AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Mjedisi

Moratoriumi i gjuetisë nuk i ndali gjahtarët, zbulon studiuesi gjerman

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Artikull kryesor Mjedisi, Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një tabelë ndalohet gjuetia e fotografuar në Përmet. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Ndonëse moratoriumi i gjuetisë pati pasoja pozitive për zonat e mbrojtura  ku kontrollet qenë më të shumëta, gjahtarët shqiptarë vazhduan të pashqetësuar aktivitetin e tyre në zonat periferike, shkruan studiuesi Daniel Ruppert.

Një tabelë ndalohet gjuetia e fotografuar në Përmet. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një studim i publikuar së fundmi nga studiuesi gjerman Daniel Ruppert mbi efektin e moratoriumit të gjuetisë në Shqipëri, zbuloi se ai ka pasur pasoja pozitive për kafshët vetëm në zonat me status të lartë mbrojtjeje, ndërsa gjahtarët vazhdojnë lirisht aktivitetin e tyre vrastar në 82 për qind të territorit.

Përmes vëzhgimeve në terren në gjashtë rajone të Shqipërisë dhe intervistave me banorët, rojtarët e parqeve dhe ekspertët vendas, studiuesi Ruppert analizoi efektivitetin e moratoriumit të gjuetisë, që sipas tij është më i gjati në botë për nga koha e ndalimit.

Nga gjashtë zonat e marra në shqyrtim nga studiuesi gjerman, dy prej tyre, Parku Divjakë-Karavasta dhe Parku Kombëtar i Prespës shfaqën rezultate të mira në lidhje me nivelin e zbatimit, me pothuajse aspak gjueti të hasur apo raportuar.

Parku Natyror i Liqenit të Shkodrës shfaqi një sasi të konsiderueshme gjurmësh gjuetie, pavarësisht se gjuetia në këtë zonë është e ndaluar kategorikisht edhe përtej moratoriumit kombëtar.

Po ashtu, sipas studimit të Ruppert, gjurmë të shumta gjuetie mund të gjenden edhe në parkun natyror Nikaj-Mërtur, Nivicë dhe Shalë, gjueti kjo e raportuar edhe nga dëshmitë e banorëve të zonës.

“Tre zonat kanë të përbashkët që janë zona të thella dhe se nuk ka pasur asnjë kontroll ndaj tyre që nga zbatimi i moratoriumit”, shkruan Ruppert.

“Niveli i mbrojtjes së tyre nuk duket se ka një impakt në lidhje me parkun natyror Nikaj-Mërtur,” shton ai.

Një gëzhojë arme gjahu e fotografuar në malin e Munellës, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Mungesa e patrullimit, stafi i pakualifikuar dhe financimi i paqëndrueshëm janë sipas Ruppert disa nga arsyet përse fauna në Shqipëri bëhet pre e gjahtarëve, mundësuar kjo edhe nga lehtësia për të shtënë në dorë armë në mënyra të paligjshme.

Reforma territoriale e vitit 2015 gjithashtu shihet si faktor që shtoi konfuzionin e menaxhimit të zonave pyjore, duke ia deleguar përgjegjësinë autoriteteve vendore, të cilat shpesh nuk kanë kapacitetin e duhur për t’u përballur me gjuetinë e paligjshme.

Aleksandër Trajçe, i cili drejton Shoqatën për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA, i tha BIRN se angazhimi i pamjaftueshëm i institucioneve të qeverisë rajonale/lokale për mbrojtjen e natyrës dhe faunës është sfida më e madhe me të cilat përballen sot konservuesit e natyrës.

“Bashkitë e reja të krijuara duhet të tregohen me aktive për sa i përket çështjes së menaxhimit të resurseve natyrore, përfshire faunën, pasi tashmë kanë një përgjegjësi të shtuar lidhur me këtë,” tha Trajçe, duke shtuar se një shembull pozitiv ishte bashkia e Pukës.

“Fauna mbrohet e menaxhohet më mirë nga institucionet që e kanë më pranë atë dhe jo duke pritur që çdo gjë të vije nga Tirana,” tha ai.

Përgjatë tre dekadave të fundit autoritetet e kanë pasur thuajse të pamundur mbrojtjen e natyrës dhe faunës në vend, duke rezultuar në rënie drastike të specieve, për shkak të shpyllëzimit, degradimit të natyrës dhe gjuetisë së paligjshme.

Në janar 2014, qeveria ndërhyri duke miratuar ndalimin total të gjuetisë në të gjithë vendin për dy vjet, por ky afat u zgjat më pas deri në vitin 2021 për të fituar më shumë kohë në hartimin e një kornize ligjore që siguron përmirësimin e gjendjes së faunës së egër objekt gjuetie.

Katër vite pas moratoriumit, studimi i publikuar së fundmi sheh nevoja të shumta të papërmbushura si për shembull nevoja për fonde të qëndrueshme shtetërore dhe jo-shtetërore në ruajtjen e parqeve përmes përforcimit të kapaciteteve dhe infrastrukturës, por edhe përmes personave me integritet të lartë dhe të pakorruptueshëm.

Aktivistët mjedisorë PPNEA në malin e Munellës | Foto nga : Ivana Dervishi

Duke komentuar në lidhje me intervistat në terren me gjahtarët, studiuesi gjerman thotë se në zonat e largëta ata shfaqin shpërfillje ndaj moratoriumit, por thekson se ky i fundit ka sjellë pasoja pozitive në përgjithësi pasi ka trembur gjahtarët e huaj nga ushtrimi i turizmit të gjahut.

Shqipëria  e konsideron shkeljen e moratoriumit të gjuetisë si kundravajtje administrative dhe e ndëshkon atë me gjobë nga 80 mijë deri një 1 milionë lekë.

Konservacionisti Trajçe i bashkohet studiuesve të tjerë shqiptarë të cilët janë shprehur për studimin se moratoriumi nuk mund të jetë zgjidhje afatgjatë. Ai sugjeron prioritizimin e reformës në menaxhimin e gjuetisë, bashkërenduar me fuqizimin e institucioneve ligjzbatuese dhe edukimin e vazhdueshëm dhe të hershëm mjedisor.

“Nëse i zbatojmë siç duhet këto brenda afatit të moratoriumit aktual (2021) dhe më tej, do të ketë shumë pak arsye për mbajtjen e një mase kaq drastike sa ç’është ndalimi i plotë i gjuetisë,” përfundon ai.

Dy procese po kryhen paralelisht për draftin e legjislacionit që do të rregullojë gjuetinë dhe mbrojtjen e natyrës, por afatet e përfundimit të tyre mbeten të paqarta.

Etiketa: AdministrativeaktivistAktivistëAleksandër TrajçeBanorëBashkiaBashkia e PukësBIRNFondegjuetiIvana DervishiligjzbatueseLokaleMjedisitMoratoriumiParku Divjakë-KaravastapasojaPërmetPPNEAPukëQeveriaReformareforma territorialeSHshqipShqipëriShqipëriaTiranaZonat e Mbrojtura
Tjetri
‘ Korridori  blu’, qeveria do të garantojë borxhin e koncesionarit të rrugës Thumanë-Kashar

‘ Korridori blu’, qeveria do të garantojë borxhin e koncesionarit të rrugës Thumanë-Kashar

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.