pasaportës dhe masa “detyrim paraqitje” për kryebashkiakun e Rrogozhinës Beqir Nuredini, i caktuar nga PDIU dhe mbështetur nga PS dhe LSI në koalicionin e vitit 2015, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Ndërsa u ekzekutua masave të arrestit me burg për Asim Arkaxhiu, 44 vjeç, ish- drejtori i ZVRPP (Zyrës Vendore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme) me akuzën e “shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve”. Me të njëjtat akuza u arrestuan  Aldo Kila, 27 vjeç, jurist pranë Z.V.R.P.P, Kavajë,  Shpendi Dema, 31 vjeç, jurist në Bashkinë Rrogozhinë dhe Arben Daja, 51 vjeç, sekretar dhe protokollist në Bashkinë Rrogozhinë.

Dy persona të tjerë ndaj të cilëve po ashtu u morën masë sigurie “arresti me burg” u shpallën në kërkim nga policia. Idlir Karkini, biznesmen, i cili akuzohet për “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe Kryeinspektori i  Mbrojtjes së Teritorit Vendor pranë Bashkisë së Rrogozhinës Artur Tosku i cili është nën akuzë për “shpërdorim detyre”.

Ndaj noterit Julian Zheleku u kërkua masë sigurimi me bug, por gjykata vendosi “arrest shtëpie” me akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”, ndërsa ndaj  noterit tjetër A.A i përfshirë në hetim, u vendos “pezullim i aktivitetit”. Masë sigurimi “detyrim paraqitje” u dha edhe për A.K, me detyrë Inspektor i Mbrojtjes së Teritorit Vendor, pranë bashkis Rrogozhinë.

Prokuroria bëri me dije se hetimet për tjetërsimin e pronave në këtë zonë iu bashkuan një dosje më të hershme, pas kallëzimit të Komandës Ajrore e cila kishte zbuluar tjetërsimin e pronës së saj një poligon qitjeje. Sipas prokurorisë ishte mësuar se persona të ndryshëm kishin filluar pastrimin e poligonit me urdhër të biznesmenit me shtetësi italiane Idlir Karkini, i cili është shpallur në kërkim.

“Në pronën Poligoni i Qitjes Rreth-Greth me numër pasurie 368 është konsatuar prerje pyjesh dhe pastrim i barishteve nga një grup punëtorësh. Këta punëtor janë sjellë nga shtetasi Idlir Karkini, i cili ka çertifikatë pronësie për këtë sipërfaqe toke në pyllin dhe rërën buzë detit”, thuhet në kërkesën që prokuroria bëri pranë gjykatës për caktimin e masave të sigurisë. Sipas të njëjtës kërkesë, në mënyrë “të çuditshme” edhe pse “Ministria e Mbrojtjes kishte aplikuar 3 herë për regjistrimin e pronës së saj nga viti 2005-2007 ajo nuk i është regjistruar, ndërsa në vitin 2016 kjo pronë regjistrohet në favor të Idlir Karkinit”.

Prokuroria dhe policia njoftuan se operacioni, të cilin kjo e fundit e ka pagëzuar “Ranishtja”, është vijim i atij të nëntorit të vitit që shkoi kur u arrestuan 11 persona të tjerë me të njëjtat akuza por për 36 hektarë në zona të tjera të Kavajës.  Në pranga atëherë përfunduan Fatos Kaja, ish-zyrtar i njësisë administrative Kryevidh që deri në maj 2017 mbante postin e nënprefektit të Tiranës si dhe dy ish-zyrtarët e së njëjtës komunë, Behgjet Pjeci dhe Dashnor Çullhaj, drejtori i ALUIZNI Kavajë, Altin Çoba dhe ish-shefi i Kadastrës, Nezir Leçini, Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë, Andi Gjeçi, jurist, ZVRPP, Kavajë, Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë, Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë,  Enver Duqi, ish-drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës,  Kavajë dhe Seid Cikaleshi, ish drejtues i Hipotekës së Kavajës.

Prokuroria thotë se skema e tjetërsimin në të dy rastet është e ngjashme dhe përfshin po ashtu falsifikimin dhe fshehjen e dokumenteve të Këshillit të Qarkut Tiranë. Ndërkohë në hetimin e fundit janë përfshirë edhe ndërtimi i 27 lokaleve në  të njëjtën zonë, që dyshohet se është bërë në shkelje të ligjit.

Hetime të prokurorisë në Vlorë dhe Kavajë, kanë zbuluar tjetërsim të disa qindra hektarëve pronë publike kryesisht në bregdet, ndërsa në një shkrim të mëparshëm BIRN mësoi se edhe pas këtyre hetimeve shteti e kishte të vështirë të rimerrte në pronësi tokat e tjetërsuara.

Etiketa: AdministrativeAkuzaArrestBeqir NurediniBIRNBiznesmenbregdetBurgdetyrimdosjeGjykataGjykatësHetimhetimeHetimetInspektorkryetarKryevidhLSIMASMasaMinistria e MbrojtjesParapasaportaPastrim parashPDIUPoliciaProkuroriaPronat publikePSPunëPunëtorPunëtorëRrogozhinëSHShpërdorim detyreSigurimiSpilleTiranëVendim
Tjetri
Malazezët e kërkojnë jetën më të mirë në fermat e kanabisit në Kaliforni

Malazezët e kërkojnë jetën më të mirë në fermat e kanabisit në Kaliforni

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.