AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Të mbijetuarat e Kosovës duan drejtësi për këdo

Nora AhmetajngaNora Ahmetaj
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Billbord i personave të zhdukur në Prishtinë, Kosovë në vitin 2014. Foto: BIRN

Të mbijetuarat nga fshati ku 241 shqiptarë etnikë u vranë në vitin 1999 thanë se Gjykata e re Speciale e Kosovës me bazë në Hagë duhet të ndëshkojë fajtorët, cilado qoftë përkatësia e tyre etnike.

Billbordi i personave të zhdukur në Prishtinë, Kosovë në vitin 2014. Foto: BIRN

Pothuajse 20 vjet pas luftës në Kosovë, të mbijetuarat ende përballen me një sërë problemesh të pazgjidhura – mungesë mbështetjeje institucionale, mungesë  informacioni për të afërmit që rezultojnë ende të zhdukur, si edhe varfëri dhe mundimet e përditshme të familjeve që kanë humbur të dashurit.

Në fokus grupin e fundit që mbajta me dhjetë të mbijetuara nga fshati Krushë e Madhe në Kosovën perëndimore, ku 241 burra u vranë në masakrat në mars të vitit 1999, disa prej tyre kujtuan se si rindërtuan shtëpitë e tyre të djegura me burimet e veta, rritën fëmijë pa baballarë dhe vazhduan ta punonin vetë tokën e tyre, duke mos pasur asnjë njeri të cilit mund t’i kërkonin ndihmë.

Ato shprehën zhgënjim me përpjekjet e misioneve ndërkombëtare si UNMIK, EULEX dhe ato nga sistemi gjyqësor vendas për të ndëshkuar kriminelët e luftës dhe për të gjetur personat e mbetur të humbur nga konflikti. Gjashtëdhjetë e katër persona janë ende të listuar si të zhdukur nga Krusha e Madhe dhe gjithsej 1,666 nga lufta në tërësi – si serbë ashtu edhe shqiptarë.

“Çfarë është drejtësia kur ata nuk zbuluan fatin e personave të zhdukur?” pyeti një grua.

Disa ishin të shqetësuara gjithashtu se Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë do të merret vetëm me krimet e dyshuara se janë kryer nga shqiptarët e Kosovës, kur serbët fajtorë për krime lufte janë akoma të lirë. Dhomat e Specializuara pritet të gjykojnë figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime të dyshuara se janë kryer gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999, edhe pse nuk është ngritur ende asnjë padi.

“Gjykata Speciale le të merret më parë me serbët, pastaj me shqiptarët,” tha njëra.

Megjithatë, kishte gjithashtu nga ato që e pranonin idenë se të gjithë autorët e krimeve të luftës duhet të përballen me drejtësinë, cilado qoftë etnia e tyre. “Kushdo që ka kryer krime, le ta paguajë për këtë,” shtoi e njëjta grua.

Dhomat e specializuara do të dëgjojnë çështje që dalin nga një raport i Task Forcës Speciale Investigative të BE-së, i cili tha se zyrtarë të paidentifikuar të UÇK-së mund të përballen me aktakuza për një “fushatë persekutimi” kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës që besohet se ishin bashkëpunëtorë me regjimin e Beogradit. Krimet e dyshuara përfshijnë vrasje, rrëmbime, ndalime të paligjshme dhe dhunë seksuale.

Disa nga gratë nga Krusha e Madhe ishin të shqetësuara se Dhomat e Specializuara do ta përfundojnë mandatin e tyre pa vënë drejtësi, njësoj si UNMIK-u dhe EULEX-i.

“Nëse ato mbarojnë punë, do të jemi të gjithë të lumtur, por nëse fillojnë dhe më pas e braktisin këtë punë, kjo është diçka shumë e keqe. Edhe ta fillojnë dhe ta lënë atë, siç bënë UNMIK-u dhe EULEX-i, kjo do të na zhgënjejë të gjithëve,” tha njëra. “Mbaroni punë, vendosni drejtësi, ne duam të dimë se kush ka bërë gjëra të caktuara.”

Varret e viktimave të masakrave në një memorial në Krushë e Madhe. Foto: BIRN.

Kjo përfshin luftëtarët e UÇK-së, nëse ata kryen krime, tha një tjetër. “Nëse ai ka vrarë dikë, ai nuk duhet të dënohet me disa vite burg, por me burgim të përjetshëm. Kushdo që ka kryer krime, serb apo shqiptar, duhet të marrë ndëshkimin e merituar.”

Sulmet në Krushë e Madhe nga forcat serbe e lanë fshatin me 140 vejusha dhe 502 jetimë.

Të pyetura se si do të ndiheshin si të mbijetuara nga një mizori e tillë kur të dëgjojnë paditë e para kundër anëtarëve të UÇK-së, pesë nga dhjetë të anketuarat thanë se ato ishin pro drejtësisë për të gjithë.

