AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

I akuzuari për vrasjen e Gazmend Çollakut dënohet me burgim të përjetshëm

Elton QynongaElton Qyno
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme në Tiranë.

Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor Denis Shtrazën për pjesmarrje në rrëmbimin dhe vrasjen e Çollakut, pasi argumentoi se njollat e gjakut në makinën e autorëve i përkisnin viktimës.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Gjykata për Krime të Rënda vendosi të hënën të dënojë me burgim të përjetshëm Denis Shtrazën, pasi e shpalli atë fajtor për akuzat e rrëmbimit, torturimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut.  Pesëshja e gjyqtarëve, e kryesuar nga Ardit Mustafaj shpalli në fund të procesit gjyqësor se Shtraza është një nga autorët e rrëmbimit me pasojë vdekjen e Çollakut, ngjarje kjo e ndodhur më 6 janar 2016 në Durrës.

Sipas pamjeve filmike të transmetuara në seancat e gjykimit, Çollaku u rrëmbye nga katër persona në parkingun e një lokali pranë Portit të Durrësit. Trupi i tij i pajetë u gjet më 7 janar 2016 në anën e një rruge në zonën e Fushë-Krujës, me një plagë plumbi në kokë dhe gjymtyrë të lidhura me fasheta.  Për të njëjtën ngjarje u akuzua edhe ish-oficeri i policisë së Tiranës, Ervin Dalipaj, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në prill 2017 pranë Sukthit, ndërkohë që ishte në kërkim nga drejtësia.

Relatori i trupit gjykues argumentoi gjatë leximit të vendimit se njollat e gjakut të konstatuara në makinën “Mercedes Benz”, me të cilin kanë udhëtuar Ervin Dalipaj dhe Denis Shtraza 3-4 orë pas ngjarjes, i përkasin viktimës Çollaku. Në disa seanca gjyqësore të mëparshme, ekspertizat e ADN-së rezultuan të pavlefshme, pasi mostrat me elementë ADN-je ishin ngatërruar.

Avokati I Shtrazës, Neshat Fana nuk pranoi të komentojë vendimin e gjykatës, duke pohuar se do t’a apelonte shumë shpejt atë. Përgjatë procesit gjyqësor, avokati Fan aka kërkuar pafajësi për klientin e tij.

I kontaktuar nga BIRN, prokurori i çështjes tha se gjykata kishte vendosur drejt në vendimin për ta dënuar Shtrazën me burgim të përjetshëm.

“E tillë ishte dispozita ligjore dhe nuk mund të kërkosh masë tjetër dënimi përveç masës më ekstreme që ka Kodi Penal. Kanë ekzistuar disa prova që e implikonin,” tha prokurori.

Prova kryesore në këtë proces gjyqësor ishin njollat e gjakut të gjetura në makinën e autorëve. Por dy ekspertët që analizuan njollat e gjakut të viktimës arritën në përfundimin se ato ishin ngatërruar.

“Për ne, ky rast ka qënë unikal dhe për të qënë të sigurt dhe me veten tonë, i kemi kryer disa herë analizat dhe dilnin të njëjta rezultate,” deklaroi para gjykatës ekspertia biologe, Deda. Ekspertja shpjegoi se mostrat e gjakut që shërbenin për të zbuluar ADN-në duhej të ishin ngatërruar, pasi gjaku i marrë nga trupi i viktimës në morg nuk përputhej me atë të nënës së viktimës.

Gjykata e Krimeve të Rënda kërkoi riekspertim të mostrave të gjakut, para se të arrinte në vendimin se Shtraza është fajtor për vrasjen e Çollakut.

Etiketa: ADNArdit MustafajatentatBIRNDrejtësiaDurrësFanGjykataGjykata për Krime të RëndaGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarKodi PenalKrimeKrujëMASParaProkuroriSeancaSHTiranë
Tjetri
Presidenti Meta bllokon bisedimet me Greqinë mbi kufirin detar

Meta autorizon qeverinë të negociojë kufirin detar me Greqinë

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.