Eventet për të shënuar 20-vjetorin e vrasjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari dhe familjes së tij kulmuan në një “Natë zjarresh” në kompleksin përkujtimor në Prekaz.
“Nata e zjarreve” ditën e mërkurë pa anëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe publikut të mbanin pishtarë të ndezur në secilin prej 59 varreve të familjes së madhe Jashari në kompleksin përkujtimor në Prekaz, një fshat në zonën e Skenderajt.
Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari dhe të afërmit e tij u vranë gjatë një beteje tre-ditore me forcat serbe nga data 5 deri më 7 mars 1998 – një incident që zyrtarët e Kosovës kanë thënë ishte një pikë kthesë në luftën e ish-krahinës serbe për pavarësi.