“Më vjen mirë që herët ose vonë po vendoset drejtësi. Nëse Dhomat e Specializuara dalin me fakte konkrete se dikush ka kryer krime, unë do të jem e lumtur. Ashtu siç dënohet një serb për krime kundër shqiptarëve, le të dënohen edhe shqiptarët nëse kanë kryer krime,” tha një nga të pestat.

Një nënë, dy fëmijët e të cilës u vranë dhe burri i saj u burgos kujtoi se si ushtarët e UÇK-së zaptuan në mënyrë të paligjshme shtëpinë e saj në Prizren pasi ajo iku në Shqipëri përkohësisht për t’i shpëtuar konfliktit.

“Erdha nga Shqipëria në apartamentin tim në Prizren pasi ata më vranë dy djemtë e mi, për të parë se apartamenti im ishte zënë nga një ushtar i UÇK-së,” tha ajo.

“M’u desh të bëja shumë dokumente për të rimarrë apartamentin tim. Vetëm kur im shoq doli nga burgu dhe shkoi te ushtari i UÇK-së ai e liroi apartamentin. Këtë e bëri një shqiptar,” shtoi ajo.

Disa shprehën shpresën se ish-anëtarët e UÇK-së që kanë qenë në pushtet në Kosovë gjatë 19 viteve të fundit që prej kohës së luftës, do të ndëshkohen nga gjykata e re nëse vërtetohet gjithashtu se ata kryen krime.

“Besoj se themelimi i Gjykatës Speciale ka kuptim, sepse lufta e UÇK-së shihej si e drejtë, por ka disa që abuzuan me atë luftë duke kryer krime,” shpjegoi njëra.

Kur gratë u pyetën  nëse do të ketë trazirat pas ngritjes së akuzave të para nga Gjykata Speciale, e cila është shumë e papëlqyeshme në Kosovë se shënjestron ish-luftëtarët e UÇK-së të cilët shihen si heronj, vetëm njëra prej tyre u përgjigj se beson se “do të ketë një rrëmujë e madhe”.

Megjithatë, gjatë bisedës me të mbijetuarat pata përshtypjen se ato nuk kanë njohuri të mjaftueshme për mandatin e gjykatës së re, pasi disa prej tyre besojnë se ajo do të merret me korrupsionin si edhe me krimet e luftës.

Ajo që i shqetëson më shumë gratë është ajo që ato e shohin si indiferencë të institucioneve të Kosovës ndaj problemeve të tyre sociale dhe ekonomike.

“Shteti duhet të krijojë më shumë privilegje për fëmijët tanë, ashtu siç bën për fëmijët e luftëtarëve të vrarë,” tha njëra.

Sipas ligjit të Kosovës, fëmijët e luftëtarëve të vrarë në luftë kanë disa privilegje të caktuara përsa i takon kujdesit shëndetësor, arsimit dhe punësimit.

“Nënat që kanë humbur dy fëmijë duhet të gëzojnë një pension më të madh. Ato gra që kanë fëmijë mbi 18 vjeç, i kanë dërguar ata për të studiuar tani. Vetëm 170 euro nuk mjaftojnë për ato,” shtoi gruaja.

Ankesa pati edhe për atë që gratë e shohin si diskriminim të ligjit midis kategorive të ndryshme të të afërmve të viktimave të luftës. Familjet e viktimave civile marrin 230 euro në përfitime shtetërore në muaj, ndërsa familjet e personave të zhdukur marrin 170 euro.

Një grua, burri i së cilës u zhduk në vitin 1999 dhe ende nuk është gjetur, fajësoi krerët e vendit për gjendjen e tyre të vazhdueshme.

Ajo tha se për shkak të varfërisë, fëmijëve në fshatin e tyre u është dashur të qëndrojnë larg shkollave për të ndihmuar familjet e tyre të fitojnë para.

“Që të paguajnë faturat për shtëpinë, fëmijët tanë janë të detyruar të punojnë në një moshë të re,” tha ajo. “Jam e zhgënjyer nga liderët e Kosovës. Ata kanë jetuar me djersën e jetimëve.”

Nora Ahmetaj është themeluese e Qendrës për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (CRDP). Ajo ndihmoi fokus grupin me të mbijetuara femra nga Krusha e Madhe, të organizuar si pjesë e një programi të titulluar “Dialogu dhe Angazhimi Publik për Gjykatën Speciale të Kosovës”, i vënë në zbatim nga Integra, CPT dhe PAX.

Etiketa: AhmetajBEBIRNBurgDhomat e SpecializuaradiskriminimDrejtësiaEULEXEuroGjykataGjykata SpecialeGjykata Speciale e KosovësGjykatëGjykatësGjyqgraheronjKosovëKrimekrime lufteLuftaLuftendalimepadiParaPunëPunëtorraportromromëSHshqipShqipëriShqipëriatë zhdukurUNMIKvrasje
Tjetri
Ndryshimi i politikave për mbetjet urbane i kushton shtrenjtë shqiptarëve

Raporti i Progresit shqetësohet për planet e qeverisë për incerneratorë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.