AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Opozita fillon “mosbindjen civile” kundër qeverisë “Rama”

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protesta e opozitës në Vorë më 5 prill 2018. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Partitë politike në opozitë grumbulluan qindra protestues në të gjithë vendin dhe bllokuan nyjet kryesore të qarkullimit ndërsa kryeministri tentoi të zbusë zemërimin duke premtuar se taksa kontroverse në Rrugën e Kombit “nuk do të fillojë” menjëherë.

Protesta e opozitës në Vorë më 5 prill 2018. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Partitë politike në opozitë grumbulluan mbështetësit e tyre për të bllokuar trafikun për disa orë në nyjet kryesore rrugore të vendit, në përpjekje për të kalëruar zemërimin e akumuluar pas taksës kontroverse private për përdorimin e autostradës së vetme që lidh Shqipërinë me Kukësin dhe Kosovën. Qindra mbështetës krijuan një bllokim në degëzimin e Milotit, 50 kilometra në veri të Tiranës, ku kalon trafiku rrugor drejt veriut dhe verilindjes. Në Milot pati disa përplasje me policinë vendore.

Në Vorë, 16 km në perëndim të Tiranës, një turmë tjetër u mblodh për të bllokuar autostradën më të përdorur në Shqipëri e cila lidh Tiranën me Durrësin si dhe veriun me jugun e vendit.

Në Elbasan, protestuesit dogjën goma makinash për të bllokuar trafikun në rrugën e vetme që lidh Shqipërinë me Maqedoninë dhe e njëjta gjë ndodhi në Çermë, 80 km në jug të Tiranës, ku kalon aksi kryesor që lidh Shqipërinë qendrore me jugun dhe Greqinë.

Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, mori pjesë në protestën e Vorës bashkë me bashkëshorten e tij dhe pretendoi se do të luftojë “shtetin kriminal privat” të krijuar nga Kryeministri Edo Rama.

Në Tiranë, kryeministri foli në parlamentin e braktisur nga deputetët e opozitës dhe pretendoi se taksa kontroverse që shkaktoi zemërimin me protestë të dhunshme të shtunën e kaluar “nuk do të fillojë para se të gjendet një zgjidhje” për një taksë më të ulët për përdoruesit e rrugës nga Kukësi, pjesa më e varfër e Shqipërisë dhe qendra e valës aktuale të protestës.

“Ne nuk ishim tërësisht të përgatitur për çfarë mund të krijonte një risi e tillë nga ana psikologjike për njerëzit e painformuar”, tha ai në parlament.

Qeveria pretendon se taksa në rrugën e kombit është e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugës. Një konsorcium kompanish private shqiptare fitoi një tender dy vjet më parë, i cili efektivisht e privatizoi rrugën më të kushtueshme të vendit. Marrëveshja koncesionare parashikon të ardhura si nga taksa ashtu edhe nga transfertat e drejtpërdrejta nga buxheti për kompaninë private por është e paqartë se çfarë duhet të ofrojë kompania në shkëmbim të të ardhurave.

Qeveria aktuale dhe ajo e shkuar janë kritikuar për dhënien e shumë kontratave të tilla koncesionare dhe Rama ka bërë të qartë qëllimin e tij për të dhënë edhe më shumë, pavarësisht aludimeve ëtë shumta për korrupsion dhe përfitimet e paqarta për qytetarët.

Partitë politike në opozitë kanë pjesën e tyre të marrëveshjeve koncesionare, përfshirë taksën kontroverse në Rrugën e Kombit. Procedura për të dhënë koncesionin për këtë rrugë filloi më 2011 kur në qeveri ishte Partia Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim ndërsa përfundoi kur LSI ishte në qeverisje në aleancë me PS.

Etiketa: autostradBashabllokimbuxhetideputetelbasanKorrupsionKosovëLSILulzim BashaMarrëveshjaMilotOpozitaParaparlamentPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikeProtestaprotestuesPSQeveriaRamashqipShqipërishqiptaretaksatenderTiranëtrafikuVorë
Tjetri
Lalla-2.0

Mund të jem ‘një fermer i zoti’ : Si u bë milioner ish-kryeprokurori Adriatik Llalla

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.