AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Mali i Zi thellon bashkëpunimin ushtarak me Turqinë

Dusica TomovicngaDusica Tomovic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Pixabay.

Mali i Zi pritet të miratojë një marrëveshje për lidhje më të ngushta në industrinë e mbrojtjes me Turqinë, që në vitet e fundit është bërë një aktor kryesor global në tregtinë e armëve.

Foto: Pixabay.

Mali i Zi pritet të miratojë një marrëveshje mbi bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes me Turqinë, e cila synon të përmirësojë marrëdhëniet e mbrojtjes dhe ato ushtarake me Ankaranë.

Marrëveshja, të cilën BIRN e ka parë, lidhet me “prodhimin dhe tregtimin e mallrave dhe shërbimeve të mbrojtjes, mirëmbajtjen dhe mbështetjen logjistike”.

Marrëveshja gjithashtu përcakton shitje të armatimeve ushtarake dhe atyre mbrojtëse të prodhuara nga projekte të përbashkëta për vendet e treta, si dhe transferime teknologjike dhe kërkime të përbashkëta.

Qeveritë turke dhe malazeze do të formojnë një komision të përbashkët për të zbatuar marrëveshjen dhe për të zgjedhur projektet që do të kryhen në bashkëpunim.

“Informacioni i klasifikuar, dokumentet dhe hardueri e softueri sekret do të transmetohen përmes kanaleve diplomatike të qeverive”, thuhet në marrëveshje.

Ndryshe nga SHBA, Britania e Madhe apo Norvegjia, shteti i Turqisë nuk ka qenë më parë një nga partnerët kyç të Malit të Zi për tregtinë e armëve.

Ky bashkëpunim më i ngushtë ushtarak me Ankaranë po ndodh për shkak të rritjes së ndikimit turk në biznes në Malin e Zi.

Plot 400 kompani turke u regjistruan në vend në 2017, krahasuar me 76 në vitin 2016, sipas regjistrit zyrtar të biznesit.

Investimet e huaja direkte turke u rritën në 23.8 milionë euro në vitin 2017, krahasuar me 17 milionë euro vitin e mëparshëm.

Industria modeste e mbrojtjes e Malit të Zi mbështetet kryesisht në fabrikat e vjetra të epokës jugosllave, të cilat kanë shkuar drejt privatizimit në vitet e fundit.

Në sektor përfshihen: ish-fabrika shtetërore TARA e armëve në Mojkovaç, Poliex në Berane dhe një fabrikë e vogël Optel në qytetin Bijelo Polje.

Marrëveshja e re e mbrojtjes me gjasa është arritur gjatë vizitës së ministrit malazez të mbrojtjes Predrag Boshkoviç në Ankara gjatë muajit shkurt.

Ai u takua me zyrtarët më të lartë të mbrojtjes në Turqi dhe tha se bashkëpunimi midis dy vendeve në mbrojtje do të ishte një platformë për marrëdhëniet e ardhshme dhe se do të ndihmonte në modernizimin e forcave të armatosura të Malit të Zi.

Ushtria e Malit të Zi varet kryesisht nga donacionet ose nga buxheti vjetor prej 50 milionë eurosh për të  modernizuar forcat përmes blerjes së armëve nga vendet perëndimore.

Në vitet e fundit Turqia është bërë një lojtar global në industrinë e mbrojtjes dhe ka qenë importuesi i gjashtë më i madh i armëve në botë nga viti 2011 deri në 2015, sipas Institutit Ndërkombëtar të Stokholmit për Hulumtime të Paqes. Eksportet e mbrojtjes turke ndërkohë arritën vlerën prej 1.5 miliardë euro në vitin 2017.

Kohët e fundit, vendi nënshkroi një marrëveshje të ngjashme me Ukrainën, si dhe një marrëveshje të re multi-milionëshe me Pakistanin.

Etiketa: ArmëBIRNBritania e MadhebuxhetiEuroKomisionMaliMali i ZiMarrëveshjamarrëveshjembrojtjeNorvegjiasekretSHSHBATurqiTurqiaUkrainëUshtria
Tjetri
“Paqja sipas Trump”

"Paqja sipas Trump"

Rama targeton sërish gjyqësorin për pagesat kalimtare të shkarkuarve nga vetingu

Ministri i Brendshëm shpall “non grata” protestuesen nga Kosova

22:01 | 25/06/2026
logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.