AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Të padëgjuar nga bashkia, qytetarët e Tiranës ndihen të zënë nga kurthi i betonit dhe kullave (Video)

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kullat e larta të planifikuara të ndërtohen në Tiranë, lejet për të cilat kanë filluar të miratohen janë pritur me pakënaqësi nga qytetarët e Tiranës, të cilët shprehen pesimistë se zëri i tyre nuk po dëgjohet nga bashkia dhe politikanët.


Të paktën 15 kulla të larta pritet të ngrihen  në vitet e ardhshm rreth qendrës së Tiranës, tashmë të tejmbushur me ndërtime – sipas një analize të revistës Monitor.

Lartësia e ndërtesave të reja do të variojë nga 20 deri në 40 kate, ndërsa leje janë dhënë dhe për shumë ngrehina më të ulëta banimi dhe zyrash.

Këshilli Kombëtar i Territorit, kryesuar nga kryeministri Rama ka dhënë tashmë lejet e para për ndërtesa shumëkatëshe në rrugën e Kavajës, pas Hotel Tirana International, në rrugën e Durrësit, në zonën e ish-Bllokut, në rrugën Ibrahim Rugova pas Presidencës, si dhe në rrugën e Elbasanit pranë parkut ‘7 xhuxhat.’

Ndërtesat e larta pritet të shënjojnë qiellin e Tiranës nga Bulevardi i Ri deri pranë Parkut të Liqenit, por komplekse banimi planifikohen të shtrihen edhe në zonat periferike.

Me një popullsi të regjistruar prej 884 mijë banorësh në janar 2018, Tirana mban vendin e parë për dendurinë e popullsisë në Shqipëri.

BIRN pyeti ditët e fundit banorët e kryeqytetit nëse janë dakord me ndërtimet e reja.  Ata u shprehën kundër ndërtimeve, ndërsa thanë me pesimizëm se zëri i tyre nuk dëgjohet nga ata që miratojnë lejet e ndërtimeve.

“Nuk ke të marrësh frymë, nuk ka një kopësht me lule të mbjella për fëmijët, një kënd lojërash. Vetëm ndërtime, ndërtime, ndërtime. Popullin kush e pyet, askush nuk e pyet,” tha për BIRN një banore e kryeqytetit në rrugën Frostina Plaku.

“Kishim gjithë atë lulishte aty, për fëmijë e për pleq, u prish dhe po bëhet gjitha ajo ndërtesë,” tha një banore në rrugën e Kavajës, ku po ndërtohet një bllok pallatesh.

“Po na mbyllin në beton,” shtoi ajo.

Ndërsa pastron gardhin e shtëpisë së tij në zonën e 21 dhjetorit, një tjetër qytetar i tha BIRN se komuniteti nuk pyetet për ndërtimet e reja, por vetëm i jepet leja nga bashkia.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave të mërkurën tregojnë se Bashkia e Tiranës ka dhënë në total 272 leje të reja ndërtimi për vitin 2017, më shumë se çdo qark tjetër.

Ndonëse kryebashkiaku Veliaj pati premtuar më herët se nuk do ta betonizonte Tiranën, qëndrimi i tij tashmë ka ndryshuar duke kaluar në mbështetje të ndërtimeve të reja shumëkatëshe.

Në daljet e tij televizive, Veliaj ka mbrojtur ndërtimet e larta duke u shprehur se ato zënë më pak hapësirë dhe i përgjigjen nevojave për banim, zyra dhe hoteleri.

Megjithatë, qytetarët e Tiranës shprehen të pakënaqur që vendimet për betonizimin e kryeqytetit po merren pa u konsultuar me ta dhe janë përqendruar në një grusht politikanësh.

“Nuk është se pyeten njerëzit,” thotë e zhgënjyer një tjetër qytetare në sheshin Skënderbej.

“Mund të bëhet debat më i gjerë. Ne vërtetë kemi zgjedhur një kryetar bashkie dhe ia kemi deleguar përfaqësimin atij, ne prap mund të flasim. Nuk është se flasim vetëm një herë në katër vjet,” përfundoi ajo.

Etiketa: BanorëBashkiaBIRNIbrahim RugovaInstituti i StatistikaveKEKëshilli Kombëtar i TerritoritkryetarKullambështetjeMonitorpaktParaPiSRamaSHshqipShqipëriTiranaTiranëVendimetvideo
Tjetri
Teknologjia kundër demokracisë

Teknologjia kundër demokracisë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.