AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova kërkon ‘ konsensus ’ për bisedime të reja me Serbinë

Die MorinangaDie Morina
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një mbledhje të qeverisë. Foto: Zyra e kryeministrit të Kosovës.

Pas nismës së qeverisë, kryetari i parlamentit bëri thirrje për një “ekip uniteti” që të përfaqësojë vendin në dialogun e udhëhequr nga BE-ja – por shumë deputetë s’janë aspak të bindur për këtë.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një mbledhje të qeverisë. Foto: Zyra e kryeministrit të Kosovës.

Në një letër të hapur të publikuar të hënën, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka prezantuar “platformën e tij konsensuale” për bisedimet e drejtuara nga BE-ja me Serbinë në Bruksel, pas propozimit të qeverisë për një “platformë shtetërore” në bisedime.

Veseli i bëri thirrje të gjitha partive në Kosovë të bashkohen pas një konsensusi politik mbi pesë problemet kryesore me të cilat përballet Kosova: dialogu me Serbinë; krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe; krijimi i një Ushtrie të Kosovës; një axhendë për integrimin europian dhe reformën zgjedhore.

“Bashkimi i qëndrimeve dhe pasja e një platforme të përbashkët shtetërore për këtë do të ishte një garanci për përfundimin më të mirë të procesit të dialogut me Serbinë,” shkruhet në letrën dërguar partive.

“Për të arritur një qëllim të tillë, nevojitet krijimi i një ekipi të përbashkët të udhëhequr nga presidenti i Kosovës,” përfshirë liderët politikë dhe ata institucionalë, si edhe personalitete kyçe nga shoqëria civile, vazhdon ajo.

Platforma shtetërore e propozuar nga qeveria gjithashtu thotë se “Kuvendi konfirmon se presidenti dhe delegacioni i Kosovës, i cili do të krijohet në koordinim me të gjithë spektrin politik, janë të autorizuar të zhvillojnë negociata për të arritur një marrëveshje të detyrueshme në nivel ndërkombëtar”.

Kjo marrëveshje më pas duhet të jetë kuadri nëpërmjet të cilit duhet të ndodhë njohja e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë.

Platforma shtetërore e propozuar nga qeveria duhet të votohet në parlament.

Megjithatë, konsensusi për këtë nuk është i sigurt. Partia opozitare Vetëvendosja, e cila kundërshton mënyrën se si Kosova ka trajtuar deri më tani me dialogun me Serbinë, tha se e sheh nismën e Veselit si të dëmshme për Kosovën dhe si një favor për presidentin Hashim Thaçi.

“Letra synon të krijojë një ekip uniteti për një president polemik siç është Thaçi. Kjo është e gabuar dhe e dëmshme për Kosovën,” tha zëdhënësja e Vetëvendosjes Tinka Kurti për BIRN të hënën.

Kurti shtoi se Vetëvendosja është e qartë që nuk do t’i japë një përparësi të tillë dialogut me Serbinë apo kërkesave të Serbisë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Të enjten, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, këmbënguli se dialogu nuk mund të vazhdohej në mënyrë kuptimplotë pa vlerësuar arritjet e tij midis vitit 2011 dhe 2017.

Ai shtoi gjithashtu se një konsensus kombëtar mund të formohej vetëm nëse parlamenti aprovon mandatin e ekipit dhe me miratimin e marrëveshjes përfundimtare në një referendum.

Një deputetet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK, Vjosa Osmani, tha për BIRN se platforma e propozuar nga qeveria ishte një gabim sepse, sipas saj, asambleja nuk ka ndonjë mekanizëm për të mbikëqyrur punën e presidentit.

Platforma thotë se presidenti është i detyruar t’i raportojë rregullisht asamblesë për procesin e dialogut.

Por, sipas Osmanit, “Nuk mendoj se do të votohet. Opozita tani duhet të jetë e mirëorganizuar dhe nuk ka asnjë arsye pse ta ndihmojë qeverinë t’i shpëtojë përgjegjësisë, duke e lënë një çështje kaq të rëndësishme në duart e një personi që s’i raporton kurrë deputetëve,” tha Osmani, duke iu referuar Thaçit.

Etiketa: Albin KurtiBEBIRNbisedimeBrukseldeputetHaradinajHashim Thaçikadri veseliKosovaKosovëKuvendiLDKmarrëveshjeMbledhjenegociataOpozitaparlamentPartiapresidentPunëQeveriaRamush HaradinajReferendumTinka KurtiVjosaVjosa Osmani
Tjetri

AKEP nxjerr të parregullta paketat 28 ditore të Vodafone dhe Telekom Albania

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.