AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Libri i manjatit shkakton skandal në Serbi

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Miroslav Miskoviç. Foto: Beta.

Një pretendim në librin e ardhshëm të manjatit Miroslav Miskoviç se një ish-president serb i premtoi atij se nuk do të arrestohej nën dyshimet për korrupsion ka shkaktuar një skandal publik.

Miroslav Miskoviç. Foto: Beta.

Njeriu më i pasur i Serbisë, Miroslav Miskoviç, pretendon në librin e tij të ardhshëm “Unë, manjati” se Tomislav Nikoliç, i cili në atë kohë ishte presidenti i vendit dhe kreu i Partisë në pushtet Progresive, e telefonoi atë për t’i thënë se ai nuk do të arrestohej, raportoi të enjten gazeta e përjavshme Nedeljnik.

“Nuk mund të të arrestojnë. Nuk ka asnjë arsye,” pretendohet se Nikoliç i ka thënë Miskoviçit disa ditë përpara arrestimit të manjatit në dhjetor 2012, sipas një fragmenti nga libri i botuar nga Nedeljnik para publikimit të tij zyrtar të premten.

Deri më tani, Nikoliç nuk i është përgjigjur pretendimeve të bëra rreth tij në libër.

Sipas raportit, Miskoviç pretendoi se kishte marrëdhënie të mira me Nikoliçin derisa ai ishte margjinalizuar nga Aleksandër Vuçiç, i cili e zëvendësoi atë si president i Serbisë dhe kreu i Partisë Progresive.

“Nuk do ta fal kurrë Nikoliçin që i lejoi ata të më arrestonin në mënyrë të paligjshme, sepse ai e dinte, duhet ta dinte, që ata po më arrestonin vetëm për çështje politike. Ai thjesht tregoi se ka frikë nga Vuçiçi,” thuhet në fragmentin nga libri i Miskoviçit.

Miskoviç u arrestua në dhjetor 2012 dhe u akuzua se ka fituar në mënyrë të paligjshme më shumë se 30 milion euro nga kompani rrugore të privatizuara dhe evazion fiskal.

Ai u arrestua pasi Partia Progresive erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të përgjithshme në maj 2012.

Nikoliç, i cili udhëhoqi partinë në fitoren e këtyre zgjedhjeve, dha dorëheqjen nga kreu i partisë për të marrë përsipër detyrën si president i Serbisë, duke ia lënë partinë Vuçiçit, një nga premtimet kryesore të të cilit ishte lufta kundër korrupsionit.

Por në shtator 2017, Gjykata e Apelit e liroi Miroslav Miskoviçin, rrëzoi akuzat dhe anuloi një dënim të shkallës së parë me pesë vjet burg për dyshimet se ai kishte ndihmuar djalin e tij, Markon, në evazionin fiskal.

Gjykata urdhëroi një rigjykim të akuzave për evazion fiskal.

Vuçiç e kritikoi vendimin, duke e akuzuar gjykatën se po lejonte manjatët “të qeverisin” Serbinë.

“Ja ku i keni manjatët tuaj! Lërini ata të drejtojnë vendin tuaj,” tha Vuçiç për gazetën Vecernje Novosti pas vendimit.

Sipas raportit të Nedeljnik, Miskoviç shkroi në librin e tij se çështja ishte një “thirrje për zgjim”.

“Por për vite me radhë kam parë se si njerëzit, jo vetëm në politikë, por edhe në biznes, nuk mund t’i shpëtojnë atij kurthi. Si mund të jesh normal nëse ke ushtrinë, policinë dhe sigurimin e shtetit në dorën tënde, nëse ti i komandon të gjithë?”, shkroi Miskoviç.

Edhe pse raporti i Nedeljnik nuk specifikoi se kujt i referohej ai, Vuçiç ishte kreu i Komitetit Serb për Kontrollin e Shërbimeve të Sigurisë midis vitit 2012 dhe 2017.

Miskoviç shkroi në libër se ai ishte gjithashtu i zhgënjyer që patriarku serb Irinej “i ktheu shpinën” atij.

“Irinej nuk e përmendi emrin tim apo komapninë Delta kur po falënderonte donatorët që kontribuuan në ndërtimin e tempullit të Shën Savës,” shkroi ai, sipas Nedeljnik.
Në librin e tij, manjati spekuloi më tej se kryeministri serb Zoran Djindjiç, i cili u vra në vitin 2003, do të ishte hequr nga detyra nëse nuk do të ishte vrarë.

“Vrasja e Zoran Djindjiçnë mars të vitit 2003 ishte shumë e vështirë për mua. Serbia nuk donte ta kuptonte Djindjiçin. Ajo nuk donte të ndryshonte. Nëse nuk do ta kishin vrarë, do ta kishin hequr nga posti pas gjashtë muajsh,” pohoi Miskoviç.

Miskoviç kritikoi gjithashtu ish-presidentin serb Boris Tadiç, i cili ishte në detyrë nga viti 2004 deri në vitin  2012, duke pretenduar se ai përgatiti terrenin për arrestimin e tij.

“Tadiç ishte frymëzimi kryesor për tregimet që synonin t’i bënin kompanitë e mëdha private të dobëta dhe prezantimin e njerëzve të shquar të biznesit në publik si pasanikë egoistë,” pohoi ai.

Ai tha se “populizmi që sundon këtu, kushdo qoftë në pushtet, është i papajtueshëm me përpjekjet për ta afruar Serbinë me Perëndimin”.

Edhe Vuçiç dhe Tadiç, deri më tani, nuk kanë bërë asnjë koment mbi pretendimet në libër.

Etiketa: BurgdeltaEurogazetaGjykataGjykata e ApelitGjykatëKEKorrupsionLIBLibriLuftaParaPartiaPopulizmipresidentRaportiSerbiSerbiaSHshtatorVrasjavuçiç
Tjetri
Të djathtët botojnë gazetë ruse në Serbi

Të djathtët botojnë gazetë ruse në Serbi

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.