AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Policia godet 7 rrjete të kontrabandimit të emigrantëve drejt SHBA, Kanadasë dhe Anglisë

BIRNngaBIRN
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryqe të bardhë me emrat e njerëzve që humbën jetën ndërsa përpiqeshin të kalonin ilegalisht kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës janë vendosur në anën meksikane të murit ndarës mes dy vendeve në Heroika Nogales, Meksikë, fotografuar në datë 17 shtator 2009. (Foto kortezi: Jonathan McIntosh/Flickr)

39 persona, mes të cilëve katër punonjës policie u arrestuan me akuzën e përfshirjes në kontrabandimin e rreth 1 mijë shqiptarëve drejt Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kufiri mes Meksikës dhe SHBA-së.

Policia e Shtetit njoftoi të shtunën arrestimin e 39 personave, të cilët akuzohen se janë pjesë e 7 rrjeteve kriminale ndërkombëtare në kontrabandimin e qënieve njerëzore në drejtim të Mbretësisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha në një konferencë për shtyp se katër punonjës policie gjenden mes të arrestuarve, ndërkohë që 12 persona të tjerë të implikuar janë shpallur në kërkim.

“…7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-ve dhe Kanadasë,” tha Veliu në konferencën e përbashkët për shtyp.

Ai shtoi se hetimi zgjati disa muaj dhe u realizua në bashkëpunim me autoritetet amerikane, policitë partnere të Kosovës, Spanjës, Francës dhe Italisë si dhe organizatat policore si SELEC, Europol dhe Interpol. Të pranishëm në konferencën për shtyp ishin edhe përfaqësuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, 2 agjentë specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë si dhe përfaqësues të organizatës SELEC me qendër në Rumani.

Sipas policisë, kontrabandimi i një personi drejt Mbretërisë së Bashkuar kushtonte 7 mijë paundë, ndërsa drejt SHBA-ve dhe Kanadasë 25 mijë deri në 30 mijë dollarë. Ndërkohë, emigrantët e paligjshëm pajiseshin me dokumente të falsifikuara udhëtimi apo identitete të vendeve të BE-së dhe ndiqnin itinerare të ndryshme udhëtimi përpara se të kontrabandoheshin në Mbretërinë e Bashkuar, ShBA apo Kanada.

Prania e rrjeteve të organizuara të kontrabandimit të emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri ka qenë një shqetësim i hershëm i autoriteteve amerikane dhe atyre britanike. Në një investigim të marsit 2015, BIRN raportoi për shqetësimin e ngritur nga Ambasada Amerikane në policinë shqiptare për dhjetëfishimin e numrit të klandestinëve të kapur në kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara prej vitit 2013.

Një hetim i hershëm i Prokurorisë së Krimeve të Rënda kundër rrjeteve të kontrabandimit drejt SHBA-ve dhe Kanadasë ngriti akuza ndaj shtatë personave, por një pjesë e të akuzuarve u liruan më pas nga gjykatat.

Pas operacionit që kulmoi mëngjesin e së shtunës, Policia njoftoi se hetimet vazhdojnë tashmë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Etiketa: AkuzaArdi VeliuBEBIRNBritaniBullgariEuropolHetimHetimetInterpolInvestigimItaliKanadaKosovëPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaRumaniSHSHBAshqipShqipërishqiptareShteteve të Bashkuara të Amerikës
Tjetri
Ish-kreu i prokurimeve në Maqedoni përballet me akuza korrupsioni

Ish-kreu i prokurimeve në Maqedoni përballet me akuza korrupsioni

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.